• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza e fakteve/ Sa reale është lufta mes Ramës kundër SPAK dhe BKH

Kryeministri sulmoi djemtë me patllake të BKH, ai u ndesh në kushtetuese me ata që "u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti". Ai u alarmua nga kërkesa e Brahos për ngritjen e një skuadre që ti ekzekutojë vetë arrestimet. Por a mjafton kjo për të garantuar pavarësinë e SPAK?

18:56 : 15/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fundi i javës që sapo u mbyll krijoi një iluzion që jo domosdoshmërisht përputhet me realitetin. Atë të një përplasjeje tashmë edhe publike midis kryeministrit, në njërën anë dhe SPAK-ut dhe BKH-së në anën tjetër. Shkak për këtë është bërë një vizitë e hetuesve të BKH-së, të cilët, më 20 nëntor, pasi kishin shkuar në Ministrinë e infrastrukturës, për të kryer procedurat e pezullimit të Belinda Ballukut, iu drejtuan edhe kryeministrisë për të njëjtin qëllim.

Trokitja e tyre në selinë e kryeministrit që deri më tani ishte mbajtur sekret, u bë publike nga vetë Edi Rama, në podkastin e përjavshëm “FLASIM”, ku ai u ankua për disa “trimosha që nuk donin të linin patllaket jashtë”. Rama deklaroi se ata ishin përplasur me Gardën e Republikës, pasi refuzonin të hynin në ambientet e Kryeministrisë pa pistoletat e tyre. Rama i tha këto fjalë pasi u kujdes të përshëndesë Gjykatën Kushtetuese e cila shfuqizoi të premten vendimin për pezullimin e Ballukut.

Ishte e qartë se kryeministri fitoi në kushtetuese betejën e parë kundër SPAK dhe GJKKO, të cilëve sipas tij “…u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia”.

Që SPAK-u dukej se e kishte marrë për zemër këtë beteje kundër Ballukut e dëshmon edhe fakti i një dokumenti të pabërë publik më parë, që Lapsi.al ka arritur ta sigurojë. Ende pa u thirrur si palë në proces, në një tentativë për të ekuilibruar presionin që po bënte Edi Rama, Prokuroria e Posatshme i është drejtuar me një letër që mban firmën e Altin Dumanit, Gjykatës Kushtetuese. Në këtë dokument me 21 faqe, të datës 27 nëntor, SPAK-u pretendon se mbron interesin publik, se ka marrë masat më të lehta të mundshme ndaj zv/ kryeministres, se ato janë të lejueshme nga kushtetuta, se nuk përbëjnë konflikt kompetencash, etj (faksimilja poshtë).

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

Ashtu sikurse dihet kushtetuesja përkohësisht nuk i mori parasysh këto dhe votoi pro Ramës.

Pra ata të cilëve sipas Ramës “…u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia”, humbën dy beteja përballë pushtetit ekzekutiv: edhe u detyruan të dorëzojnë “patllaket” tek garda edhe nuk e ruajtën ndot pezullimin e Ballukut.

Përpos këtyre përplasjeve, një ditë më parë kish ndodhur edhe një tjetër: ajka e diplomatëve perendimorë, të akredituar në Tiranë, u tubuan sëbashku në selinë e KLP-së për të ruajtur nga ndikimi i pushtetit politik, zgjedhjen e Klodian Brahos, si pasardhës i Altin Dumanit, në krye të SPAK. Edhe kjo shfaqe krijoi aromën e daljes së ajkës së drejtësisë së re nga kontrolli i kryeministrit.

Madje, vëzhgues të vëmendshëm që lexojnë mesazhet që jepen nën rreshta, e kanë interpretuar shfrimin e Edi Ramës kundër “agjentëve me patllake”, të BKH-së si një kundërpërgjigje ndaj atyre që Klodian Braho tha kur kërkonte votat për tu zgjedhur. Shefi i ri i SPAK duke theksuar se institucioni i tij ishte kufizuar nga veprimet apo mosveprimet e policisë së shtetit, kërkoi “krijimin e një njësie taktike në mënyrë që, për çështje të caktuara, BKH ta realizojë vetë ekzekutimin e masave të sigurimit”. Pra, thënë shqip të një skuadre që të shkonte vetë për të arrestuar, në zyrat e politikanëve të lartë apo kthinat e banditëve, pa pasur nevojën që kjo të bëhet nga polica e kontrolluar prej qeverisë. Mesazhi kundër ‘trimave me patllake”, qe sinjali i Ramës që kjo s’do mund të lejohet kurrë.

Pra, po ti përmbledhim edhe luftën me deklarata edhe betejën në gjykatën kushtetuese edhe zgjedhjen e Brahos, po ashtu si dhe pretendimin e tij për ti kryer vetë këtej e tutje arrestimet, të krijohet përshtypja sikur Rama nga njëra anë dhe SPAK e BKH nga tjetra janë barikaduar në pozicione lufte me njëri-tjetrin.

Por ka të ngjarë që e gjitha kjo të jetë një iluzion. Praktika e deri tanishme ka treguar se “heronjtë e fëmijëve tanë” nuk kanë guxuar deri më sot, as ta marrin në pyetje Edi Ramën, për çështje flagrante si ajo McGonigal, inceneratorët, koncesionet në shëndetësi apo denoncimi kundër të vëllait. Ata kanë vepruar si prokurorë që kanë mbi kokë një tavan të çeliktë, të padepëtrueshëm. Edhe kur agjentët e BKH-së kanë vajtur në kryeministri, kanë dashur thjeshtë të zbatojnë masën e pezullimit të Ballukut.

Edhe “fitorja” e Klodian Brahos është ajo e një prokurori që me inceneratorin nuk ka shkuar dot më lart se Koka apo Bllako, ndërsa në të shkuarën nuk ka pasur guxim të hetojë dosjen e përgjimeve për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

Pra, deri tani edhe kur ka goditur brenda vathës së tij, SPAK duket se është kujdesur ta ruajë Edi Ramën. Prandaj është shpejt dhe e nxituar të flitet për “përleshje” mes tyre. I vetmi shpjegim, për përplasjet e tanishme mund të jetë ai se kryeministri që ndihet i sigurtë për fatin e tij, nuk e toleron dot as faktin se drejtësia mund të ndërmarrë veprime pa i marrë leje paraprakisht./Lapsi.al/

Etiketa: ballukuBKHEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
Para

"Shqiptarët në varfëri nga vjedhjet e qeverisë"/ Zhupa: Parlamenti miraton vetëm ligjet për oligarkët

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom