• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Durrës, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim/ EMRAT

09:49 : 23/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona që dyshohet se kanë lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Manzës, ku u vranë me armë zjarri, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.

Në pranga u vunë: Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.

Në kërkim janë shpallur:

-Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Lexo edhe:

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

-G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar rolin konkret të secilit prej të ndaluarve dhe për të identifikuar çdo person tjetër që mund të ketë ndihmuar në fshehjen e gjurmëve të ngjarjes së rëndë.

FLORI PALUÇI
Aranit Kurti

Si ndodhi krimi

Rreth orës 01.35 minuta (22 tetor), në kafene vijnë shtetas Daniel Pepa, 21 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Dy djemtë janë ulur në një tavolinë dhe i kanë kërkuar Alteos kafe. Kamerieri iu ka thënë se e kishte ekspresin e fikur dhe se nuk mund t’u bënte kafe. Danieli ka këmbëngulur për t’i sjellë kafe dhe i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin, por Alteo ka kundërshtuar. Më pas ka nisur ta shajë dhe ofendojë, veprim që ka acaruar personin që ishte në tavolinë me Alteon, konkretisht shtetasin Flori Paluçi. Ky i fundit ka ndërhyrë duke parë që situata po dilte jashtë kontrolli. Është ngritur në këmbë dhe iu ka kërkuar djemve të sqaroheshin.

Të tre janë nisur në drejtim të derës së daljes së kafenesë. Aty Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti. I zënë në befasi, Danieli ka ikur te makina dhe ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Paluçin, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është largua në drejtim të paditur!

Ky është versioni fillestar i krimit që tronditi vendin, ndërsa policia përgjatë gjithë ditës së djeshme nuk ka bërë me dije asnjë detaj shtesë në lidhje me masakrën që kishte ndodhur në Manza pas mesnate, por u mësua vetëm se janë shoqëruar disa persona, mes tyre edhe kamerieri që ka dëshmuar versionin e mësipërm të gjithë ngjarjes ku humbën jetën dy të rinjtë.

“Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-E. C., 25 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:
-D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

Etiketa: Durresvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres/ Detaje

10:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sekondat para ekzekutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

08:23 : 12/11/2025
Para

4 shenja të horoskopit po e ndiejnë që tani kaosin e Mërkurit në prapavijë

TË GJITHA

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

19:37 : 12/11/2025

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore

19:34 : 12/11/2025

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë

18:34 : 12/11/2025

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com