Gazetarja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Aranita Brahaj, ka aplikuar në garën për Avokatin e ri të Popullit.
Këtë të hënë ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave që pritet të zëvendësojnë Avokaten në detyrë, Erinda Ballanca. Kjo e fundit vijon të qëndrojë në detyrë në shkelje flagrante të ligjit, megjithëse ka më shumë se tre vjet që i ka përfunduar mandati.
Aplikantja Brahaj ka një përvojë të gjatë në media, si edhe në fushën e transparencës dhe monitorimit të aktivitetit të strukturave shtetërore.
Ajo drejton organizatën “AIS” dhe është administratore e portalit informativ “Open Data Albania”, një bazë të dhënash për transaksionet e Thesarit të Shtetit dhe tenderat publikë.
Aranita Brahaj është dalluar si një prej zërave më ndikues në mediat shqiptare dhe si një model kritik e opozitar ndaj qeverisjes.
“Boldnews.al” kontaktoi me zonjën Brahaj, e cila, e konfirmoi pjesëmarrjen në garë. Aranita Brahaj u shpreh se e ka të qartë vështirësinë e një personazhi nga shoqëria civile për të bindur politikën që të mbështesë kandidaturën e saj.
“Kërkohet një kandidaturë e pavarur, për të cilën nënshkruajnë dhe votojnë individë të angazhuar drejtpërdrejt në varësi politike”, deklaroi ajo.
Parlamenti shpalli garën rreth 3 javë më parë dhe afati për dorëzimin e aplikimeve përfundonte pasditen e datës 3 nëntor 2025.
Deri në këtë moment, nuk janë bërë publike ende kandidaturat e tjera. Megjithatë, “Boldnews.al” ka mësuar se, ndër emrat e mundshëm, përmenden juristja Ardiana Kalaja dhe përfaqësuesi i të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni.
Procedurat e mëparshme për zëvendësimin e Erinda Ballancës kanë dështuar, pasi maxhoranca socialiste ka rrëzuar kandidatët e mbështetur nga opozita.
Kush është aranita Aranita Brahaj
Pozicioni aktual i punësimit:
- Projekt Lider dhe Ekspert AIS / Open Data Albania
- Angazhuar me kohe te pjesshme si Asistent Pedagoge UT, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, Departamenti i Gazetarisë (vite akademik respektive 2021-2024)
Arsimi që ka kryer (Universiteti).
- Diplomuar me titullin Jurist nga Universiteti i Tiranës UT, Fakulteti i Drejtësisë, Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë. Viti 2009
- Diplomuar në Gjuhësi dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Tiranës UT, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë. Viti 2000
Tituj shkencor (nëse ka)
- Master Shkencor në të Drejtë Publike, Universiteti Europian i Tiranës. Vitit 2011
Përvoja profesionale e angazhime të ndryshme publike (kryesisht ato të lidhur me fushën e ekspertizës në këtë reformë).
- Eksperiencë, angazhime profesionale (27 vite) në sektorë si Shoqëria Civile (2011 – vijim); Media Audiovizive (1997- 2001 dhe 2003 – 2007); Administrata Publike (2002 – 2003) dhe Subjekt Auditim Ligjor dhe Financiar (2008 – 2010).
- Eksperte në fusha si Mirëqeverisja, Aksesi në Informacion, Shteti i të Drejtës dhe Llogaridhënia Publike
- Aktiviste dhe Promotore e parimeve, vlerave dhe modeleve Open Data dhe Open Government
- Kreatore e Data Bazave dhe Semantic Web-eve me të dhëna dhe dokumente transparente dhe te hapura, mbi Shpenzime dhe Kontraktime Publike si: Open Spending Albania[1] ; Open Procurement Albania[2]; Open Corporates Albania[3]
- Analiste në Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Kontrollit Financiar
- Autore e Metodologjisë për Vlerësimin e Riskut në Tenderime dhe aplikimin e standardeve Open Contracting në Shqipëri
- Projekt Lider në zbatim të Programeve të Shoqërisë Civile për:
- Parandalim dhe Gjurmim të Korrupsionit përmes të Dhënave te hapura (Open Data);
- Kontroll Publik të Integritetit të Drejtuesve të Lartë të zgjedhur apo emëruar (Asset Declaration);
- Fuqizimin i të Rinjve në Antikorrupsion;
- Aktivizëm dhe ICT për Zgjedhje të Drejta;
- Auditim Financiar Subjekte Elektorale
- Kontroll Publik të Integritetit të Figurës përmes Regjistrit të Magjistratëve (al)
- etj














