• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Edhe pse mandati i saj si Avokate e Popullit ka përfunduar që në mars të vitit 2022, Erinda Ballanca ka dalë publikisht në mbështetje të qeverisë, duke i bashkuar qëndrimet e institucionit të Avokatit të Popullit me ato të Ministrisë së Shëndetësisë për projektligjin “Për barazinë gjinore”.

Në një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut të Avokatit të Popullit, institucioni, i cili duhet të veprojë në mënyrë të pavarur, i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë, duke u shfaqur më shumë si zë i politikës së qeverisë sesa si mbrojtës i pavarur i të drejtave të qytetarëve.

Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve ka shpallur vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke i dhënë mundësinë interesuarve të depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm për kandidim brenda 20 ditëve.

Reagimi i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit ka ndjekur me vëmendje debatin publik të ditëve të fundit lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”, nismë ligjore e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Lexo edhe:

Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit, 23 emra në garë

Gara për Avokatin e Popullit, kandidon gazetarja dhe aktivistja Aranita Brahaj

Prej vitesh, Avokati i Popullit ka përcjellë rekomandime të njëjta me ato të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe të grupit të ekspertëve GREVIO, duke theksuar nevojën për përmirësimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore, me synim harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar me standardet ndërkombëtare.
Avokati i Popullit dëshiron të nënvizojë se barazia gjinore nuk është një kauzë ideologjike apo politike, por një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga konventat ndërkombëtare që vendi ka ratifikuar, si dhe nga detyrimet që burojnë nga procesi i integrimit evropian, i cili kërkon përputhje të plotë me acquis communautaire në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Në këtë kuadër, Avokati i Popullit mbështet nismën ligjore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke vlerësuar faktin se projektligji është përgatitur përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimesh.

Ndërkohë, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për mënyrën si është zhvilluar debati dhe procesi përfundimtar i këtij ligji, që mund të sjellë zbehjen e garancive për barazinë gjinore apo devijimin nga parimet fillestare mbi të cilat është ndërtuar nisma.
Çdo riformulim që kufizon përkufizimet, mekanizmat ose detyrimet institucionale për garantimin e barazisë, përbën një hap pas në raport me standardet ndërkombëtare që Shqipëria është zotuar t’i respektojë.

Përparimi në fushën e barazisë gjinore është një nga kriteret themelore të respektimit të të drejtave të njeriut dhe një tregues kyç në procesin e integrimit evropian.
Avokati i Popullit mbetet i angazhuar të kontribuojë me ekspertizë dhe vëzhgim të vazhdueshëm në çdo proces që lidhet me përmirësimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut në vend.

Etiketa: avokati i popullitErinda Ballancaministria e shendetesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit, 23 emra në garë

17:20 : 03/11/2025
AKTUALITET

Gara për Avokatin e Popullit, kandidon gazetarja dhe aktivistja Aranita Brahaj

16:33 : 03/11/2025
AKTUALITET

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
AKTUALITET

Avokati i Popullit: Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

15:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Ballanca, 3 vite përtej mandatit/ Shpallet vakanca për Avokatin e Popullit, 20 ditë afat për kandidatët

18:36 : 13/10/2025
Para

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

TË GJITHA

Të përfituara nga krimi sekusetrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025

I dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Anglia, Mikel Hoxha

10:37 : 08/11/2025

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com