Një aksident është shënuar rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, pranë fshatit Qishbardhë.
Në aksident janë përfshirë mjeti tip Ford, i drejtuar nga shtetasi Albert Hasani, dhe mjeti tip Volkswagen i drejtuar nga shtetasi Elidon Veraj.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Sokol Gjondeda është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Nuk raportohet për rrezik për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.














