• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në kërkim nga Turqia/ Veysel Sahin me shtetësi shqiptare, bossi i “call centera”-ve që synon bastet online

18:38 : 15/12/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Shqipëria, ky vend i vogël sa një qytet në Itali apo Turqi, është kthyer në parajsën “offshore” për shumë individë me të kaluar kriminale nga shumë vende të botës. Indianë, koreanë, kinezë, turq, italianë, grekë, izraelitë, etj, etj., kanë gjetur parajsën fiskalë në vendin tonë. Afërsia me Europën, klima apo lidhja e vetë shtetit me grupet kriminale, ka sjellë këtë klimë, ku çdo individ, pavarësisht lidhjeve apo të kaluarës së tij, arrin të pastrojë në mënyrën më të mirë paratë e aktiviteteve të paligjshme.

Ndërtimi, bastet, call centerat, agjencinë, transporti, automjetet e shumë biznese të tjera, çdo ditë po kalojnë në duart e këtyre njerëzve, duke e bërë të papërballueshme koston e jetesës për shumë shqiptarë, aq sa fshatra, qyteza apo edhe qytetet të mesme të boshatisen, duke sjellë një emigrim të madh. Në vend të shqiptarëve, kanë ardhur të huajt, ku krahas klasës punëtore, kanë ardhur edhe njerëz të akuzuar në vendet e tyre për mashtrime apo vepra të tjera të rënda.

Fillimisht në Shqipëri investuan bosët e mafies italiane, më pas disa indianë, grekë apo edhe nga vendet e Amerikës Latine. Gjithkush prej tyre ka parë sesi biznesi dhe politika iu krijonin kushtet e nevojshme për të pastruar paratë. Nëse dikur, paratë e drogës pastroheshin në vendet afrikane apo edhe në ishujt që njihen si parajsa fiskale, tashmë mund t’a bësh fare lehtë në Shqipëri. Ministra, deputetë apo edhe drejtorë apo sekretarë në ministrira, janë bërë “sekserët” që këta individë t’a kenë parajsën në Shqipëri.

Madje, edhe mbrojtje të rreptë policore, ku efektivë të forcave speciale apo gardistë të trajnuar për të mbrojtur personalitetet, vihen në shërbim të tyre. Ata strehohen në vila apo apartamente luksoze, teksa më pas krijojnë me shpejtësi kompani apo edhe marrin pjesë në transaksione për të sjellë paratë në Shqipëri.

Një nga emrat që i ka të gjitha privilegjet e lartpërmendura është padyshim Veysel Sahin, një shtetas turk i akuzuar, arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar në vendlindje për mashtrime me shuma të mëdha. Tashmë “Veseli” është bërë shqiptar, punon dhe jeton në Shqipëri. Paratë që ka fituar në aktivitetet e paligjshme në Turqi, apo edhe në disa vende të tjera, po i pastron lehtësisht në Shqipëri.

Lexo edhe:

Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep përgjigjen përfundimtare

Zyrtare/ I dha fund aventurës me Leccen, Ylber Ramadani prezantohet në Turqi

Madje, ai shihet shumë shpesh në kazinotë luksoze në Shqipëri, ku xhiron miliona euro. “Dora” e tij është tepër e lartë, teksa edhe menaxherët e këtyre kazinove, e kanë cilësuar si më “VIP”-in në Shqipëri. Në një natë, ai mund të harxhojë qindra mijëra euro, për të mos thënë miliona euro. Paratë i ka “kesh”, nga të ardhurat nga një mori kompanish guackë që ka krijuar në Shqipëri.

Mashtrimet e nisura në vendlindje, Turqi, “Veseli” i ka transferuar në Shqipëri, teksa ka arritur që të ketë edhe një “urë” lidhëse mes politikanëve turq dhe atyre shqiptarë. Nëpërmjet lidhjeve që ka krijuar, normalisht me pagesa miliona euro nëndorë, turku jeton dhe punon i lirë, duke kënaqur këdo që e mbron dhe i jep mundësinë që të shtojë pasurinë.

VoxNews ka mësuar se turku ka gjetur në Shqipëri një parajsë të madhe, duke u marrë me të njëjta aktivitete. Ai ka nga pas një grup të fuqishëm politik dhe ekonomik, që i mbrojnë shpatullat nga hetimet apo kontrollet shtetërore.

Redaksia jonë ka mësuar se, krahas basteve, Veysel Sahin, ka ngritur një “perandori” në biznesin fitimprurës të Call Centerave.

“Me këto lidhje, politikë dhe biznes, ai ka arritur të hapë në afërsi të ish-zonës së Zogut të Zi në Tiranë një call center. Merret me mashtrime në mbarë botën, bursa e aktivitete të tjera të paligjshme. Nuk i ka në emrin e vetë” tha një burim për VoxNews, në kushte anonimati.

Në pritje të licencës për bastet online, turku i është futur me “kokë” mashtrimeve me call centera apo edhe me mashtrime online.

“Nga këto call centera, ai merr të dhënat e shtetasve nga Europa, apo edhe nga Shqipëria, dhe më pas nis mashtrimet me bursat. Është një aktivitet i paligjshëm dhe askush nuk vepron. Ka krijuar edhe gjoja karta bankare online, por pa pasur një licencë nga Banka e Shqipërisë. Të gjitha mashtrime dhe askush nuk vepron” pohojnë të njëjta burime.

Vox News ka mësuar se turku po synon edhe një llokmë të madhe; licencën për baste online. Një ligj i miratuar në fund të vitit 2023, i cili ka hyrë në fuqi në muajin prill 2024 dhe kur jemi në fund të vitit 2025, ende s’është implementuar. Arsyeja është se, lobimet e fuqishme nga të gjitha anët, sidomos nga bota e krimit, kanë sjellë bllokimin e emërimit të anëtarëve të komisionit ndërministror.

Politikanët e fuqishëm që qëndrojnë pas këtyre biçim biznesmenëve, ndër të cilët edhe “Veseli”, po lobojnë shumë fort që të fusin në ato komisione njerëzit e tyre. Deri më tani ka pasur një bllokadë nga disa ministra apo drejtorë, të cilët nga frika e SPAK-ut nuk po veprojnë. Aq më tepër që deri më tani s’është dhënë “urdhri nga lart” se kush do t’i marrë, pavarësisht se janë disa emra në tavolinë.

Në atë tavolinë janë plot 10 licenca, ku gjysma duket se është e paracaktuar për aktorët që janë aktualisht në treg dhe kanë kazino fizike, ndërkohë që gjysma po lobon fort, ose më saktë është hapur një ankand. Deri më tani, turku është në krye me ofertën në këtë ankand, i cili ka futur për lobim grupe të mëdha interesa. Synimi është që anëtarët e komisionit të jetë sponsorizime të botës së krimit, pasi biznesi dhe fitimet e pritshme nga bastet online, do të jetë një mundësi e artë për fitim dhe pastrim parash.

Vox News ka mësuar se Veysel Sahin ka futur në “lojë” kompani guacka që veprojnë në Qipron Turke. Objekti i kompanive është i njëjtë me atë që ai vetë u hetua dhe u dënua në vendin e origjinës. Por, ka ndryshuar “pronarët” dhe “administratorët” me letra të këtyre kompanive, duke futur edhe emra anglezë apo europianë, për t’a bërë sa më të besueshëm për qeverinë shqiptare.

Sipas mediave turke, në vitin 2017 u ndërmor një aksion në Turqi dhe Qipron Veriore, duke vënë në pranga 17 persona. Në pranga ra edhe “Veseli”, i cili akuzohej për baste të paligjshme në Stamboll, Izmir dhe Bodrum. Sahini u akuzua si kreu i kësaj organizate, që bastet e paligjshme i realizonte online. Ka dyshime se grupi ka pastruar paratë në ndërtim dhe resorte, duke investuar dhjetëra miliona euro të ardhura nga bastet, teksa ka pasur dyshime se “Veseli” ka pastruar edhe para nga trafiku i drogës.

Ai u dënua dhe qëndroi disa kohë pas hekurave në Turqi, teksa pas lirimit “parajsën” e ka gjetur në Shqipëri. Veysel Sahin ka hyrë në vendin tonë përmes kompanive guackë, në bashkëpunim me biznesmenë dhe persona të tretë, shtetas shqiptarë./VoxNews

Etiketa: baste onlineCall CenteraTurqiVeysel Sahin

Lajme të lidhura

SPORT

Broja si dëshirë e vjetër e gjigantëve të Turqisë, trajneri jep përgjigjen përfundimtare

15:45 : 11/07/2026
SPORT

Zyrtare/ I dha fund aventurës me Leccen, Ylber Ramadani prezantohet në Turqi

15:12 : 08/07/2026
AKTUALITET

Publikohet FOTO familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:10 : 07/07/2026
AKTUALITET

Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi

15:43 : 07/07/2026
AKTUALITET

Baste të paligjshme dhe lojëra fati, AMP godet aktivitetin në Fushë-Krujë

14:10 : 07/07/2026
BOTA

Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO, a do të ketë sukses

08:41 : 07/07/2026
Para

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ervin Pollozhani

TË GJITHA

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş