Nga Landi Çela
Ka një shprehje të vjetër: kur mediat heshtin, korridoret bërtasin. Dhe sot, në Tiranë, zhurma në korridoret e redaksive është shumë më e fortë se çdo titull i ekraneve. Sepse ajo ngjan si një heshtje e blerë tërësisht! Një heshtje e shtrenjtë, që vetëm dikush në panik e paguan.
Dhe ky dikush quhet Belinda Balluku.
Në çdo vend normal, një zv/kryeministre që merret e pandehur për një tender 189 milionë euro, do të ishte lajmi i ditës, i javës, i muajit. Do të ishin debatet e orës, panelët e krizës, analiza të pakompromis. Por këtu, në Shqipëri, ndodh një fenomen që nuk ka nevojë për ekspertë mediash: mjafton të shohësh kanalet dhe portaleve për të kuptuar kush e ka shndërruar profesionin e gazetarit në pazar.
Heshtja është aq e dukshme sa edhe qetësia para tërmetit.
Sepse nuk është hera e parë.
Të njëjtën heshtje e pamë me dosjen “5D” të Veliajt. Asnjë panel, asnjë debat, asnjë emision. Të njëjtën heshtje e pamë kur u mësua se kryebashkiaku do shkonte në SPAK. Dhe i njëjti skenar po përsëritet tani me Ballukun: disa media e fshehin dosjen, por i japin prime time udhëtimeve të saj me tren në Zvicër dhe takimeve me Ramën – sikur vendi është në rregull, sikur akuzat nuk ekzistojnë.
Kjo nuk është gazetari.
Kjo është faturë.
Kjo është “La vita e Bela” një jetë e paketuar në PR luksoz, e shitur si normalitet, ndërsa SPAK-u i numëron hapat e fundit.
Sa kushton heshtja?
Në Tiranë qarkullon prej vitesh një formulë e thjeshtë:
Sa më i madh skandali, aq më i lartë çmimi i heshtjes.
Dhe për Belinda Ballukun, çmimi duhet të jetë rekord.
Sepse në kulmin e zbulimeve për manipulime tenderash, anullime me dorë, rritje të çmimit me 50 milionë euro dhe një tunel që sipas BIRN rrezikon të jetë një fatkeqësi infrastrukturore ekrani shqiptar merret me modën e saj, fotot nga Athina, buzëqeshjet nga trenat e Zvicrës.
Është heshtja më e kushtueshme që është shitur ndonjëherë në këtë vend.
Mediat e Tiranës: nga tribunë publike në kioska shitblerjeje
Shumë prej televizioneve dhe portaleve që sot bëjnë gara për të mos e përmendur Ballukun, janë po ato që varrosën dhe dosjen e Veliajt ndërsa e transmetonin duke prerë shirita. Këto nuk janë media informimi. Janë kioska, janë vitrina ku shitet moral, ku blihet qetësi dhe ku zhduken tituj.
Në vend të pyetjeve të domosdoshme;
Si u manipulua tenderi? Kush e rriti vlerën? Kush u favorizua? A është i sigurt tuneli?
Mediat shpërndajnë vetëm foto, fashë, PR, imazh steril.
Është mënyra më e pastër për të thënë: “Jemi të shitur.”
Por ka edhe një efekt të kundërt…
Sa herë mediat shtrihen barkas para pushtetit, publiku bëhet më i mprehtë.
Më dyshues. Më kërkues.
Edhe heshtja flet. Sidomos kur është e orkestruar.
Nga mënyra si mediat po e trajtojnë Ballukun sot, dalin dy konkluzione të thjeshta:
1. Ajo ndihet e fajshme.
Sepse vetëm një politikane që e ndjen peshën e dosjes mbi shpinë, tenton të blejë heshtjen e të gjithëve.
2. Heshtja ekspozon blerësit.
Është bërë shumë e thjeshtë të dallosh se cilat TV dhe cilat portale janë shndërruar në instrumente të pastrimit të imazhit të të pushtetshmëve.
Në fund…
Mediat dihet se Rama dhe Balluku i blejnë.
Gazetarët disa hanë racionin e caktuar disa mund të shantazhohen.
Panelët mund të kontrollohen.
Por hetimet nuk ndalen.
Publiku nuk është budalla.
Dhe e vërteta nuk ka çmim.
Ndoshta Bela dhe Rama po e blejnë pak shtrenjtë heshtjen por kanë vjedhur kaq shumë sa i kanë disa qime depilim ne fundshpinë./Publik.al













