• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pezullimi i Ballukut, shpikje e padëgjuar ndonjëherë”, Rama “urdhër” Kushtetueses: Jepini drejtim

10:11 : 30/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama, në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, ka komentuar swrish vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar veprimin si “absurd” dhe “një precedent të paprecedent”.

Rama sulmoi hapur gjyqësorin, ndërkohë që shpesh ka deklaruar se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por mesa duket kur vjen puna tek zëvendësja e tij ndryshon puna. Ai theksoi se një prokuror dhe një gjykatës “u bënë bashkë” për të pezulluar një anëtare të kabinetit qeveritar, duke e cilësuar këtë si ndërhyrje politike dhe një rrezik për balancën e pushteteve.

Kryeministri kërkoi ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese (ose urdhëroi), duke e quajtur çështjen një “rrugë të pashkelur askund në Europë”.

Fjala e Ramës

Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar.

Lexo edhe:

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

Unë nuk dua të hyj në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky dhe pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim çështjes së kësaj rruge të pashkelur askund në Europë, po mesa jemi informuar deri tani, askund edhe në botë.

Por thashë të ndaj me ju sot se çfarë thonë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje. Qëndrimi i Venecias është në fakt shumë i prerë. Gjykatat NUK duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, sepse duke bërë këtë: Së pari, cënojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit, përgjegjës para Parlamentit dhe Kryeministrit, nëse gjykata e pezullon, ajo praktikisht: ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë Kryeministrit dhe Presidentit. Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

Së dyti, duke e bërë këtë, gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër “judicial overreach”, ose shqip, shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë i hap rrugë: presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional, manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale. Së treti, ministrat kanë funksione politike, jo administrative, dhe Venecia e ka thënë shumë herë:

Masat e pezullimit vlejnë për nëpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është “zyrtar administrativ”, por autoritet politik. Së fundi, pezullimi gjyqësor i ministrit është de facto presion për shkarkimin e tij, duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet krejt vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë. Dhe kjo është këmbë e krye jokushtetuese. Komisioni i Venecias e ka theksuar shprehimisht: “Një prej parimeve të demokracisë parlamentare është që qeveria mund të shkarkohet vetëm nga organet politike, jo nga organet gjyqësore.” Po Gjykata Europiane e Strasburgut çfarë thotë për këtë çështje? Kjo është interesante. Gjykata Europiane nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe prandaj nuk ka dhënë asnjëherë, asnjë vendim specifik ku të përmendet fjala “pezullim i ministrit nga gjykata”!

Pse? Sepse në asnjë shtet europian nuk ka ndodhur ndonjëherë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen bashkë, kokë më kokë në errësirë e të pezullojnë një ministër. Pra, edhe njëherë, kjo që kanë bërë në Shqipëri një prokuror e një gjykatës, duke pezulluar një anëtar të kabinetit qeveritar, është një tentativë e padëgjuar, një eksperiment i paparë, një ide e pazhvilluar asnjëherë më parë dhe mesa duket, një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësori, për të marrë kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit e të Parlamentit bashkë. Por ama ka disa parime shumë të qarta të Gjykatës Europiane që e ndalojnë parimësisht këtë aventurë antidemokratike: Së pari, Strasburgu thotë se masat e sigurisë nuk mund të përdoren:n për qëllime politike, jashtë proporcionalitetit, dhe për të ndikuar ekzekutivin. Pezullimi i një ministri nga detyra është minimalisht joproporcional dhe ndikon drejtpërdrejt ekzekutivin.

Së dyti, për Strasburgun ministrat janë shprehje e vullnetit demokratik: qeveria buron nga shumica parlamentare dhe Strasburgu ka shkruar se: Çdo masë që ndërpret apo cënon funksionimin të institucioneve të zgjedhura duhet të justifikohet me standardin më të lartë demokratik. Si përfundim, edhe sipas Venecias, edhe sipas Strasburgut: Gjyqësori NUK duhet të pezullojë ministra. Në standardet europiane—ku nuk besoj se ka mbetur ndonjë standard për ta shpikur Shqipëria—kjo është: joproporcionale në thelb, antidemokratike në frymë antikushtetuese në përmbajtje, nënshtrim i ekzekutivit, kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik, kundër ndarjes së pushteteve, kundër standardeve të Venecias, kundër jurisprudencës së Gjykatës Europiane të Strasburgut

E pra, përfundimisht: Pezullimi i një ministri është në vetvete absurd si koncept, sepse të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh thjesht një individ -një funksionar publik të cilitdo nivel – por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekskluzive vendimmarrëse në një a më shumë sektorë dhe kësisoj t’i pamundësosh ministrisë përkatëse të përfaqësohet në Këshillin e Ministrave e t’i propozojë qeverisë vendimet e përjavshme për ecurinë e sektorit. Kjo është një nonsens absolut. Prandaj ministri ose rri në detyrë, ose largohet nga detyra:  me dorëheqje, nga Kryeministri, apo in extremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit. Tjetër nuk ka. Prokuroritë e Gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrësesi këtë. Asnjëherë. Askund në Europë. E nëse Shqipëria do të hynte në analet e historisë së drejtësisë europiane me një shpikje të tillë, kjo do të ishte, largqoftë, një shfaqje ulëritës

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
Para

Lufta me Rusinë, Ukraina mbetet pa punëtorë

TË GJITHA

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş