• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkrepëse demokratike bullgare

14:50 : 02/12/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Mijëra qytetarë bullgarë në një protestë të madhe në mbarë vendin, për një Bullgari pa Mafia, nuk kursyen as shishe flakëhedhëse, as përballje fizike me policinë, në Sofie e disa qytete. Reagimi ka detyruar qeverinë të tërhiqet nga projketbuxheti, si dhe presidentin të kërkojë dorëheqje të qeverisë. Ulje taksash dhe luftë kundër korrupsionit, një vend pa mafia, ishin mjaftueshëm bindje për qytetarët, të turreshin e mbushnin sheshet. Protesta dhe përleshjet me trupat e rendit, djegie, zjarrvënie, bllokime portesh, rrugësh, për kohë të gjatë, kemi parë në të gjithë Evropën. Në Greqi fermerët kanë bllokuar autostradat duke lajmëruar bllokimin e të gjithë porteve. Zjarret në Paris për disa javë, kujtojmë jelekverdhët, apo në Berlin, Athinë, SHBA, janë modele fort demokratike, të paqortuara nga askush në kafene ambasadorësh, por të reflektuara në dëgjesë e hapje veshësh për qeveritarët, në një bindje e plotësime kërkesash me shpejtësi të barabartë me reagimet.

Po në Shqipëri?!

Krimi, bandat, vrasjet, pastrimi i parave, aksesi në institucione të të gjithë pushteteve i Mafias ndërkombëtare e vendase, e trafikantëve të drogës, është në nivele terroriste dhe Shqipëria ka një reagim anemik kundër tyre, sikur jemi selia e parajsës mbi dhe. Kemi të pandehur gjithë qeverinë, ku nuk mungojnë ministra të burgosur, të arratisur, në hetim, bashkiakë të tillë plot. Kemi zëvëndëskryeministren Belinda Balluku, të pandehur, për abuzime në qindramilionë euro, bashkë me kryeministrin frmëtar. Por rezistenca e kryeministrit për ta mbajtur me çdo kusht në zyrë, është shkërmoqja e antikorrupsionit, falë sekreteve dhe presionit. Ndërkohë profesoresha ish-diplomate, mikja e Ramës Federica Mogerini, rektore e Kolegjit edhe për kampusin e Tiranës, arrestohet në Bruksel për mashtrime në tendera e fonde publike në detyrën e saj. Atje për prangosje hajdutësh nuk presin leje nga Hëna apo Venezia. Kemi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të arrestuar, me 13 akuza për korrupsion, fshehje pasurie, e pastrim të produkteve të veprës penale familjarisht i hetuar. Kemi të huaj që vijnë e marrin dhjetëra milionë euro nga taksat tona, nuk ngulin asnjë lopatë në punë, e zhduken si turistë buxhetorë, duke na lënë puplat, e në bëjmë sehir. Kemi vëllanë e kryeministrit Olsi Rama akuzuar nga prokuroria e media evropianë e botërore si pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës “Xibraka” Kemi ministra të kësaj qeverie, të cilët fluturojnë me çarter privat për në “Aruba” për një samit kokaine, me hartën e Shqipërisë si plaçkë në tavolinë. Por sërish presim ta ndëshkojë këtë akt, apo ta ekranizojë Netflixi si gjetje kinemaje, e jo hetim apo përballje drejtësie. Shqiptarët, ata ende të paikur nëpër eksod, lexojmë të ngujuar nëpër qoshe banesash mesazhet e administratës amerikane, ku sanksionohet narkoqeveria e kryeministri Rama, pastaj prapë presim të zbarkojnë aleatët të përmbysin të jashtëligjshmit nëpër zyrat tona shtetërore. Shumë herë më kollaj. Ca shkrepëse demokratike bullgare, apo senegaleze, e veshët e zyrtarëve hapen sa një megafon, dhe demokracia dërgon haber se ende rron e merr frymë. Në të kundërt, me këtë kanibalizëm krim-pushtet, lini testamentet me trashëgimi preshi..

Lexo edhe:

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

Etiketa: Basir Çollakubullgarikrimimafiaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

19:42 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Fushatë kundër protestës”/ Berisha: Rama ka mobilizuar patronazhistët për sulme online

14:05 : 22/07/2026
AKTUALITET

Banorët e zonës Patos-Marinzë protestë te zyrat e “Bankers”: Duam qiranë e tokës, të respektohet kontrata!

11:33 : 22/07/2026
AKTUALITET

Si po tenton ta shuajë Rama protestën me tallje dhe teori konspirative

08:52 : 22/07/2026
AKTUALITET

Lufta për algoritmin/ Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

08:11 : 22/07/2026
Para

E rëndë në Elbasan/ 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

TË GJITHA

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026

Identifikohen dy viktimat e aksidentit te TEG-u /Emrat

20:39 : 22/07/2026

Digjen grumbujt me plehra në Fushë Krujë/ Sazan Guri: Qytetarët po thithin helm me 7 metale të rënda

20:35 : 22/07/2026

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët

20:25 : 22/07/2026

Kompensimi 10% i TVSH, aplikojnë mbi 1 mijë fermerë për 3,5 mln euro

20:11 : 22/07/2026

I moshuari nga protesta: Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament!

19:57 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet