Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Irma Qosja ka shtruar relatimin e saj ligjor mbi argumentin pse Këshilli i Ministrave ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës.
‘Ushtarja’ e Ramës thotë me bindje të plotë atë që i është urdhëruar të thotë: Shkarkimi i Veliajt është ligjor.
“Ankimuesi pretendon se shkarkimi i tij nga detyra ka ndodhur për shkak të shkeljes së rendit të Kushtetutës ose të ligjeve, siç parashikon neni 115 i Kushtetutës, e cila është e vetmja mënyrë që ai të legjitimohet përpara kësaj gjykate. Ndërkohë që shkarkimi i tij nuk është kryer për shkak të kësaj dispozite. Ai nuk është shkarkuar për rrethanë kushtetuese, por ligjore, për shkak se nuk është paraqitur në detyrën e parashikuar nga neni 62 për vetëqeverisjen vendore,” – tha përfaqësuesja e qeverisë.
KETU MUND TA NDIQNI LIVE:
LEXO EDHE:
 
	    	














