• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Europol: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

10:03 : 21/11/2025
në BOTA, KRONIKE, Teknologji

Një fenomen jashtëzakonisht shqetësues po shfaqet përmes video-lojërave dhe celularëve, paralajmëron shefja e Europol-it, Catherine De Bolle, e cila thekson se rrjete kriminale po rekrutojnë dhe “po i shndërrojnë fëmijët në armë”.

Sipas saj, këto organizata përbëjnë sot kërcënimin më të madh të vetëm ndaj Bashkimit Europian, duke destabilizuar shoqëritë përmes synimit ndaj më të pambrojturve, fëmijëve.

“Instrumentalizimi i fëmijëve nga organizatat kriminale është ajo që po ndodh aktualisht në territorin europian”, deklaroi ajo në një intervistë të përbashkët për Politico dhe Welt. “Fëmijët i përdorin për të torturuar ose për të vrarë. Nuk flasim më për vjedhje të vogla, por për krime të rënda.”

Ajo përmendi si “rastin më të tmerrshëm” një djalë të mitur të cilit iu dha urdhër të vriste motrën e tij më të vogël, urdhër që fatkeqësisht u ekzekutua.

Lexo edhe:

“S’i dolën hesapet”, Katerina dhe Arnoldi përplasen publikisht: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

De Bolle nuk përjashton mundësinë që fëmijët dhe adoleshentët të përdoren madje edhe nga shtete armiqësore si “spiunë” pa dijeninë e tyre, për të regjistruar komunikime rreth godinave qeveritare.

Si drejtuesja e agjencisë që koordinon informacionet dhe mbështet policitë kombëtare, ajo përshkruan një tablo kërcënimesh hibride në rritje dhe të një kriminaliteti të organizuar që përshtatet vazhdimisht.

Shefja e Europol paralajmëron gjithashtu për ndikimin e inteligjencës artificiale, shpërthimin e mashtrimeve online, si dhe metoda të reja për trafikimin e drogës, përfshirë përdorimin e “narko-nëndetëseve” gjysmë të zhytura, që nisen nga Amerika e Jugut drejt brigjeve të Atlantikut Verior, ku ngarkesa merret nga skafe të shpejta.

Rekrutimi përmes video-lojërave

Sipas Europol, kriminelët kontaktojnë fillimisht fëmijët përmes lojërave online me funksion bisede. Procesi nis me biseda të pafajshme për kafshët shtëpiake apo familjen, por më pas komunikimi zhvendoset në chat privat, ku kërkohen të dhëna personale të ndjeshme, si adresat e fëmijëve. Më tej, të miturit mund të detyrohen ose të blihen për të kryer dhunë, madje tortura, vetëdëmtim, vrasje apo edhe vetëvrasje.

Europol ka dokumentuar 105 raste ku të miturit kanë marrë pjesë në akte të dhunshme “me porosi”, përfshirë 10 kontrata vrasjeje. Shumë tentativa dështojnë për shkak të papërvojës së fëmijëve, por pasojat janë serioze.

De Bolle përshkruan edhe raste ku kriminelët vrasin kafshën shtëpiake të fëmijës për ta kërcënuar: “Ne e dimë shumë mirë ku jeton, kush je; do të bindesh dhe nëse nuk bindesh, do shkojmë edhe më larg, deri në vrasjen e nënës apo babait tënd.”

Rekrutimi nuk prek vetëm fëmijët e cenueshëm. Në shënjestër bien edhe adoleshentë pa probleme të dukshme, madje edhe ata që “thjesht duan një palë atlete të shtrenjta”. Në disa raste, të rinjtë përdoren nga institucione shtetërore për operacione hibride, duke mbledhur zëra dhe biseda rreth ndërtesave me rëndësi shtetërore.

Sapo policia arrin të identifikojë një fëmijë, rrjetet kriminale e braktisin menjëherë dhe kalojnë te viktima tjetër. “Prindërit fajësojnë veten. Nuk e kuptojnë se si është e mundur”, thekson De Bolle, duke shtuar se problemi thellohet nga fakti që prindërit shpesh nuk kanë qasje të plotë në aktivitetin online të fëmijëve, ndërsa përpiqen të ruajnë privatësinë e tyre. “Si prind, duhet të flasësh me ta për rreziqet e internetit.”

Drogat dhe inteligjenca artificiale

Në fushën e trafikimit të drogës, organizatat po shmangin portet e Europës Veriore, duke përdorur mjete gjysmë të zhytura që transportojnë kokainë deri në Portugali, ku ngarkesa merret me skafe. Sipas De Bolle, Europa është tashmë “e përmbytur nga droga”, por fitimet më të mëdha për rrjetet kriminale sot vijnë nga mashtrimet online.

“Inteligjenca artificiale shumëfishon krimin”, thekson ajo. “Mashtrimet elektronike janë rritur ndjeshëm, dhe email-et e phishing nuk dallohen më gjuha është perfekte.”

Njëkohësisht, po rritet edhe “romance fraud”, me përdorues që kërkojnë lidhje romantike dhe përfundojnë viktima të mashtrimit. Deepfake-t dhe sistemet automatike të imitimit të zërit e vështirësojnë punën e autoriteteve, që hasin vështirësi të dallojnë çfarë është e vërtetë.

De Bolle ngul këmbë që shërbimet e sigurisë të kenë mundësi, me urdhër gjykate, të aksesojnë mesazhet e enkriptuara për të çmontuar rrjetet kriminale. “Kur një gjyqtar vendos se duhet të kemi akses në të dhënat, ofruesit online duhet të detyrohen ta ofrojnë atë akses”, thotë ajo. “Përndryshe, do të jemi të verbër dhe të paaftë për të bërë punën tonë.”

Me rrjetet kriminale që po “industrializojnë” rekrutimin e fëmijëve, De Bolle paralajmëron: “Kjo lidhet me të ardhmen e Bashkimit Europian. Nëse i humbasim këta fëmijë, humbasim gjithçka.”

Etiketa: Europolfëmijërrjete kriminalevideo lojera

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“S’i dolën hesapet”, Katerina dhe Arnoldi përplasen publikisht: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN

17:59 : 25/06/2026
BOTA

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

15:20 : 23/06/2026
AKTUALITET

Anatomia e një lindjeje të munguar, pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

08:42 : 20/06/2026
AKTUALITET

Makina përplas për vdekje fëmijën në rrugën Korçë-Ersekë

17:11 : 12/06/2026
AKTUALITET

Lapaj thirrje shqiptarëve: Merrni fëmijët dhe dilni në protestë për të ardhmen e tyre

19:27 : 09/06/2026
RAJONI

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro

17:28 : 09/06/2026
Para

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët - EMRAT

TË GJITHA

 Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla

21:07 : 25/06/2026

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

20:59 : 25/06/2026

Shkon në 188 numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

20:52 : 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet