• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan mln € dhe s’paguajnë punëtorët

21:02 : 18/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes kompanitë nënkontraktore që kanë punuar në fushën naftë mbajtëse Patos – Marinzë, e dhënë me koncesion firmës “Bankers”, të cilat pasi xhiruan dhjetëra miliona euro, tashmë kanë filluar të largohen, duke lënë në mëshirë të fatit punëtorët.

Këto firma kanë shfaqur probleme në pagesat, nuk u paguajnë statusin apo suplementin që u takon punonjësve me ligj.

Këto firma justifikohen se s’kanë dijeni nëse duhet t’u paguajnë statusin apo suplementin, ndërkohë që edhe institucionet shtetërore Inspektoriatet e Punës apo Sigurimet Shoqërore, as nuk i kontrollojnë. Këto janë një rrjet firmash të lidhura me koncesionarin, “Bankers”, të cilat kanë filluar të shfaqin probleme, menjëherë pas hetimeve të SPAK-ut.

Ndërprerja e rubinetit nga firma mëmë ka sjellë gjithë këto probleme, teksa punëtorët u futën në një grevë disa muaj më parë. Kërkesat e tyre ishin të thjeshta, trajtim sa më dinjitoz në punë, pagë më e mirë, pagesa e suplementit dhe statusit.

“Kanë krijuar një grup të madh nënkontraktorësh. U rrisin pagat punëtorëve të huaj dhe shqiptarët i paguajnë me çikërrima. Ne kërkojmë trajtim të barabartë”, thanë punëtorët, gjatë kohës që ishin në grevë.

Lexo edhe:

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

Greva përfundoi disa muaj më parë, por jo problemet! Në redaksinë e Fiks Fare është ankuar një 35 vjeçar, i cili ka punuar 10 vite në një kompani në naftë “Weatherford” ltd.

“Unë bëja një punë te sonda, te puset. Merrej me shërbime te puset. Ishte nënkontraktore dhe merrej me koncesionarët. Firma kishte pronar të huaj. Administrator ka qenë një italian. Unë kam punuar nga 2014 deri në 2024. Këta kanë lënë pa paguar statusin. Në bazë të ligjeve duhet t’a kishin paguar”, pohon qytetari.

Ai shton se ka pyetur administratorët e firmës dhe ata i kanë thënë që “nuk dimë se ku t’a paguajmë”. “Statusi është 5 % të pagës, 2 duhet t’i paguaj punëmarrësi (punëtori) dhe 3 % duhet ti paguajë punëdhënësi (firma). Ne s’jemi lajmëruar asnjëherë që duhet t’i paguajmë, as nga institucionet shtetërore” shton punëtori.

Ai thotë se çuditet me faktin se ai problem s’është vetëm te ai, por problemi ka ndodhur në të gjithë fushën. Asnjë se paguan!

Fiks Fare ka mësuar se statusin dhe suplementin s’e paguan as firma e madhe koncesionare. “I jam drejtuar Sigurimeve Shoqërore, dhe më thanë se patjetër që duhet t’i paguajë statusin. Deri tani s’i ka paguar.

Nëse paguhet statusi, del pension më i lartë. Punon në vend tjetër dhe merr atë statusin 15 vjet të naftës dhe del edhe më shpejt në pension. Nëse një individ në punë tjetër del 65 vjeç, ai del 60 vjeç. Pensioni del më i lartë dhe përfiton edhe vitet” vijon punëtori.

Fiksi e pyeti nëse firma është apo jo aktive, teksa përgjigjet se aktualisht i kanë mbyllur zyrat që kanë pasur në Fier. “Firma është aktive vetëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me letra. Por s’i kryen më shërbimet në terren.

Ne kemi punuar në vendburimin Patos – Marinzë, te koncesionari, firma ‘Bankers’. Firma që ai ishte i punësuar  ‘Weatherford’ ltd ishte nënkontraktor. Shkëputja e kontratës nga koncesionari te nënkontraktori solli këto probleme dhe pothuajse të gjithë punonjësit janë larguar nga puna” përfundon qytetari.

Pas ankesës, qytetari shkon te Sigurimet Shoqërore në Fier për të pyetur nëse firma e ka paguar apo jo statusin.

Punonjësi kontrollon në sistem dhe i thotë “jo, s’e kanë paguar”. Qytetari e pyet nëse s’e kanë paguar për të, apo për të gjithë punonjësit. Ai i thotë se “për të gjithë, asnjë s’ka paguar”.

Fiks Fare ka mësuar se, krahas kësaj firme, probleme ka shfaqur një tjetër kompani “Petro Solution”. Punëtorët e kësaj firme s’kanë marrë pagat e muajit nëntor. Janë sërish firma që të ardhurat e vetme i kanë nga “Bankers”, të cilat janë paguar rregullisht dhe në vlera që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove.

“Janë këto firma që kanë zhvatur te ‘Bankers’. E mori një kinez para 3 vitesh dhe bënte punime po te kinezët. Kanë qenë të njëjtë”, pohon punonjësi.

Mësohet se, firma merret me aktivitete gjeologjike, teknologji e pasurimit të prodhimit, prerje dhe shpim në sektorin e naftës. Kompania ka qenë prej disa vitesh në Shqipëri, e themeluar nga Ramil Kimurov, një 30 vjeçar nga Kazakistani.

Më pas ky person, në muajin shkurt të vitit 2023, ia shet kompaninë një firme nga Kina, me një vlerë prej 100 mijë eurosh. Në dokumentet e QKB-së rezulton se firma në fjalë, pas ndryshimit të pronarëve, ka xhiruar miliona euro dhe fitime qindra mijëra të tjera.

Gazetarët bisedojnë me Dritan Shahun, kryetar i Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur. Ai thotë se në dijeninë e tyre disa nga këto firma koncesionare që kanë marrë vendburimet e naftës nuk e zbatojnë fare ligjin e statusit. “Këto kompani nuk paguajnë pagesën në shtet që bëhen për përfitime për shkak të profesionit edhe pagesën që bëhet për suplementarin se janë dy pagesa të ndryshme që bëhen.

Nuk paguhet pagesa 5 % për afekt statusi, e cila ndahet në 3 % që duhet t’a paguajë punëdhënëse dhe 2 % punëmarrësi, gjithashtu edhe suplementari që ndahet në 2.5 % të pagës punëdhënësi dhe 2.5 % të pagës nga punëmarrësi” pohon ai.

Më tej pohon se, Sindikata i ka bërë disa kërkesa Sigurimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit të Punës, apo edhe vetë kompanive. “Inspektoriati duhet të bëjë kontroll.

Ne kemi bërë këto tubimet e grevës për disa ditë me radhë dhe një nga problemet ka qenë dhe statusi, Inspektoriati duhet të bëjë detyrën e vetë. Të bëjë konstatime dhe të tregojë që statusi nuk paguhet dhe duhet pagur sipas ligjit. Nuk zbatohet ligji” thotë ai.

Në fund thotë se “kompanitë kanë thënë që nuk gjejmë përshtatje te ligji, por nuk është e vërtetë se ka kompani që e paguajnë”. Sipas tij, ka kompani dhe private dhe shtetërore që e paguajnë, siç janë “Albpetrol” apo kompania tjetër “Ani Oil” që ka filluar tani së fundmi duke e paguar.

/Emisioni Fiks Fare

Etiketa: abuzimeBankersminiera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investigimi/ Dosja e zezë e Nadir Çaushollit në Kosovë, shkelje pa fund në farmacitë “CFO Green”

10:17 : 06/07/2026
AKTUALITET

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

16:23 : 19/06/2026
AKTUALITET

Ish-Administratori / Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

09:40 : 16/05/2026
AKTUALITET

Nga Dako, Koka, Berberi e Sterilizimi, “show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake

10:10 : 19/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
AKTUALITET

“Prokuroria i ka duart e lidhura”, Lala: Ç’po ndodh me hetimet e Bankers

21:20 : 06/04/2026
Para

Mbledhja në Këshillin e Mandateve, SPAK kërkon seancë të mbyllur për imunitetin e Ballukut

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş