Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar, banues në Tropojë, pasi duke drejtuar automjetin dje në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ka përplasur motomjetin me drejtues një 66-vjeçar, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, me pasojë vdekjen e shtetasit L. L., 66 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 66-vjeçari, shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
 
	    	















