• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në rast konflikti Shqipëria shënjestër”, Self dhe Coffey: SHBA të angazhohet në Ballkan

11:57 : 03/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim.

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”.

“Marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë ta minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit“, tha Self.

Përkeqësimi i situatës në Bosnje e Hercegovinë ka çuar, sipas tij, në “rritje të madhe të përdorimit të kompetencave juridikisht të diskutueshme” të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

“Në rast konflikti, aleatët e NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – do të jenë drejtpërdrejt në shënjestër, gjë që mund të çojë në aktivizimin potencial të nenit 5 të Aleancës, tha Self, duke shtuar se aleatët e NATO-s në Ballkan duhet të ndërtojnë së bashku pengesë politike dhe ushtarake, por se Kosova do të jetë veçanërisht e ekspozuar për shkak se nuk është pjesë e aleancës perëndimore.

Kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, tha Self, duke nënvizuar se Kina po e përdor ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.”- tha ai.

Përveç kësaj, shtoi ai, “Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj keqdashës dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Rusia gjithashtu ndikon në rritjen e tensioneve në Bosnje, në Republikën Sërpska dhe në Serbi, duke vënë në pah se ish-presidenti i entitetit serb në Bosnje, Millorad Dodik, po vazhdon të përdorë kapitalin e tij politik për ta kontrolluar Republikën Sërpska dhe për të vepruar në interes të Rusisë duke kërcënuar me ndarjen e saj nga Bosnja”.

Luke Coffey, hulumtues në Qendrën për Evropën dhe Euroazinë në Institutin Hudson, tha se Rusia e sheh Ballkanin si zonë për shkaktim të destabilitetit dhe për përçarjen e aleancës transatlantike, ndërsa Serbia mbetet ndihmës i Rusisë dhe shërben si bazë kryesore ruse në rajon.

“Ndërsa Serbia herë pas here pretendon një qasje të balancuar të politikës së jashtme, realiteti është se Beogradi është i ankoruar thellë në orbitën ruse dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti”, tha Coffey.

Ai shtoi se Kremlini përdor Republikën Sërpska për të përhapur më tej paqëndrueshmëri, duke theksuar se Dodik, edhe pse është shkarkuar nga funksioni, mbetet me ndikim dhe vazhdon të avokojë për shkëputje, gjë që është mbështetur prej vitesh nga Rusia dhe Serbia. Ai gjithashtu kritikoi heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Coffey vlerësoi se Marrëveshja e Dejtonit është një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë dhe se zhbërja e saj do të krijonte paqëndrueshmëri të mëtejshme.

“Edhe pse SHBA nuk është vend ballkanik, ajo mund të jetë fuqi ballkanike, dhe presidenti Trump duhet të marrë hapa për të siguruar mbrojtjen e interesave kombëtare amerikane atje”, tha Coffey.

Etiketa: Keith SelfLuke CoffeySHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
Para

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş