• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani në prag të humnerës? Çfarë dihet deri më tani për protestat masive me disa të vdekur

Në Iran po përshkallëzohen protestat kundër krizës ekonomike dhe politike në vend. Demonstruesit kërkojnë ndryshimin e qeverisë. Gjatë përplasjeve me forcat e rendit ka pasur disa të vdekur.

19:39 : 03/01/2026
në BOTA

Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran.

Gjatë konfrontimeve ndërmjet demonstruesve dhe forcave të rendit në perëndim të Iranit, sipas të dhënave të mediave iraniane, deri të enjten (01.01.2026) kanë humbur jetën gjashtë vetë.

Protestat filluan të dielën, por fillimisht ato patën një rrjedhë paqësore. Prej ditësh në Iran mijëra vetë protestojnë kundër rënies dramatike të kursit të monedhës kombëtare dhe krizës ekonomike në përmasa historike. Ajo që nisi si grevë e tregtarëve, gjithnjë e më shumë po kthehet në një indinjatë politike, që kulmon deri në thirrjen “vdekje diktatorit”. Prej kohësh protestat nga Teherani janë përhapur edhe në qytete të tjera si Isfahan, Mashhad e më tej.

A është rënia aktuale e kursit të monedhës kombëtare një krizë inflacioni?

Rreth 1,45 millionë rial duhet të paguajnë aktualisht iranianët për një dollar amerikan. Përpara një viti kursi i këmbimit ishte rreth 820.000. Një iranian me të ardhura mesatare për një pagë mujore pune me orar të plotë merr në rial rreth 100 dollarë amerikan. Pasoja: Rroga mujore konsumohet që me blerjen e ushqimeve bazë.

Lexo edhe:

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

Në një vend të varur prej importit si Irani një shok i tillë inflacioni shakton menjëherë destabilizim social. Avokatja e të drejtave të njeriut Gissou Nia nga Think Tank Atlantic Council ndonëse konsideron si shkas të protestave zhvleftësimin e monedhës, mendon se nuk është ky thelbi i protestave: “Ngjashëm si në protestat që nga dhjetori 2017 merret shpesh shkas nga gjendja ekonomike. Por nëse dëgjon parrullat dhe sheh përmasat e protestatve, kupton se ato kanë të bëjnë me pakënaqësinë e thellë me regjimin në Iran dhe dëshirën që ky regjim të largohet.” Kolapsin ekonomik me sa duket shumë iranianë nuk e shohin më si një të krizë të korrigjueshme, por më tepër si një dështim sistemik të regjimit përreth udhëheqësit të moshuar revolucionar Ali Khamenei.

Çfarë i dallon këto protesta nga ato të mëparshmet?

Protestat në fund të 2025-ës pasohen nga një cikël protestash të mëparshme. Ashtu si edhe në vitet 2017/2019 bëhet fjalë për indinjatë sociale, përvoja me dhunën ekstreme (si më 2019) dhe kritikë kulturore ndaj sistemit (si më 2022). Ky intensitet e rrit rrezen dhe aftësinë e rezistencës së lëvizjes.

Ekspertja e Iranit Nia në bisedë për DW i referohet radikalizimit dhe vazhdimësisë së parrullave: “Dëgjon shprehje të tilla si ‘Zan, Zendegi, Azadi’ pra grua, jetë, liri – duke iu referuar protestave të vitit 2022. Por dëgjon edhe thirrje ‚vdekje diktatorit‘. Regjimi duhet të largohet.”

Kërkesat ndaj udhëheqjes për reforma pothuajse janë shuar, tani vet sistemi është objektivi. Lëvizja i rikthehet një repertori të përbashkët, që lidh breza të ndryshëm politik.

Çfarë roli luan pazari?

Fakti që protestat filluan në pazar shënon kthesë historike. Për dekada pazari ka qenë arteria ekonomike dhe spiranca politike e stabilitetit të sistemit. Ai konsiderohet si sistem paralajmërues politik dhe si një multiplikator i mundshëm i protestave. Edhe Revolucioni Islamik më 1979 ishte i lidhur ngushtë me një grevë të tregtarëve.

Grevat në pazar prekin jo vetëm furnizimin, por edhe palcën konservatore të republikës. Nia e quan atë “gjakun jetësor të tregjeve qendrore të Iranit. Pronarët e dyqaneve dhe të tjerë u mblodhën për të protestuar, sepse situata aktuale ekonomike nuk mund të durohet më.”

Çfarë hapësire veprimi ka presidenti i shtetit Peseschkian?

Faktikisht ka pak hapësirë politike veprimi për presidentin Massud Peseschkian për t’u bërë lëshime demonstrueve. Në një çast të rrallë sinqeriteti presidenti pranoi së fundi: “Nëse problemet nuk zgjidhen, ne nuk mund të qeverisim”. Kjo tingëllon si një deklaratë e falimentimit politik. Njoftimi i qeverisë, se do të ndryshojë kreun e deritanishëm të Bankës Qendrore, vështirë se mund t’i qetësojë demonstruesit.

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2026 parashikon rritje taksash me 62 përqind në kushtet e një inflacioni prej 50 përqind. Nga protestuesit në rrugë një gjë e tillë perceptohet si plaçkitje. Reagimet e opinionit publik lenë të kuptohet, se iranianët nuk bëjnë më dallimin ndërmjet “reformatorëve” dhe “përfaqësuesve të vijës së ashpër”, por kanë humbur besimin tek e gjithë klasa politike.

Sa fort e prek kriza popullsinë?

Kriza ekonomike prej kohësh është kthyer edhe në një krizë sociale dhe infrastrukturore. Kursimet janë devalvuar, ushqimet dhe medikamentet nuk mund të blihen – ose nuk gjenden dhe po shtohen mungesat e ujit dhe të energjisë. Të prekur nuk janë më vetëm grupet e margjinalizuara, por një pjesë e madhe e shtresës së mesme qytetare.

“Realiteti është, që njerëzit nuk janë më në gjendje të përballojnë blerjen e ushqimeve. Shumë gjëra ato nuk mund t’i paguajnë”, analizon Gissou Nia në intervistë për DW. Në qytete prej kohësh uji ndërpritet rregullisht. Ky zhvillim mund të nxisë më lehtë mobilizimin politik. Kush nuk ka më se çfarë të humbasë materialisht, është i gatshëm të përballet me rrezikun e dhunës shtetërore.

Përse kritika drejtohet kundër politikës së jashtme?

Prej dekadash republika islamike investon miliarda në “aksin e saj të rezistencës”, që synon të sigurojë luajalitetin ndaj saj të milicëve në Liban, Jemen dhe Gazë. Protestat tani po drejtohen eksplicit kundër kësaj politike të ndërhyrjes rajonale. Me këtë po thyhet një tabu ideologjike. Gissou Nia: “Dëgjohet refuzimi i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Pra thirrja: As Gaza dhe as Libani – jeta ime për Iranin.”

Nga ky nacionalizim i protestës duket, se luajaliteti nuk argumentohet më me religjonin apo raportin ndërkombëtar, por me shtetin social. Çdo dollar, që shkon në duart e Hisbollahut ose të Hamasit, percpetohet si vjedhje ndaj popullit në vend.

Si mund t’i ndalojë regjimi protestat?

Udhëheqja politike në Teheran dërgon sinjale qetësimi, ndërkohë që forcat e rendit kanë filluar t’i shtypin me dhunë protestat. Krahasuar me valët e mëparshme të protestave regjimi po përpiqet ta frikësojë lëvizjen qysh në fillim në mënyrë të dhunshme. Kjo mund të jetë një shenjë e nervozitetit të madh. Gissou Nia: “Ne shohim videot online, që tregojnë, se si forcat e rendit përdorin gazin lotësjellës. Ne shohim edhe, që po qëllohet ndaj demonstruesve paqësorë.”

Për regjimin iranian situata është deikate: Sa më herët shteti të përdorë dhunën, aq më qartë ai sinjalizon dobësinë e vet. Ndërkohë që rutina e njohur e represionit nuk ka më efekt frikësues, por u konfirmon shumë demonstruesve, që regjimi nuk mund të ofrojë më zgjidhje politike.

Çfarë roli luajnë shërbimet e huaja sekrete?

Regjimi iranian protestat e së kaluarës automatikisht i ka shpjeguar me ndërhyrjet e shërbimeve sekrete nga jashtë. Në shënjestër kanë qenë kryesisht shërbimet nga SHBA dhe Izraeli si armiku kryesor, të cilit regjimi i Iranit ia mohon ekzistencën.

Pasi shërbimi sekret izraelit Mossad publikisht bëri thirrje për mbështetjen e protestave, mediet iraniane dhe organet e sigurisë po përhapin sërish narrativën e një “destabilizimi të komanduar”. Por as shpejtësia dhe as shtrirja sociale e mobilizimit nuk mund të komandohen nga jashtë. Narrativa duke iu referuar “komploteve të huaja” për shumë iranianë konfirmon jo forcën, por largimin e udhëheqjes nga realiteti./ DW

Etiketa: Iranpershkallezimeprotesta masiveviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

15:37 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

22:29 : 01/06/2026
BOTA

Kallas thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

20:19 : 01/06/2026
BOTA

Irani pezullon të gjitha bisedimet me SHBA-të

16:24 : 01/06/2026
Para

Arrestimi i Maduros/ PE: Ditët në vijim do të jenë kritike

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom