• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kthejani pronarit ato 6 kile kokainë, mos u turpëroni

15:01 : 27/11/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Basir Çollaku 

Këto ditë një zyrtar policie, lexova tangent nëpër lajme të shumta, përcillte heroizmin se na janë kapur 6 kile kokainë në më shumë se dy vjet. Aferim, djem! Ju paskan dhënë leje grupet për këtë statistikë për medalje. Kjo ofertë sigurie e rendit, luftë antitrafik e të tjera medalje të rreme, peshon në kurriz të një të vërtete me tjetër ulërimë në shifra, të dhëna, raporte e sekuestrime matanë ujit. DEA prej afro tre vjetësh ka hapur zyrë në Tiranë. Kjo pas asaj çfarë ata dinë më saktësisht se kushdo në planet, se çfarë bëjnë bandat shqiptare të krimit të organizuar. DIA, në raportet e shumta e të shpeshta këta muajt e fundit, me raportime edhe në Senatin italian, ofron tjetër hartë telashesh alarmante. Mafia shqiptare, e dyta pas Ndranghetës, me një fuqizim si nënkontraktore e saj, është furnizuese e shpërndarëse me fuqi të ndjeshme në treg. Hesapet sjellin miliarda euro, kur qarkullojnë tonelata kokainë. Mos ndalojmë te heroina dhe hashashi, pasi lumenjtë e tyre janë në arkivën e tyre, me eksporte befasuese në Evropë.

Në Amerikën Latine, në Kolumbi, Ekuador, Venezuelë, Brazil e Bolivi, grupet shqiptare janë kthyer në një fuqi të dukshme narkotike. Po sipas antimafias italiane, ku Nicola Gratteri, prokurori i Napolit, pohon se Shqipëria “narkoshtet” nuk është ekzagjerim, raportet e Drejtorisë së Shërbimeve Inteligjente dhe Antidrogës shkojnë më larg. Në masën 35 përqind ndikon krimi shqiptar në ekonominë dhe sigurinë e kontinentit. Gjermanët e provuan dështimin e luftës antidrogë në Shqipëri, me çështjen “Xibraka”, ku doli Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, si shofer i trafikantëve. Një organizatë tjetër me përmasa tej hamendësimit u mbrojt nga dekonspiruesit, oficerë policie, prokurorë e gjyqtarë brenda sistemit. Xibraka fitoi, shteti dështoi, SPAK-u po mendohet. Rrënjët, ndryshe nga ato të pemëve, shkojnë lart.

Belgjika po ndeshet me një eksport narko nga Shqipëria në shumë adresa, ku ministrat federalë erdhën në Tiranë të shqetësuar më seriozisht e më shumë se çdo rast paraardhës. Trafik kokaine në ngarkesa tonelatash, investime të produkteve të veprës në shtetin e origjinës dhe të kryerjes së trafikut. Prokurori federal belg, Julien Moinil, u bë shënjestër e një atentati të mbetur në tentativë, ku ofrohej një milion euro për ekzekutimin e tij. Njihen deklarimet e tij në procese gjyqësore, se të pandehur shqiptarë të botës së trafikut kanë investuar shuma kolosale në vendin e tyre dhe kjo akuzë shigjeton lidhjet me pushtetin e politikën në Tiranë. Autorët e dyshuar, ku ka 8 arrestime e shumë sekuestrime, janë shqipfolës.

Lexo edhe:

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

Ndaj drejtuesit të emisioneve investigative të Rai 3, Sigfrido Ranucci, ku një reportazh për krimin qeveritar narkotik shqiptar, përfshiu trafikantët shqiptarë në pistën e dyshimit e hetimit për autorë të vënies së eksplozivit makinës së tij. Artur Shehu, Edi Rama, Aruba, vëlla Olsi — një paragraf prodhues rreziku ekstrem. Një orë fati e ndau nga fataliteti gazetarin italian. Mafia shqiptare në porte e aeroporte të Evropës, sipas antimafias së vendit fqinj, ka marrë kontrollin e vendit të dytë pas Ndranghetës, ndërsa për Durrësin, mos dyshoni se ka kush këllqe t’ua marrë vendin e parë. Nga miliarda mesazhet e enkriptuara të Sky–Encro, në gjashtë vite, nga 2015 në 2021, shqipja si gjuhë komunikimi është thuajse gjuhë e parë në përdorimet e punëve të paligjshme të trafiqeve e veprave të rënda penale. Duke shtuar edhe rastet kur trafikantët shqiptarë flasin edhe në mjaft gjuhë të vendeve ku ushtrojnë aktivitetet e tyre.

Altin Dumani, kreu i Strukturës së Posaçme, në raportimet periodike në Kuvend, mes të tjerash ka pohuar se ka oficerë policie të rangjeve të larta, prokurorë e gjyqtarë, njerëz të drejtësisë në dosjet hetimore të prodhuara nga prurjet e partnerëve pas zbulimeve të Sky–Encro. Po sot, një operacion i Strukturës me Breshian, solli mes të tjerash edhe arrestin e një oficeri të antiterrorit, si përfshirje në këtë grup kriminal italo–shqiptar. Në sesionin e 80-vjetorit në OKB, ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, u shpreh për përballjet në vendin e saj me kartelet shqiptare, bashkë me ato meksikane “Sinaloa” dhe “Jalisco Nueva Generación”.

Pak ditë më parë administrata Trump sanksionoi Luftar Hysën dhe familjarë të tij si një lidhje e kartelit Sinaloa, pastruese e parave të tyre, me burimin trafikun e kokainës, si dhe aktivitete të tjera të rënda kriminale. Hysa ishte personi që u takua me KM Rama, u “këshillua” e më pas lejua të zgjeronte biznesin e lojërave të fatit e ndërtimit në Shqipëri, duke qenë gjithnjë në fazë hetimi për lidhjet me kartelin meksikan.

Djemtë e botës së trafikut, të quajtur ndryshe çunat e Londrës, Dubait, Roterdamit, Brukselit, Holandës e mjaft vendeve të tjera, janë kthyer në investitorë strategjikë, duke kaluar nga bekimet e zyrës së kryeministrit të vendit.

Në Katar dhe Emirate, Rama shkon më shpesh se në mbledhje qeverie, por nuk ka funshpinë të nënshkruajë një marrëveshje ekstradimi. Turret të shesë ndonjë tender, pronë apo investim, e përqindjet të kalojnë nëpër offshorë si lobingje. Amerikanët kanë shtuar marshin antitrafik, pasi Trump shpalli kartelet e drogës organizata terroriste. Dosja “narko-Rama” për ta është përtej kufirit të vendit. E hibridizuar me qindramilionë eurot e korrupsionit, ku ministrat janë thuajse të gjithë të pandehur, e kanë kthyer qeverinë në një adresë karteli. Ndërkohë Balluku është porta e re ku është hyrë në paradhomën e Ramës, portë nga e cila ai nuk do të dalë ndryshe, vetëm njëlloj si zëvendësja e tij.

Ndaj, udhëheqës komikë të policisë, ktheni te pronari ato 6 kile kokainë që ju kanë mbetur në dorë nga bamirësia e bandave, se po turpëroheni me kaq pak mall xhepi. Zëhmet e keni…!

Etiketa: Basir ÇollakuDEAdrogeNdranghetapolice

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

17:01 : 23/06/2026
AKTUALITET

‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

22:00 : 22/06/2026
BOTA

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

15:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

14:56 : 20/06/2026
Para

Albin Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026

TË GJITHA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş