• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Janë propozime që do të kërkonin lëshime të mëdha nga Ukraina: Presidenti i SHBA-së Trump dëshiron t’i japë fund luftës me një plan prej 28 pikash. Zbulohen detaje të dokumentit të mëparshëm sekret.

11:10 : 21/11/2025
në BOTA

Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, e cila vazhduar për tre vjet e gjysmë.

Portali amerikan i lajmeve Axios publikoi detaje, ashtu edhe agjencitë e lajmeve AP dhe AFP shkruajnë se e kanë parë dokumentin. Parlamentari ukrainas Oleksiy Honcharenko, anëtar i partisë opozitare Solidariteti Europian, gjithashtu e postoi planin në internet nëpërmjet Telegramit. Ja një përmbledhje e propozimeve:

Siguria ukrainase dhe evropiane

Konfirmohet sovraniteti i Ukrainës.  Rusia, Ukraina dhe Evropa deklarojnë se konfliktet e 30 viteve të fundit kanë mbaruar dhe bien dakord të mos sulmojnë njëra-tjetrën. Rusia dhe SHBA-të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore.

Lexo edhe:

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Ukraina me kushtetutë heq dorë nga anëtarësimi në NATO. NATO zotohet të mos e anëtarësojë asnjëherë Ukrainën dhe të mos stacionojë trupa në Ukrainë. Avionët luftarakë evropianë do të jenë të vendosur në Poloni. Rusia do të marrë detyrim ligjor të heqë dorë nga sulmet e agresionit kundër Evropës dhe Ukrainës.

Kijyv 2025 | Bisedime mes presidentit Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
Sipas planit, Ukraina me kushtetutë heq dorë nga anëtarësimi në NATO.Fotografi: Ukrainian Presidential Press Service/AFP

Ukraina nuk do të ketë armë bërthamore. Ajo do të marrë – megjithëse nuk specifikohet më tej në tekst – “garanci të besueshme sigurie” nga SHBA-të, të cilat nga ana tjetër do të kompensohen për ofrimin e këtyre garancive. Nëse Ukraina sulmon Rusinë, këto garanci do të anulohen. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, sanksionet do të rivendosen dhe Moska do të humbasë të gjitha privilegjet sipas marrëveshjes së paqes. Madhësia e ushtrisë ukrainase do të kufizohet në 600,000 trupa. Ukrainës do t’i lejohet t’i bashkohet BE-së.

Një grup pune amerikano-rus për çështjet e sigurisë do të monitorojë marrëveshjen. Një “Këshill Paqeje” i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Trump do të garantojë respektimin e marrëveshjes.

Donjeck 2024. Ushtarë ukrainas në Donjeck duke u përgatitur,
Sipas planit, Krimeja dhe territoret e pushtuara ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut njihen de facto si territor ruse. Fotografi: Roman Chop/AP Photo/picture alliance

Çështjet Territoriale

Krimeja dhe territoret e pushtuara ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut njihen de facto si territor rus. Ushtria ukrainase tërhiqet nga pjesët e Donjeckut që ende i kontrollon; këto zona do të konsiderohen një zonë tampon e demilitarizuar dhe do të njihen si territor rus. Në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit, vija aktuale e frontit vendoset si vijë ndarëse.

Ushtria ruse tërhiqet nga urat që aktualisht i mban të zëna në rajonet Kharkiv dhe Sumy. Rusia heq dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm territorial. Çështjet territoriale do duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore; përndryshe, të gjitha garancitë e sigurisë janë të pavlefshme. Centrali bërthamor i Zaporizhjas do të vendoset nën juridiksionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe energjia elektrike që prodhon do të ndahet në mënyrë të barabartë midis Ukrainës dhe Rusisë./DW

Etiketa: lufteSHBAUkraine

Lajme të lidhura

RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
BOTA

SHBA-ja kryen edhe një valë tjetër sulmesh kundër Iranit

08:58 : 13/07/2026
Para

Rrugë të bllokuara, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Bashkinë Devoll/ Zonat problematike

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş