Është zbardhur shpërthimin me eksploziv që u regjistrua ditën e djeshme në një biznes në Kamëz, teksa janë arrestuar 3 nga autorët e rastit.
Sipas policisë në pranga kanë rënë, Jeton Lami, 31 vjeç, Florin Domi, 30 vjeç dhe Flogert Mezhika, 34 vjeç
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe E. L., 31 vjeç i cili dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.
Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.














