• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

09:47 : 18/10/2025
në BOTA

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Venezuelë, duke përforcuar praninë e forcave amerikane në Karaibe dhe duke fluturuar bombardues B-52 pranë bregdetit të vendit këtë javë.

Ndërkohë, presidenti venezuelian Nicolás Maduro po përgjigjet duke ripozicionuar trupat, duke mobilizuar miliona ushtarë dhe duke kritikuar aktivitetet amerikane, një tension që sa vjen e rritet mes dy udhëheqësve.

Zyrtarë të administratës Trump kanë pranuar se shtimi i presionit amerikan ka si qëllim largimin e Maduros nga pushteti, një objektiv që ishte edhe në mandatin e parë të Trump, kur SHBA-të njohën liderin opozitar Juan Guaidó si president legjitim të Venezuelës në 2019-ën.

Së fundmi, ushtria amerikane ka vendosur anije lufte dhe pajisje të tjera në rajon, duke goditur edhe anije që supozohet se transportonin drogë. Trump po ashtu autorizoi CIA-n të kryejë veprime sekrete në Venezuelë dhe tha se po shqyrtohet mundësia e sulmeve në territorin venezuelian.

Maduro pretendon se ka gati mbi 8 milionë rezervistë, edhe pse ekspertët vënë në dyshim këtë shifër dhe cilësinë e trajnimit të tyre. Më 17 tetor, 20 nga 23 njësi administrative në Venezuelë janë militarizuar si pjesë e mobilizimeve ushtarake të quajtura “Independence 200”.

Lexo edhe:

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

Trump e ka përshkruar veten si “president ndërmjetës” dhe ka thënë se SHBA-të po ushtrojnë presion për të detyruar Maduron të largohet vullnetarisht, me kërcënim ushtarak në rast se ai e bën këtë gjë. Goditjet e fundit ndaj anijeve që transportonin drogë shihen si mesazh i drejtpërdrejtë për liderin venezuelian.

Ndërkohë, Maduro ka shpallur në fund të shtatorit një dekret emergjent që i jep atij kompetenca të gjera politike, sociale dhe ekonomike në rast të një sulmi ushtarak.

Pavarësisht kërcënimit ushtarak, jeta e përditshme në Venezuelë vazhdon.

Në Caracas janë mbajtur koncertet dhe tubime me mijëra pjesëmarrës, por qytetarët jetojnë me ankth për praninë e anijeve amerikane dhe mundësinë e një sulmi. Por duhet thënë se disa kanë shfaqur mbështetje të kujdesshme për presionin amerikan ndaj Maduros.

Ushtria amerikane ka kryer së paku gjashtë goditje ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë në Karaibe.

Trump ka autorizuar CIA-n të veprojë brenda Venezuelës për të frenuar trafikun e drogës dhe fluksin e emigrantëve, duke lënë të hapur mundësinë për ndërhyrje më të gjerë.

Operacionet kanë ngritur shqetësime ligjore brenda Pentagonit, pasi disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare pyesin nëse goditjet ndaj anijeve që transportojnë drogë janë të ligjshme.

Etiketa: ciakaraibeLuftamaduroTrumpushtriavenezuela

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

09:40 : 01/11/2025
Para

805 raste të reja me kancer gjiri në një vit në Shqipëri, 15 prej tyre meshkuj

TË GJITHA

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025

U kapën me kokainë dhe fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

17:10 : 07/11/2025

Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët bredhin e Vitit të Ri

17:02 : 07/11/2025

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025

Stuhi shiu dhe borë në fundjavë, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

16:39 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com