Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

Lexo edhe:

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit se aplikimet për Avokatin e Popullit do të mbyllen mesnatën e sotme dhe më tej do të shkohet në zgjedhjen e kreut të ri.

Sipas Ballës, Partia Socialiste ende nuk ka një emër të përcaktuar për postin e Avokatit të Popullit dhe shtoi se fokusi i mazhorancës është gjetja e konsensusit me opozitën për këtë zgjedhje.

“Jo, PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla.

Lajme të lidhura

Para