Transgjinori Ersild Myrtollari, i njohur si Luana, rrëfeu mbrëmjen e së shtunës historinë e tij personale live në një intervistë mediatike, duke treguar për përvojën e vështirë me komunitetin LGBTQ dhe presionin për të nisur tranzicionin hormonal në moshë të mitur.
Sipas Ersildit, grupet LGBTQ targetojnë të mitur të grupmoshave 13-16 vjeç duke i drejtuar drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve.
“I merrnin minoren nga 13 vjeç! Isha pa suport,” thotë ai. “Më thanë që kam lindur në trupin e gabuar. Më thanë se nuk më shohin si grua derisa të marr hormone. Bënin presion për të nisur terapinë hormonale. Më morën 14 vjeç. Nuk e di nëse kjo është zgjedhja ime.”
Ersildi tregon se prindërit nuk dinin asgjë për tranzicionin deri sa e panë për herë të parë në televizor.
“Më detyruan të kthehem kundër familjes. Do kisha dëgjuar më shumë familjen,” shton ai. “Kam qenë pa suport, dhe kjo më bëri të shikoja botën si armike. E konsideroj veten viktimë të ideologjisë LGBTQ në Shqipëri. Është një ideologji shkatërruese dhe të gjitha i bëjnë për lekë.”
Ai thekson gjithashtu pasojat e terapive hormonale në moshë të re: “Terapia hormonale të lë me pasoja. Nuk firmosa asgjë dhe kjo është abuzim. Kur isha 14 vjeç, ata bënë një krim kundër meje, dhe unë e kam këtë me fakte.”












