• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, vendi më i pasigurt në Ballkan për përballimin e kostove shëndetësore

11:20 : 15/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Familjet në Shqipëri rezultojnë ndër më të goditurat financiarisht në Ballkan nga shpenzimet shëndetësore dhe frika për përballimin e kostove në rast sëmundjeje të rëndë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në sondazhin Securimeter 2025.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria shfaq një kombinim të pafavorshëm: shpenzime të larta nga xhepi, nivel të ngritur shqetësimi për shërbimet rutinë dhe një frikë ekstreme për kostot në rast sëmundjeje të rëndë apo aksidenti.

Shpenzimet nga xhepi mbeten të rënda për familjet shqiptare

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se vetëm 9 për qind e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë “më pak se 1 për qind” të të ardhurave për shëndetin, një nivel dukshëm më i ulët se në disa vende të tjera të Ballkanit.

Nga ana tjetër, 57 për qind e familjeve shpenzojnë “mes 1 për qind dhe 10 për qind” të të ardhurave për shëndetin, ndërsa 27 për qind deklarojnë se shpenzojnë “më shumë se 10 për qind”, një tregues i qartë i barrës së lartë financiare.

Lexo edhe:

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

Në krahasim, Bosnje dhe Herzegovina ka 19 për qind të familjeve që shpenzojnë “më pak se 1 për qind” dhe vetëm 20 për qind e familjeve shpenzojnë mbi 10 për qind për nevoja mjekësore.

Kosova ka 14 për qind të familjeve që shpenzojnë nën 1 për qind dhe 32 për qind të tyre që shpenzojnë mbi 10 për qind.

Maqedonia e Veriut raporton 12 për qind të familjeve me shpenzime nën 1 për qind dhe 24 për qind mbi 10 për qind, ndërsa Mali i Zi ka 11 për qind të familjeve që shpenzojnë nën 1 për qind dhe 26 për qind mbi 10 për qind. Ndërkohë në Serbi 14 për qind e familjeve shpenzojnë nën 1 për qind dhe 34 për qind mbi 10 për qind.

Mesatarja e Ballkanit Perëndimor është 13 për qind për familjet që shpenzojnë më pak se 1 për qind dhe 27 për qind për ato mbi 10 për qind, çka e vendos Shqipërinë nën mesatare për familjet me shpenzime minimale dhe në nivel të lartë për barrën reale financiare.

Më shumë shqetësim edhe për mjekun e familjes dhe për ilaçet

Anketa tregon se shqiptarët ndihen më të pasigurt edhe për shpenzimet e përditshme shëndetësore. Në vitin 2025, 24 për qind e të anketuarve në Shqipëri deklarojnë se janë “shumë të shqetësuar” dhe 32 për qind “disi të shqetësuar” për pagesën e kujdesit rutinë dhe ilaçeve – gjithsej 56 për qind e popullsisë. Vetëm 7 për qind shprehen “aspak të shqetësuar” dhe 36 për qind “jo shumë të shqetësuar”.

Mesatarja e rajonit është më e ulët, me 54 për qind të shqetësuar, ndërsa diferenca bëhet edhe më e dukshme në vende si Mali i Zi, ku 22 për qind deklarojnë se “nuk janë aspak të shqetësuar”.

Për Shqipërinë, krahasimi me vitin 2024 tregon pothuajse të njëjtin nivel ankthi: 24 për qind ishin “shumë të shqetësuar”, 30 për qind “disi”, 37 për qind “pak” dhe 9 për qind “aspak të shqetësuar”, çka sugjeron se pasiguria financiare për shëndetin është bërë një gjendje e qëndrueshme.

Frika për rastet e rënda: Shqipëria mbi të gjithë rajonin

Kontrasti më i fortë shfaqet në pyetjen për përballimin e kostove në rast sëmundjeje të rëndë apo aksidenti. Në 2025, 63 për qind e shqiptarëve janë “shumë të shqetësuar” dhe 25 për qind “disi të shqetësuar”, pra 88 për qind shprehin frikë të drejtpërdrejtë nga pamundësia për të përballuar shpenzimet.

Mesatarja e rajonit është ndjeshëm më poshtë, me 77 për qind të shqetësuar. Në vendet e tjera, përqindja e “shumë të shqetësuarve” është dukshëm më e ulët: Mali i Zi (49 për qind), Serbia (45 për qind), Maqedonia e Veriut (38 për qind), Bosnje dhe Herzegovina (34 për qind) dhe Kosova (27 për qind).

Të dhënat e vitit 2024 për Shqipërinë (64 për qind “shumë” dhe 22 për qind “disi”) tregojnë se ky nivel alarmi është praktikisht i pandryshuar, duke e bërë frikën nga kostot shëndetësore një nga shqetësimet kryesore sociale./ekofin.al

Etiketa: ballkankosto shendetesoresemundjeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

22:42 : 10/07/2026
AKTUALITET

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

11:21 : 08/07/2026
AKTUALITET

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

14:35 : 07/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

14:52 : 06/07/2026
AKTUALITET

Raporti i OKB-së: Shqipëria, ndër vendet kryesore të tranzitit të heroinës dhe kokainës (Hartat)

08:18 : 06/07/2026
Para

'Kam taku djalin e deputetit...'/ Rexhep Rraja drejtuesi i një prej grupeve, zbardhen bisedat në Sky ECC: Ku është ai ku*va

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş