• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

Presidenti Zelenski nuk këmbëngul më për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe kërkon një armëpushim përgjatë frontit. Megjithatë, Kremlini nuk tërhiqet dhe nuk pret "gjëra të mira" nga takimi në Berlin.

08:36 : 15/12/2025
në BOTA

Bisedime të reja për një plan paqeje për Ukrainën po zhvillohen aktualisht në Berlin. Presidenti ukrainas Zelenski, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhe përfaqësues të tjerë nga të dyja palët u takuan që dje në mesditë (14.12.) në Zyrën Kancelarore.Kancelari gjerman Friedrich Merz i përshëndeti pjesëmarrësit, por më pas u tërhoq nga negociatat në dhomën e vogël të kabinetit në Zyrën Kancelarore, sipas informacioneve që përputhen. Takimin në Berlin po e moderon këshilltari për politikën e sigurisë i Kancelarit Merz, Günter Sautter.

Të dyja palët përfunduan të dielën bisedimet pas pesë orësh negociatash, por “kanë rënë dakord të vazhdojnë nesër,” tha këshilltari i Zelenskit, Dmytro Lytvyn. Të hënën (15.12.), Merzi do të takohet përsëri me Zelenskin dhe me udhëheqës të tjerë shtetërorë dhe qeveritarë evropianë.

Volodymyr Zelenski (i dyti nga e djathta), President i Ukrainës, përshëndet Kancelarin Friedrich Merz ( djathtas) dhe Të Dërguarin Special Steve Witkoff (i dyti nga e majta) në fillim të takimit në Zyrën Kancelerore. Merz pas Zelenskit, Zelenski i jep doren Wittkoffit.
Volodymyr Zelenski, President i Ukrainës, përshëndet Kancelarin Friedrich Merz dhe Të Dërguarin Special Steve Witkoff (i dyti nga e majta) në fillim të takimit në Zyrën Kancelerore.Fotografi: Guido Bergmann/Bundesregierung/dpa/picture alliance

Pak para fillimit të bisedimeve, u bë e qartë se pozicionet mbeten shumë larg. Ndërsa pala ukrainase tregoi gatishmëri për kompromis në disa pika dhe kërkoi të njëjtën gjë nga Rusia, kjo e fundit nuk tregon shenja tërheqjeje.

Para takimit, Zelenski deklaroi se vendi i tij nuk këmbëngul më për anëtarësimin në NATO. Zelenski u tha gazetarëve se dëshira e Ukrainës nuk kishte mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të aleancës. Megjithatë, do të ishte një kompromis nëse, në vend të anëtarësimit, BE-ja dhe SHBA do të ofronin garanci të ngjashme sigurie për vendin e tij, shtoi Zelenski.

Lexo edhe:

Bytyçi: Pjesëmarrja e Ramës në samitin e NATO-s, dështim diplomatik për Shqipërinë

Atletet e bardha dhe fytyra si shollë opigash

Qëllimi i anëtarësimit në NATO është aktualisht i përfshirë në kushtetutën ukrainase. Megjithatë, një nga kërkesat kryesore të Rusisë është që Ukraina të mos pranohet në aleancë.

“Parandalimi i një pushtimi tjetër rus”

Anëtarësimi në NATO ka qenë gjithmonë dëshira e Ukrainës, sepse do të siguronte një “garanci të vërtetë sigurie”, vazhdoi Zelenski. Megjithatë, garancitë dypalëshe të sigurisë janë gjithashtu një mënyrë për të “parandaluar një pushtim tjetër rus”.

Ky hap shënon një kthesë të rëndësishme për Ukrainën, e cila prej vitesh ka luftuar për anëtarësimin në aleancën ushtarake të NATO-s si mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka përfshirë këtë qëllim në Kushtetutën e saj. Rusia, nga ana e saj, gjithmonë ka kërkuar që anëtarësimi në NATO të përjashtohet për fqinjën e saj, e cila dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Tërheqja nga Donetsku e papranueshme për Zelenskin

Një tjetër kërkesë ruse mbetet e papranueshme për Zelenskin: tërheqja e trupave ukrainase nga territoret ukrainase në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut që Rusia nuk i ka pushtuar. Zelenski tha se një armëpushim përgjatë vijës aktuale të frontit do të ishte i drejtë, ndërsa kërkesa ruse është e padrejtë.

Kancelari Friedrich Merz ( në qendër) mirëpret Volodymyr Zelenski, Presidentin e Ukrainës, para bisedimeve për Ukrainën në Zyren Kancelarore (foto pas kangjellave sapo Zelenski zbret nga vetura)
Kancelari Friedrich Merz ( në qendër) mirëpret Volodymyr Zelenski, Presidentin e Ukrainës, para bisedimeve për Ukrainën në Zyren Kancelarore. Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Armëpushimi si bazë për diplomacinë

“Opsioni më i drejtë i mundshëm është të qëndrojmë aty ku jemi,” tha Zelenski, duke shtuar: “Është një armëpushim: palët mbeten në pozicionet e tyre dhe pastaj përpiqen të zgjidhin të gjitha problemet e përbashkëta përmes diplomacisë.” Presidenti ukrainas shtoi: “E di që Rusia nuk e mirëpret këtë, dhe do të doja që amerikanët të na mbështesnin në këtë çështje.”

Administrata amerikane nën presidentin Donald Trump ka ushtruar sërish presion mbi Ukrainën për të pranuar një marrëveshje paqeje. Trump beson se Ukraina, e cila varet nga mbështetja perëndimore, është në disavantazh ushtarak përballë Rusisë.

Rusia e palëkundur në  kërkesat territoriale

Përfaqësuesit rusë shuan pritshmëritë përpara bisedimeve të Berlinit dhe ripohuan pozicionet e njohura të Rusisë. “Zor se mund të dalë diçka e mirë” nga konsultimet në Berlin, i tha këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, televizionit shtetëror rus. Kontributet e evropianëve dhe Ukrainës në planin e paqes së presidentit amerikan Trump “me shumë gjasa nuk do të jenë konstruktive”. Në të njëjtën kohë, ai lavdëroi palën amerikane për kuptimin e pozicionit rus.

Ushakovi bëri të qartë se Putini nuk dëshiron të heqë dorë nga kërkesat territoriale. Rusia refuzon çdo ndryshim në pikat që lidhen me çështjet territoriale, tha ai në intervistën e regjistruar të premten./DW

Etiketa: natoZelensky

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bytyçi: Pjesëmarrja e Ramës në samitin e NATO-s, dështim diplomatik për Shqipërinë

17:54 : 12/07/2026
AKTUALITET

Atletet e bardha dhe fytyra si shollë opigash

20:23 : 10/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

Mbyllet Samiti i NATO-s, Trump ndryshon qëndrim për aleatët në minutën e fundit

09:29 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Uniteti i jashtëzakonshëm” i NATO-s dhe mesazhet kryesore nga samiti në Turqi

22:42 : 08/07/2026
AKTUALITET

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

22:26 : 08/07/2026
Para

Lëkundje tërmeti në Kosovë, sa ishte magnituda

TË GJITHA

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş