Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi qarkullonin me armë në një makinë të blinduar.
Blutë bëjnë me dije që gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik në automjet, u gjetën një armë zjarri, tip pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
Sakaq, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.”– njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.














