Nisur nga operacione të ndryshme që Polica e Shtetit ka ndërmarrë kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike rezulton se kokaina është droga më e përdorur në vend.
Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për sasitë e sekuestruara.
Referuar statistikave nga Janari deri në shtator është sekuestruar rreth 17 kg kokainë, numër ky sh më i ulët se një vit më parë ku gjatë 2024 u sekuestruan mbi 60 kg kokainë.
Kokaina është një drogë e importuar në vendin tonë, çka do të thotë se ajo duhet të kalojë patjetër në kufi për të hyrë në Shqipëri, por në ndryshim nga vitet e mëparshme këtë vit kapjet në kufij janë inekzistente.
Sasitë e sekuestruara janë kryesisht në Tiranë mes rrjeteve të shpërndarësve të cilët furnizoni grupe të caktuara me pako një ose dy kilogramësh, por mungojnë operacionet për goditjen e magazinave apo laboratorëve të kokainës.
Episodet e fundit të sekuestrimit të kokainës në tiranë kanë qenë në muajt gusht dhe shtator në Tiranë. Në rastin e parë u sekuestrua mbi një kg kokainë që po shkëmbehej mes dy shpërndarësve në një lokal në Mysylm Shyr ku u vunë në pranga 4 persona të moshave nga 18 deri në 30 vjeç ndërsa në rastin e dytë u sekuestrua gjysmë kilogrami dhe në pranga ra një 22-vjeçar që e shpërndante kokainën në zonën e Ali Demit si edhe në Yzberisht e Kashar./TopChannel














