Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar varësinë në rritje të tregut shqiptar nga furnizimet e huaja për produktet bazë ushqimore.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga korriku deri në shtator, vlera totale e importeve në këtë kategori ka arritur 2.28 miliardë lekë, me 815 milionë lekë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë lekë në shtator, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.
Rritja e importeve mund të lidhet drejtpërdrejt me pakësimin e numrit të kafshëve qumështore dhe rënien e prodhimit të brendshëm të qumështit, nisur po nga shifrat e INSTAT.
Sipas statistikave blegtorale për periudhën 2020-2024 shohim një rënie të qëndrueshme të prodhimit të qumështit në vend, e cila shpjegon në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e importeve të bulmetit. Sipas shifrave zyrtare, prodhimi total i qumështit ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877 mijë tonë në vitin 2024
Por, rritja e importeve nuk po shoqërohet me ulje çmimesh për konsumatorin. Përkundrazi, të dhënat tregojnë se çmimet e produkteve të bulmetit në treg kanë ruajtur në nivele të konsiderueshme.
Por cilat janë vendet nga i kemi importuar këto produkte?
Italia, Gjermania, Serbia, Greqia dhe Holanda janë pesë partnerët kryesorë të importit të produkteve te bukmetit, vezëve dhe mjaltit.
Edhe nëse i referohemi importit në peshe për këtë kapitull, të dhënat tregojnë se muajt e fundit janë shumë pranë rekordit historik. Sa i përket vlerës se tre muajve të tretë të vitit rezukton të jetë rritur me 3.3%, krahasuar me periudhën Korrik-Shtator të vitit 2024./SCAN















