• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kam kushëri Nuredin Dumanin”/ Si i mashtronte dhe kërcënonte mobileri “Luna” punonjësit në Farkë

21:09 : 11/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Fiks Fare vijoi të denoncojë veprimet e çiftit Elton dhe Alejda Dumani, të cilët pasi mashtruan disa persona se do t’i pajisnin me viza dhe kontrata pune në vendet europiane, kanë mashtruar edhe disa persona të tjerë, duke i marrë në punë në një mobileri, pa u dhënë asnjë pagë.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan disa persona, dy prej të cilëve denoncuan edhe se kanë punuar në mobilerinë “Luna” në zonën e Farkës në Tiranë dhe s’kanë marrë pagesën. Një nga denoncuesit është nga Egjipti dhe ka punuar me kontratë në kompaninë e Alejda Gjoni (Dumani).

Këto denoncime vijnë pasi disa muaj më parë, Fiksi transmetoi një tjetër rast mashtrimi nga e njëjta familje, ku bashkëshorti i Alejdës mashtroi disa persona nga një agjenci punësimi. Elton Dumani merrte para për viza pune dhe kur nuk kthente paratë kërcënonte qytetarët duke ju thënë se ishte kushëriri i Nuredin Dumanit (i arrestuar nga SPAK për vrasje). Madje Eltoni në takimin me një nga denoncuesi i thotë se “do t’i vras ata gazetarët e Fiksit” që po merreshin me rastin.

Ndërkohë, denoncuesit e fundit kanë punuar si mobilier dhe tapicier. Ata tregojnë se kanë parë në rrjete sociale se kërkohej punë dhe kanë shkuar. Kanë takuar vetë Elton Dumanin, bashkëshorten e tij Alejda Gjonin dhe babanë e Alejdës, Arben Gjonin. Ata kanë punuar nga muaji prill 2025 deri në muajin korrik 2025, por s’janë paguar.

“Na mashtronin. Punonim dhe na thonin do ti merrni tani e pastaj. Vetëm gënjeshtra. Mësuam se kishin probleme, Eltonin po e hetojnë me masën e arrestit shtëpiak për diçka tjetër. Shkonim edhe te banesa e babait të Alejdës dhe babai i saj na premtoi se do t’i merrni. Por asnjëherë s’na i dhanë” thonë ata.

Lexo edhe:

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

“Ujë me kova si në mesjetë”/ Spitali i Peshkopisë në kushte skandaloze

Njëri nga denoncuesi tregoi për Fiksin se janë kërcënuar. “Marr në telefon Alejdën dhe ajo më thotë se ‘e di ti kë ka kushëri burri im, Nuredin Dumanin’. Unë s’dua probleme, vetëm pagat e mia.

Fiksi bisedoi edhe me 23-vjeçarin nga Egjipti, i cili ka ardhur për të punuar në Shqipëri. “Elton Dumani më tha se do të jap 1000 euro në muaj. Do të punoja 8 orë paradite dhe 4 pasdite. Ai më gënjeu. Unë kam punuar 8 orë paradite dhe shumicën e ditëve e kam përfunduar punën në orën 12 të natës apo në 2 të natës. Në disa raste ai më merrte në Durrës dhe Vlorë për të montuar mobiliet te klientët. Më pas, ktheheshim në Tiranë në mëngjes” thotë ai.

Më tej pohon se Eltoni i pati premtuar se do t’i gjente edhe shtëpi. “Kam qëndruar në një banesë, që ma gjeti në lagjen ‘Ali Demi’. Pas 3 muajsh, pronari i shtëpisë më trokiti në derë dhe më tha se shefi jot nuk ka paguar qiranë. Tani merr valixhet dhe dil nga banesa. Unë mora në telefon Eltonin dhe ai na dërgoi në një hotel. Pas disa javësh, pronari i hotelit më tha se shefi jot s’ka paguar dhomën e hotelit. Merr bagazhet dhe dil jashtë” pohon ai.

Sipas tij, Eltoni i ka dhënë vetëm një pagesë, në momentin që 3 vjeçari ka udhëtuar në vendlindje, Egjipt. “Pas 2 muajsh, babai im pësoi një aksident në Egjipt. I kam kërkuar Eltonit të më kryejë pagesat. Pas 5 ditësh, ai më ka dërguar 400 euro. Çfarë do të bëja unë me 400 euro në Egjipt? Familja ime varej nga unë. Unë kam ardhur këtu në Shqipëri vetëm për para’, jo të mashtroj apo të bëj ndonjë gjë tjetër” përfundoi ai.

Denoncuesi pohojnë se në atë mobileri kanë qenë rreth 15 veta, të cilët kanë punuar dhe s’kanë marrë pagat. I janë drejtuar Inspektoriatit të Punës dhe Policisë në Farkë. “As ata asnjë veprim. S’e dimë kush i mbron. I marrim në telefon dhe na kërcënojnë. Ne duam paratë kemi halle” thonë ata.

Një nga denoncuesi merr në telefon babanë e Alejdës. Ai i thotë që të flasë me Eltonin se ai i ka paratë. Punonjësi i thotë se ka folur dhe asnjë gjë. “Ik fol me atë, s’kam lidhje. Vërtetë të thashë që të punoni, po ata e kanë mobilerinë” i thotë ai. Qytetari shkon te Policia e Farkës. Një oficer i policisë gjyqësore i bën me doje se “materialet janë në prokurori dhe çështja është referuar për Eltonin dhe Alejdën”.

Më pas, qytetari telefonon inspektorin e Inspektoriatit të Punës. Punonjësi i thotë se ka bërë një inspektim dhe se të gjitha pretendimet i ka shkruar. “Hajdeni të hënën dhe merreni dokumentin. Jeni disa që s’keni marrë pagat. I kam shkruar të gjitha” i thotë Inspektori.

Fiksi telefonon Elton Dumanin, i cili i thotë se mobilieria është e bashkëshortes. Ai pohon se kanë pasur disa probleme me likuidimin por duhet të flasësh me Alejdën.

Fiks Fare kontaktoi me Alejda Gjonin, pronaren me letra të mobilerisë. Fillimisht, ajo tha se do të shpjegonte të gjithë situatën, por më vonë na dërgoi një mesazh; me çështjen po merret Policia dhe Inspektoriati i Punës dhe le ta ndjekin ata çështjen dhe të vendosin ata drejtësinë.

Fiksi e pyeti se përse nuk janë dhënë pagesat, përse nuk janë futur në skemën e sigurimeve, teksa ajo shkruan se “s’ka të bëjë fare me atë çfarë kanë thënë denoncuesit, pasi në Polici dhe Inspektoriat, ata kanë bërë kallëzim të rremë”. Në fund, nuk pranoi të japë intervistë!

/Emisioni “Fiks Fare”

Etiketa: denoncimmobileri lunaSkeme mashtrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tronditëse në Fier/ Marrëdhënie intime në sy të vajzës 10-vjeçare, prindërit përplasen në denoncime

21:21 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Ujë me kova si në mesjetë”/ Spitali i Peshkopisë në kushte skandaloze

18:53 : 17/06/2026
AKTUALITET

Padia për shpifje, Albana Vokshi fiton gjyqin ndaj Vilma Nushit: Përfituesja e 100 mln eurove të Check Up u rrëzua në Apel

16:50 : 17/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
Para

Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa

TË GJITHA

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:01 : 25/06/2026

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomzirvebetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet