• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Na e q*u Enveri sa i desh su*m”/ Paloka nxjerr shkrimin +18 të Ramës: Ja pse sillet kështu me shqiptarët

15:58 : 07/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti Edi Paloka, ka nxjerrë ditën e sotme një shkrim me fjalor aspak të hijshëm të Edi Ramës, të botuar më herët në revistën “Përpjekja”.

Paloka thotë se në shkrimin e Ramës, janë pasqyruar qartë disa nga mendimet dhe qëndrimet e tij që janë konfirmuar dhe më pas në politikë, referuar zhillimeve më të fundit, ku Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe bëhet si do ai vetë.

Paloka thotë se përmes shkrimit kuptohet qartë se çfarë dilemash ka patur Rama me veten e tij dhe përse vepron në këtë mënyrë me popullin shqiptar.

“Ky më poshtë është një shkrim në formë tregimi i botuar nga Rama në revistën “Përpjekja”, në nr 9 të saj. Mbrëmë pata tundimin për t’ju a lexuar në sallën e Parlamentit deputetëve socialistë në diskutimet për ligjin e ashtuquajtur të “barazisë gjinore”, po problemin “e zgjidhën” po ata duke mos lejuar diskutime sic kanë bërë gjithë këto kohë. Mjafton të lexosh këtë shkrim , ku vetë autori tregon në fund se cfarë dilemash ka patur ky në vete , për të kuptuar shumë. Për të kuptuar cfarë ndodhi mbrëmë në Parlament dhe cfarë po ndodh sot në përgjithësi.

Në shkrimin e mëposhtëm janë pasqyruar qartë disa nga mendimet dhe qëndrimet e Ramës që janë konfirmuar dhe më pas në politikë. Lexojeni deri në fund e përpiquni të mos neveriteni ! Edhe një herë KUJDES +18″,- shkruan Paloka në fb.

Lexo edhe:

PD: Rama dhe Sako po grabisin qytetarët me projekte fasadë dhe fondet e rindërtimit

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj me ‘kunj’ Ramës: U rivendos dinjiteti i ligjit

Shkrimi i Ramës

Edi Rama

Nga lulet e fushës së luftës për krijimin e Njeriut të Ri

Një muzg i verdhë akull i bëhej kornizë godinës së murrme të stacionit të trenit Milano – Centrale. Ishim një dërgatë prej shtatë a tetë intelektualësh që qysh prej mëngjezit prisnim në lulishten përpara stacionit veturat e disa vëllezërve kosovarë, të cilët do të vinin nga Zvicra për të na marrë e shpënë në Bernë me rastin e një mbledhjeje ku ata vetë na kishin ftuar të merrnim pjesë. Nnandëegjys kemi me qenë me kerrat ke stacioni i trenit n’Millano, na kishin siguruar vëllezërit, dhe ja ku po i afroheshim nandegjysës së darkës pa shquar ende ndonjë kerr në horizont. Përgjatë gjithë ditës vinim vërdallë lulishtes në mes të së cilës çantat tona formonin një mullar të vogël igeliti që kulmonte lart me dy brirët e dhisë së montuar në fund të bishtit të një çiftelie, shkonim e vinim nga stacioni ku kullosnim sytë nëpër vitrinat e dyqaneve, komentonim fytyrat e kalimtarëve apo surretërit e qenve që me kalimin e kohës na dukeshin përherë e më armiqësorë, pinim ujë në një shatërvan krah stacionit për të qetësuar stomakun që ankohej nga puna e rëndë e bluarjes së ushqimeve të thata që kishim marrë me vete, dhe prisnim, prisnim, prisnim.

Sapo u çlirova nga radha ime e rojes së mullarit, i cili ishte rrethuar me eshtra pulash, shishe të boshatisura vere të Kombinatit Ali Kelmendi, kuti të zbrazëta sardelesh, lëvozhgë vezësh të ziera e kikirikësh të papjekur, qese plastike që shkëlqenin nga yndyra e djathit, qofteve a byreqeve të përtypura në orët e pritjes, i dhashë këmbëve edhe njëherë për nga stacioni gjithë duke shpresuar se do të ishte vajtje-ardhja ime e fundit në atë copë lulishteje të mirëmbajtur që ishte katandisur brenda një dite si Syri i Kaltër në Sarandë pas një pikniku të kolektivit punonjës të Fabrikës së Gozhdë-Bullonave Kavajë.

Në kapërcyell të njërës prej portave të mëdha dëgjova emrin tim, dikush më thërriste. Ktheva kokën nga zëri me shpresën e madhe që, më në fund, kerrat mbrritën, por nja dhjetë metra larg meje shquajta një djalë të panjohur që po vinte buzëgaz për nga unë. Që ishte shqipo i Shqipërisë këtë e kuptova menjëherë nga fytyra e tij e sidomos nga një balluke romantike që i derdhej si trëndafil mbi ballë. Ç kemi profesor?, më zgjati dorën shqipua, të vumë re nga larg, vazhdoi duke më treguar një grup tre-katër vetash që shihnin nga ne dhe na e bënin me dorë të afroheshim. Duke bërë për andej njoha njërin syresh, tiranas, ish-sportist, pak më i madh në moshë sesa unë. U përqafuam patriotikisht dhe ia filluam muhabetit. Ishin nga të 2 korrikut. Ndërkohë që më bombardonin me pyetje për Shqipërinë, një veturë e bukur na frenoi përballë, buzë trotuarit, dhe njëri nga djemtë u largua nga grupi e u fut në veturë pasi më dha dorën e më tha, Ciao.

Shkojmë pijmë një kafe brenda në stacion se thamë, i ftova djemtë. Ata më panë me habi, kurse ish-sportisti m’u përgjigj, Do t’ju kishim ftu vetë se na ke ardh mik, po ne jemi t’u punu e s’lujm dot prej knej. Romantiku me balluke qeshi. Mos u çudit profesor, ekonomi tregu është kjo. Kërkesë-ofertë!’. Do të kisha dhënë gjithshka që ta kisha kuptuar vetë se çfarë ofronin ata djem rrëzë murit të lartë të stacionit të trenit e të mos ua kisha bërë pyetjen idiote: Po çfarë ofroni ju këtu? , sepse mënyra sesi Romantiku më tha, Sumën, më ngjethi mishtë. Hë mër Ed mo, shtoi ish-sportisti për të më ndihmuar të dal nga shtangia, se mos kemi noi far sume ne qi ta majm me kimet! Na e qiu Enveri sa i desh suma e s’na dha asi lek s’nadha, kurse italionit jep pare o vlla!

E di si është puna o profesor, vuri qershinë mbi tortë Romantiku, ti nuk më mban mend. Unë kam qirë kokën me trombë në Institut të Arteve, e ç’fitova nga gjithë ajo frymë që nxorra duke i rënë trombës? Ika në Greqi, punova si shkërdhatë në ndërtim e ku të duash ti dhe nuk fitoja as çerekun e asaj që fitoj me këtë punë. I vetmi problem është babai, e shikon që i dërgoj goxha para dhe kujton se i kam nga puna në ndërtim. Më gjej një vend edhe mua se erdha – më thotë sa herë flasim në telefon. Po ti e kupton vetë o profesor që plaku im s ka bythë për këtë punë! Nuk merrja dot veten dhe ashtu kot, siç ndodh ndonjëherë kur do të dalësh nga situata dhe në fakt e qelb më keq muhabetin, i pyeta gjysëm me fjalë e gjysëm me duar, Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?

Aty e mori fjalën i treti, një lushnjar trupvogël dhe gjithë pika në faqe: Edi si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë bytha dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit të marrësh po ato para?! .
Vërtet, si është më mirë?!, përsërisja si i dehur vetmevete teksa kthehesha për të kushedisesatën herë tek mullari.

Botuar në revista Perpjekja Nr.9

Etiketa: Edi PalokaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama dhe Sako po grabisin qytetarët me projekte fasadë dhe fondet e rindërtimit

15:03 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj me ‘kunj’ Ramës: U rivendos dinjiteti i ligjit

13:28 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

10:05 : 07/11/2025
AKTUALITET

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

21:55 : 06/11/2025
Para

Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit

TË GJITHA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025

U kapën me kokainë dhe fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

17:10 : 07/11/2025

Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët bredhin e Vitit të Ri

17:02 : 07/11/2025

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025

Stuhi shiu dhe borë në fundjavë, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

16:39 : 07/11/2025

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

16:12 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com