Gazetari Osman Stafa ka sjellë sërish sot në vëmendje shqetësimin për kushtet që përballen pacientët në QSUT, e veçanërisht ata të prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut.
Gazetari denoncon se, ndërkohë që Onkologjiku nuk përballon më fluksin e pacientëve, Spitali i Ri (6 katëshi) ka bllokim të urgjencës e pavioneve pasi nuk ka shtretër, Ministria e Shëndetësisë mendon për hotele.
Teksa tregon pamje nga punimet e hotelit shumëkatësh që po ndërtohet pranë spitaleve, gazetari thekson se qeveria shqiptare nuk ka prioritet të ndërtojë një tjetër Onkologjik, pasi ai që kemi ka vetëm 19 poltronë ndërkohë që trajtohen 100 pacientë në ditë, por ka prioritet vendin ku flenë familjarët e pacientëve.
Si gjithmonë, Shqipëria vijon të jetë vend i çudirave!
“Një hotel shumëkatësh po ndërton shteti ynë në QSUT. Teksa Onkologjiku nuk përballon më fluksin e pacientëve, teksa tek Spitali i Ri (6 katëshi) ka bllokim të urgjencës e pavioneve (nuk ka shtretër) shteti ynë, Ministria e Shëndetësisë, mendon për hotele. Pacientët e sëmurë, kanë primarë shëndetin apo vendin ku të flenë?”- shkruan gazetari krahas videos.














