• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Një projektligj i propozuar nga Ministria e Financave i hap rrugën praktikisht një prej aministive më të mëdha fiskale në historinë e Shqipërisë. Drafti, i hedhur për konsultim me grupet e interesit fal totalisht detyrimet tatimore të krijuara përpara dhjetorit 2014, duke përfshirë detyrimin, gjobat dhe kamatvonesat, përveç kontributeve të sigurimeve.

Përveç kësaj, projektligji bën falje të pjeshme, deri në 50 për qind, edhe për detyrimet e krijuara nga 1 janari 2015 deri në 31 dhjetor të vitit 2024.

Bëhet fjalë për faljen potencialisht të 1.2 miliardë eurove detyrime tatimore për bizneset që nuk janë treguar korrekte me pagesën e taksave.

Më konkretisht, sipas të dhënave të ministrisë së Financave, detyrimet e krijuara para dhjetorit 2014, janë plot 55 miliardë lekë ose 552 milionë euro. Brenda kësaj shume, 45 milionë euro janë detyrime për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat nuk falen. Pra mbi 500 milionë euro detyrime të para dhjetorit 2014, falen automatikisht.

Ndërkohë për detyrimet e krijuara nga 1 janari 2015 deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar bëhet falje e të gjithë gjobave dhe interesave deri në 50 për qind të detyrimit për bizneset që pranojnë të hyjnë në marrëveshje me Tatimet.

Lexo edhe:

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

“Për detyrimet tatimore, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019:

  1. a) Shuhet 50% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 50% e tatimi/taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.
  2. b) Shuhet 25% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 75% e tatimit/taksës/tarifës, paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.

Në të dy rastet, sipas shkronjave “a” dhe “b” të kësaj pike, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht,” thuhet në projektligj.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht bizneset kanë 158 miliardë lekë ose 1.6 miliardë euro detyrime të papaguara në tatime apo dogana, të cilat janë krijuar pas datës 1 janar 2015, nga të cilat 200 milionë euro janë kontribute që nuk falen.

Sikur të gjitha këto biznese që nuk janë treguar korrekte në pagesën e taksave, të pranojnë të hyjnë në marrëveshje me autoritetet fiskale, atëherë i bie që të përfitojnë potencialisht deri në 700 milionë euro falje taksash.

Nëse këtyre u shtohen dhe 500 milionë eurot e para vitit 2014, të cilat falen automatikisht, atëherë shuma potenciale e aministisë mund të shkojë deri në 1.2 miliardë euro ose rreth 5 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

Kjo është një nga aministitë më të mëdha fiskale të ndërmarra ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, në vlerë absolutisht më e madhja./Kapitali.al

 

Etiketa: amnisti fiskaleEdi Ramaministria e financaveqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

20:48 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

17:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Qeveria e çon Buxhetin 2026 në Kuvend pa Paketën Fiskale

16:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përgjimet e tunelit/ A është Rama “kur*a” e Ballukut?

16:18 : 05/11/2025
Para

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

TË GJITHA

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025

Alarmante! Fëmijët mbledhin mbetje spitalore të rrezikshme nga koshi i plehrave pranë spitalit

21:40 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com