• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, rreziku publik i Shqipërisë

16:35 : 09/12/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Siguritë në Shqipëri kanë marrë tatëpjetën prej kohësh. Duke nisur me sigurinë juridike, ekonomike, ushqimore, të të bërit biznes, e mjaft të tjera, tashmë në duar të qaftëlargut.

Tre ditët në pritje të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e ankesës së qeverisë me 12 dhjetor nëse qëndron ligjërisht pezullimi nga posti i ministres Belinda Balluku, e kanë nxjerrë binarësh Edi Ramën.

Shoqata e gjyqtarëve e ka cilësuar presion mbi sistemin e drejtësisë, duke vënë në rrezik pavarësinë e këtij pushteti, përditshmërinë e qëndrimeve të kryeministrit. Në një njoftim të sajin, pas dendësisë së madhe disa herë brenda një dite të deklaratave të Ramës, mes të tjerash shoqata thekson se “ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore përbën formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit…”

Rrezik dhe presion. Marrja e pandehur e zëvendëses së kryeministrit, me dosje të cilat shtohen rreth procedimit penal të regjistruar në emër të saj, ka rritur alarmin e kreut të qeverisë. Ai e sheh se po shkon emri i tij, si pjesë e hetimit në këto çështje.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

Në përpjekjen për të fituar kohë për Ballukun, kanosjet i ka për të mbrojtur veten. Kërcënimet që Balluku i bën Ramës, detyrojnë këtë të fundit të transferojë presionin te gjyqtarët e prokurorët.

Zhvillimet në gjykatë e prokurori janë nxituar disi nga të pandehurit e arrestuar. Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, vartësi i ministres Belinda Balluku, si dhe personat e tjerë që janë marrë të pandehur për këtë çështje.

Berberi ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar është procedurë e posaçme gjyqësore penale, në të cilën nuk ka pretendime për pavlefshmëri të akteve të fazës së hetimeve paraprake, si dhe nuk ka pretendime për papërdorshmëri të provave.

Drejtori i rrugëve, duket se ka shërbyer me arkivin e tij të komunikimeve për të thelluar dijeninë e akuzës për sjelljen, veprimet, porositë të eprores së tij ministre, por edhe të kryeministrit Edi Rama.

Ndaj nakatosja e Ramës ka dalë livadhit. Zyrtari, mbiemri i të cilit përkon me qethjen, apo krasitjen e leshit të tepruar, duket si simbolikë, se diçka është pranuar, apo diçka është shkëmbyer në këtë përballje me drejtësinë.

Në alarm për sekretet penale të grumbulluara, Rama shfrenon kujdesin dhe u kthehet gjyqtarëve tre ditë para shkrehjes së vendimit kushtetues.

Ai shkon edhe më larg, duke i përmendur shoqatës kërkesën e tyre, që sipas tij është kërkesë për t’i rrëmbyer kompetencën qeverisë, pra zotërisë që ka në dorë pagat e fatet e tyre.

Më tej dalldis e shkruan se “Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.”

Dhe trimëron duke shtuar se ai nuk do të heshtë, por do të flasë. Në Amerikë, kur je në prag të marrjes i pandehur, të përmendin të drejtat, e të kujtojnë se çdo gjë që thua nga ai moment do të përdoret si deklarim në gjyq kundër subjektit përkatës.

Ai e di. Përveç pusetës së prodhuar nga dosja “Rama–Balluku”, miliarda euro tenderime e abuzime janë dosjet ndërkombëtare.

Është McGonigal, e Sinaloa, dosjet e karteleve të drogës, të cilat u kanë mbërritur autoriteteve në Tiranë, e nuk ka kthim pas.

Akoma përsërit refrenin kanosës se “është goditur nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore…”

Është lehtësisht e ditur. Edhe nëse Kushtetuesja anemike në mjaft raste do të lëkundet, e do të japë oksigjen për Ramën pas presioneve të të gjitha formave, ka diçka tjetër: Struktura e Posaçme dhe Gjykata e kanë gati kërkesën për heqje imuniteti dhe masë arresti për zëvendësen Balluku.

Kjo pritet edhe nëse Rama rrëzohet. Dhe jo vetëm. Të tjerë janë në radhë.

Ndaj kryengritja kundër drejtësisë e Ramës, beteja e fundit e humbur e tij, është rreziku më i madh publik që i kanoset vendit. Rrezik i eksportuar me pjesëmarrjen e tij edhe në BE e SHBA.

Etiketa: Basir Çollakubelinda ballukuEdi RamaGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
Para

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Durrës

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş