• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dalin nga qelia 2 personat e arrestuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec

09:51 : 18/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas 15 muaj qëndrimi në ambjentet e paraburgimit të Drenovës, Gjykata e Korçës, vendosi tre ditë më parë të zbusë masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve, Leonidha Guçe dhe Denis Meçe, të cilët akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me dashje” ndaj Eglantin Progës.

Ngjarja ndodhi në 13 Gusht 2024 në qytetin e Pogradecit, ndërsa tashmë dy personat kryesorë të këtij krimi, kanë përfituar daljen nga burgu për shkak të parashkrimit të afateve të qëndrimit në paraburgim.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, ditën e shtunë Gjykata e Korçës, vendosi të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” për dy personat e mësipërm, pasi afatet e paraburgimit të tyre në burgun e Drenovës kishin mbaruar.

Aktualisht prokuroria e Korçës që po kryen hetime, po pret të njihet me konkluzjonin e aktin të ekspertimit të DVR-së, ku disa prej pamjeve filmike janë fshirë dhe ende nuk janë rikuperuar.

Kjo çështje fillimisht shkoi në gjyq me disa të pandehur përfshirë dhe Leonidha Guçen, Denis Meçen, por pas dëshmisë së këtij të fundit në ambjentet e prokurorisë Korçë, çështja u rikthye sërisht për rihetim, duke kryer disa verifikime të tjera, mes të cilave dhe një kërkesë për ekspertim të DVR-së në një laborator kompjuterik në Itali.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Pogradec

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, çoi në arrestimin dhe të 2 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Fillimisht në pranga ranë dhe më pas u liruan nga gjykata personat si Voltan Shkulaku, Arjan Manellari, të cilët sipas akuzës nuk kanë treguar detajet e konfliktit dhe goditjes me grusht që i bëri Denis Meçe, Eglantin Progës.

Për më tepër hetimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe kanë nxjerrë të dhëna të tjera se 2 personat janë përfshirë në fshirjen e pamjeve filmike të lokalit ku ndodhi ngjarje, duke sjellë pengimin e hetimeve.

Fshirja e pamjeve filmike nga DVR-të e dy lokaleve ku ka qëndruar viktima para se të vritej, është kryer në mënyrë të qëllimshme.

Disa nga pamjet filmike janë rikuperuar vetëm pasi Prokuroria dhe Policia e Korçës, kontraktuan një ekspertët privat, i cili përmes programeve ka mundur të rikuperojë pamjet filmike të fshira.

Për hetimin e këtij rasti kaq kompleks dhe që tronditi opinionin publik policia dhe prokuroria e Korçës, kërkuan ndihmën dhe të laboratorit kibernetik në SPAK, por kjo prokurori refuzoi të japë asistencën teknike.

Sipas një ekspertize të mjekësisë-ligjore, vdekja e Eglantin Progës, në mesin e muajit Gusht në Pogradec, ka ardhur si pasojë e hemorragjisë në cipën e trurit dhe hemorragjisë në indin trunor.

Ky është konkluzioni përfundimtar që kanë dalë dy ekspertët e mjekësisë-ligjore Gjergji Kaçauni dhe Klevis Shella, të cilët pas dy javë ekzaminimi dolën në përfundimin se 42-vjeçari Proga, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me grusht.

Sipas ekspertizës, në pikën dy të konkluzionit dy ekspertët dalin në përfundimin se viktima Eglantin Proga, ka gërvishtje në fytyrë, dëmtim ky që mund të jetë shkaktuar me mjet të fortë mprehës siç mund të jetë dhe goditja e tij me grusht.

Por krahas ekspertizës mjeko-ligjore Eglantin Progës i është kryer dhe analiza e toksikologjisë, ku ekspertja Mirnela Cinije doli në përfundimin se Proga kishte konsumuar alkool në masën 2.82 g/l.

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin ndodhi si pasojë e një shakaje që më pas u shoqërua me fyerje të rënda në ambientet e një lokali, mes dy të njohurve në Pogradec, ku për pasojë babai i dy fëmijëve Eglantin Proga ka humbur jetën.

Ngjarja solli një dallgë akuzash të adresuara nga opinioni publik dhe media në drejtim të komisariatit të Pogradecit dhe prokurorisë së Korçës, mbi mënyrën e trajtimit të këtij rasti duke e quajtur ngjarjen si aksidentale.

Në fakt pas shakave të bëra dhe më tej me kalimin në sharje dhe ofendim, ka qenë një goditje me grusht që autori i krimit Denis Meçe, i ka dhënë Eglantin Progës, i cili është rrëzuar në trotuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

/Elton Qyno – Syri.net

Etiketa: Denis MeceEgli ProgaLeonidha Gucepogradecvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Pogradec

16:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

15:02 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

11:37 : 28/05/2026
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

09:05 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
Para

Moti i keq/ AKMC tregon situatën në terren: I dëmtuar aksi Breg Lumi-Theth, Fushë Arrëzi pa drita

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom