• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bloomberg: Marco Rubio merr rol kyç në menaxhimin e Venezuelës pas arrestimit të Maduros

20:15 : 04/01/2026
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po shfaqet si figura qendrore në menaxhimin e situatës në Venezuelë pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Sipas një artikulli të Bloomberg, Rubio ndodhet në qendër të zhvillimeve, ndërsa Uashingtoni përballet me sfidën e hartimit të një strategjie për një vend pa udhëheqje politike dhe pa një plan zyrtar tranzicioni.

Ndërkohë, Washington Post, në një shkrim me titullin “Rubio në rolin më kërkues deri më sot: Regjent i Venezuelës”, thekson se shefi i diplomacisë amerikane ka pasur një rol vendimtar në planifikimin e rrëzimit të Maduro-s dhe se presidenti Donald Trump po mbështetet tek ai për të ndihmuar në “administrimin” e Venezuelës, menaxhimin e rezervave të saj të naftës dhe nisjen e një qeverie të re.

Bloomberg raporton se Trump po i beson Rubios koordinimin politik dhe diplomatik të lëvizjeve amerikane në një moment tejet kompleks. Në tryezë janë çështje të ndjeshme si stabilizimi i vendit, administrimi i burimeve energjetike, regjimi i sanksioneve dhe mundësia e zhvillimit të zgjedhjeve, në një Venezuelë që mbetet thellësisht e përçarë politikisht.

Megjithatë, vetë Rubio deklaroi të dielën se SHBA nuk synojnë të marrin një rol të përditshëm në qeverisjen e Venezuelës, përtej zbatimit të asaj që ai e quajti “karantinë nafte”. Këto deklarata erdhën një ditë pasi Trump kishte pohuar se SHBA do ta “administrojnë” përkohësisht vendin pas largimit të Maduro-s.

Lexo edhe:

Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, ekspertët paralajmërojnë për numër të lartë viktimash

Presidenti brazilian sulmon Marco Rubion: Është një armik i përbetuar i Amerikës Latine

Rubio u përpoq të zbusë shqetësimet për një përfshirje afatgjatë amerikane, duke sqaruar se Uashingtoni do të vazhdojë të ushtrojë presion kryesisht përmes sanksioneve energjetike, të cilat i konsideron si mjetin kryesor të ndikimit për të nxitur ndryshime politike në Venezuelë.

Sipas të njëjtit raport, Rubio ka pasur një rol vendimtar në planin që çoi në arrestimin e Maduro-s, një zhvillim që lidhet me qëndrimin e tij të ashpër prej vitesh ndaj regjimit venezuelian. Sekretari amerikan i Shtetit ka mbështetur hapur ndryshimin e udhëheqjes në Venezuelë për më shumë se një dekadë dhe e konsideron Amerikën Latine si një rajon me rëndësi të veçantë strategjike për SHBA-në.

Njohja e gjuhës spanjolle, kontaktet e ngushta me opozitën venezueliane dhe marrëdhëniet me liderë të rajonit e bëjnë Rubion një figurë kyçe në hartimin e politikës amerikane ndaj Venezuelës. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e emërimit të një të dërguari special me kohë të plotë, pasi vëllimi i vendimeve dhe përgjegjësive shihet si tepër i madh për t’u mbuluar nga një zyrtar i vetëm.

Nga ana e tij, Trump shmangu dhënien e përgjigjeve të qarta mbi mënyrën se si do të zhvillohet qeverisja e Venezuelës, duke deklaruar se situata do të menaxhohet “për një periudhë kohe” nga figura të administratës së tij. Ai përmendi gjithashtu kontaktet e para të Rubios me zëvendëspresidenten venezueliane Delcy Rodríguez, e cila ka hedhur poshtë publikisht çdo skenar ndikimi amerikan.

Në SHBA, zhvillimet kanë hapur një debat të ri politik. Senatorë demokratë akuzojnë Rubion se ka minimizuar natyrën e operacionit përballë Kongresit, ndërsa ai këmbëngul se bëhet fjalë për një veprim të zbatimit të ligjit dhe jo për një operacion ushtarak. Kjo qasje, megjithatë, po vihet në dyshim nga analistë dhe ekspertë të sigurisë.

 

Etiketa: Marco Rubiovenezuela

Lajme të lidhura

BOTA

Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, ekspertët paralajmërojnë për numër të lartë viktimash

11:46 : 25/06/2026
BOTA

Presidenti brazilian sulmon Marco Rubion: Është një armik i përbetuar i Amerikës Latine

10:54 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat SHBA-Iran/ Rubio tregon prapaskenat: Mund të ketë lajme të mira brenda orësh

12:29 : 24/05/2026
AKTUALITET

SHBA bllokon vizat për të afërmit dhe anëtarët e kartelit “Sinaloa”

15:46 : 21/04/2026
BOTA

Alarm në Washington! Dronë misteriozë mbi bazën ku jetojnë Rubio dhe Hegseth

17:28 : 19/03/2026
BOTA

India negocion me SHBA për naftën venezueliane, kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga Rusia

09:03 : 21/02/2026
Para

Kapet me mbi 100 kg drogë të destinuar për shitje, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet