• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jahti 1 mln € në emër të juristes/ Tentativat e Ermal Beqirit për ti shpëtuar SPAK-ut

13:45 : 26/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK) në lidhje me dosjen e abuzimeve me tenderat e AKSHI-t, kanë zbuluar disa asete luksoze në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri.

Sipas raportimeve të bëra publike këtë të premte, bëhet fjalë për një jaht luksoz i zbuluar nga kontrollet e BKH-së, i cili rezulton të jetë të pronësi të Beqirit.

Mjeti lundrues “Pretador 50 sky fall”, me vlerë rreth 950 mijë dollarë, pavarësisht se është në pronësi të Beqirit, rezulton i regjistruar në emër të një shtetaseje të quajtur Xhenila Tamizi, juriste e kompanisë “Soft & Solution”.

Xhenila Tamizi & Ermal Beqiri

Të dhënat që nxorrën ‘bllof” Beqirin

Sipas verifikimeve të kryera nga, SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjetra në muaj, një shifër tepër e ulët kraharuar me vlerën e jahtit. Pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi edhe disa pasuri të tjera, ku përpos jahtit ka edhe disa apartamente në emër të saj.

Lexo edhe:

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

Ndërkohë nga verifikimet e kryera në sistemin e targave dhe automjeteve në emër të Xhenila Tamizit, deri në vitin 2021 nuk rezultonte i rregjistruar asnjë mjet lundrues dhe asnjë mjet transporti tjetër.

Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon Ermal Beqiri

Kush është Xhenila Tamizi dhe aktiviteti i kompanisë “Soft & Solution”

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista punë dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bëra në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kane deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pasi një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Ndërkohë, punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave të konstatuara, të cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve të shoqërisë “EA Solution” sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k., madje në emër të saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”, thuhet në dosjen hetimore.

Gjithashtu thuhet se SPAK dyshon se shoqëria “EA Solution” është themeluar fiktivisht, me qëllim kalimin e pagesave të përfituara nga shoqëria “Soft & Solution” drejt shtetasit Ergys Agasi.

“Nga tërësia e shpjegimeve të dhëna nga punonjësit e shoqërisë “EA Solution”, arsyeshëm krijohet bindja se kjo shoqëri ekziston në mënyrë krejtësisht fiktive dhe se nuk ka realizuar asnjë punë apo shërbim konkret, por se në realitet, të gjitha punët dhe/apo shërbimet e kryera prej saj, janë kryer nga punonjës të shoqërisë “Soft&Solution”. Në këtë kontekst, edhe faturimet e shoqërive të tjera dhe/apo blerja e shërbimeve nga palë të treta, nga shoqëria “EA Solutions” sh.p.k., dyshohet se janë fiktive”, theksohet ne dosje.

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë.

Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.

AKSHI u godit pak ditë më parë nga SPAK, ku thuhej se “shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (përfshirë Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri), kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave”.

LEXO EDHE:

AKSHI, Agjencia Kap, Sh…, Ik…!

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Etiketa: akshiErmal Beqirijaht luksozspakxhenila tamizi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
Para

Acari ‘mbërthen’ Shqipërinë për festat e fundvitit, bien temperaturat

TË GJITHA

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş