Dy banesa janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Elbasan, ndërkohë tymi ka mbuluar zonën përreth.
Mësohet se një nga banesat ishte e pabanuar. Zjarri ka nisur në shtëpinë tjetër ku banon një person.
Sakaq, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.
Mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri vazhdon.














