• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rindërtimi minierë floriri për qeverinë”, Tabaku: 6 vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë

12:07 : 01/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një reagim në rrjetet sociale tha se programi i rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 është kthyer në një “minierë floriri” për qeverinë, ndërsa mijëra familje mbeten pa banesa të përfunduara.

Ajo akuzoi qeverinë se tenderimet u kryen pa fonde në buxhet, duke fshehur kostot reale dhe duke i rritur artificialisht. Si shembull, Tabaku përmendi një shkollë të ndërtuar me fonde të BE-së, që kushtoi rreth 600 mijë euro, ndërsa e njëjta shkollë e ndërtuar me buxhetin e shtetit kushtoi 2.2 milionë euro sipas Bashkisë Tiranë.

Deputetja shtoi se qeveria refuzoi të përdorte fondet më ekonomike dhe transparente të BE-së, duke zgjedhur eurobondet më të shtrenjta, që ngarkojnë shqiptarët me interesa të larta dhe borxh afatgjatë.

Postimi i Tabakut

Gjashtë vite më parë, vendi ynë u godit nga tragjedia e tërmetit që la pa strehë qindra familje dhe krijoi një traumë kolektive të pashlyeshme për të gjithë shqiptarët.

Lexo edhe:

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

Ajo që duhej të ishte një periudhë e përbashkët rimëkëmbjeje u kthye, për fat të keq, në një oportunitet abuzimi për qeverinë socialiste.

Ndërsa komuniteti ndërkombëtar u mobilizua me grante dhe kredi të buta, qeveria premtoi zgjidhje të shpejta dhe rindërtim brenda pak vitesh. Sot, bilanci është tronditës: kosto të fryra mbi 1.3 miliardë euro dhe mijëra familje ende pa një banesë të përfunduar.

Pse ndodhi kjo?

Sepse qeveria zgjodhi të thyente rregullin bazë të financave publike: u hodh në tenderime pa fonde në buxhet, duke fshehur kostot reale dhe duke i rritur ato artificialisht ditë pas dite. Rezultati ishte absurd:

– Një shkollë e ndërtuar me fondet e BE ka kushtuar rreth 600 mijë euro,

– Ndërsa e njëjta shkollë, e ndërtuar me buxhetin e shtetit, kushtonte 2.2 mln euro sipas Bashkisë Tiranë.

Rindërtimi u kthye në një minierë floriri për qeverinë, ndërsa familjet e prekura u lanë peng i premtimeve të pambajtura.

Për muaj me radhë, qeveria mohoi krizën në financat publike. Derisa u detyrua të pranojë atë që shqiptarët e ndjenë në përditshmëri: 1.3 miliardë euro barrë në buxhet për ndërtime ende të papërfunduara.

Vitet kalojnë, kostoja rritet, dhe mijëra njerëz mbeten ende të pastrehë — ndërsa premtimi i rindërtimit vazhdon të përdoret si refren elektoral i dështimit.

Përse qeveria preferoi të paguante me 1.3 miliardë euro taksat e shqiptarëve dhe jo me fondet e BE?

Për një arsye të thjeshtë: fondet e BE janë më ekonomike, më transparente dhe nuk lejojnë abuzime. Qeveria zgjodhi eurobondet më të shtrenjta, duke i ngarkuar shqiptarët me interesa të larta dhe borxh afatgjatë.

Gjashtë vite pas tragjedisë, e vërteta është e hidhur:

Shqiptarët janë edhe në borxh, edhe ende pa strehë. Tërmeti u kthye në një mundësi për të pasuruar pakicën në pushtet, ndërsa shumica e qytetarëve paguan faturën.

Etiketa: Jorida TabakuPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026
AKTUALITET

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026
AKTUALITET

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026
AKTUALITET

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
Para

“Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama keqpërdori opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026

Iu gjetën katër armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

09:42 : 16/07/2026

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

09:39 : 16/07/2026

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş