I ftuar në ‘Çim Peka Live’, analisti Andi Bushati komentoi kontrastin mes zhvillimeve, ku nga njëra anë kryeministri Edi Rama shfaqet si drejtues i procesit të integrimit europian, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha paraqitet para SPAK-ut.
Bushati tha se problemi nuk qëndron te hetimi ndaj Berishës, por te fakti që, sipas tij, drejtësia godet vetëm një krah të politikës.
Ai theksoi se nëse SPAK i jep Ramës “luksin” të përdorë institucionin kundër kundërshtarëve, ndërkohë që figurat e afërta me pushtetin nuk preken, atëherë “loja politike në Shqipëri ka marrë fund” dhe drejtësia po kthehet në një instrument që e ndan skenën politike në “të pastër” dhe “të pistë”.
“Lajmi i dytë, Sali Berisha para derës së SPAK-ut. Pra, njëri pret tortën e Shqipërisë që marshon drejt Evropës dhe tjetri jep llogari për ç’është bërë në Shqipëri këto 30 vjet. Puna nuk është se shkon Berisha në SPAK se patjetër Berisha duhet të shkonte të pyetet për 21 janarin.
Problemi është, kur rivali i vet paraqitet dy herë në SPAK dhe njeriu që është në çdo gropë milionëshe as nuk e kalon pragun e SPAK-ut, këtu është kot që të themi ka kontroll, se SPAK-u, le të marri Erionin, le të marri Belindën, në qoftë se i jep Ramën luksin që kundërshtarin e vet ta telendisë me SPAK dhe këtë ta sublimojë që të tjerët i vjedhin kumbulla dhe dardha mbrapa kurrizit, që këtu, loja politike në Shqipëri ka marrë fund dhe SPAK-u është bërë një instrument që i thotë shqiptarëve, votoni për të pastrin ose për të pistin, dhe për në optikën e SPAK-ut, e pistët është opozita dhe i pastri është…
E para e punës është kjo, njëherë që konstatojmë faktin dhe sado kritiku të jem unë me mediat, ky nuk është rasti i medias. Këtë, në çdo pak a shumë, edhe në një vend me media demokratike, atë do thoshte. U mbyllën kapitujt, shefi i opozitës paraqitet në SPAK. Njëra mund ta japi të parën, tjetra të dytën, po ishin lajmet e ditës, që nuk i shmangeshe dot. Kjo është e para.
Po doje, po do t’i hysh pastaj… A duhet të shkojë Berisha në SPAK me vonesë? Po, patjetër. Por unë prapë këtu me SPAK-un dhe me drejtësinë kam një problem. Që unë jam dakord, siç po ndodh në Francë me Sarkozinë, ka raste plot kur ish-pushtetarë japin llogari me shumë vonesë. Jam dakord po të jetë ky standardi. Puna me SPAK-un tonë është kjo: japin llogari ish-pushtetarë…” tha Andi Bushati.














