• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin e tij mbi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke argumentuar se kjo është çështje administrative, e cila duhet shqyrtuar nga Gjykata Administrative dhe jo nga Kushtetuesja.

Në dokumentin zyrtar, qeveria shpjegon se Vendimi nr.69 i Këshillit Bashkiak të Tiranës, datë 23 shtator 2025, u mor pasi Veliaj ndodhej në pamundësi fizike për të ushtruar detyrën që nga 10 shkurt 2025, për shkak të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas qeverisë, refuzimi i Gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë ka bërë të pamundur ushtrimin e detyrës për më shumë se tre muaj, duke e bërë shkarkimin një vendim të justifikuar administrativ.

Një ditë më parë, Presidenca kishte dërguar gjithashtu parashtrimet e saj në Kushtetuese, duke kërkuar që ankimi i Veliajt të mos shqyrtohej. Ky zhvillim shënon një përplasje të drejtpërdrejtë mes ekzekutivit dhe institucioneve kushtetuese për të vendosur kompetencat e juridiksionit në këtë çështje.

PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË PROJEKTAKTIT

Lexo edhe:

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

Projektvendimi parashikon shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, mbështetur në propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, të miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025.

Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë. Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.

Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim. Po kështu nuk mund të vihet në dyshim shqetësimi këshilltarëve bashkiakë për dëmin e rëndë që i shkakton nevojave te qeverisjes së kryeqytetit dhe interesit të qytetarëve të Tiranës, mungesa e zgjatur në detyrë Kryetarit të Bashkisë. Këshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligjërisht e mundëshme në dorën e tij me qëllim fillimin e procedurave të mëtejshme, për të rikthyer normalitetin qeverisës në Bashkinë Tiranë. Ky vullnet politik dhe ligjor i përfaqësuesve të zgjedhur të Kryeqytetit nuk mund të neglizhohet dhe Këshilli i Ministrave nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të finalizojë procedurën ligjore të shkarkimit.

Ligji nr.139/2015 ka parashikuar që procedura e shkarkimit, për shkakun e përcaktuar në shkronjën “c” të nenit 62 të finalizohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshe shumica e rasteve të tjera të krijimit të vakancave, të cilat kërkojnë vetëm konstatimin e faktit juridik, pas informacionit të marrë nga prefekti i qarkut përkatës.

Neni 62 kërkon vendim të Këshillit të Ministrave për tre shkaqe ligjore shkarkimi. Shkaku i parë buron nga Kushtetuta dhe i takon kompetencës së Këshillit të Ministrave që, me vullnet politik, të vendosë shkarkimin e organit të zgjedhur vendor, kur konstaton shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve nga ana e këtij të fundit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton në nenin 115 të saj se “organi zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”. Pika 2 e këtij neni përcakton, se “organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”.

Kjo dispozitë e Kushtetutës nuk ka qëllim që të përcaktojë kompetencën në rastin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë, por ka qëllim që të mbrojë pavarësinë e organeve të qeverisjes vendore nga ndërhyrjet e pushteteve të tjera, duke i dhënë kryetarit të bashkisë mbrojtje të posaçme, në rastet kur ndaj tij vepron mekanizimi i shkarkimit politik. Jo rastësisht, Kushtetuta e cila nuk lejon vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për akte me karakter individual, në rastin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë, që është gjithashtu akt me karakter individual, ka përcaktuar shprehimisht jo vetëm të drejtën për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, por ka përcaktuar edhe pezullimin automatik të aktit, në rastin kur bëhet ankimi.

Rasti kushtetues i mësipërm është përfshirë me të njëjtin formulim edhet në shkronjën “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, duke u përfshirë më vete në listën e shkaqeve ligjore që sjellin shkarkimin. Shkaqet e tjera të shkarkimit nga Këshilli i Ministrave vijnë për motive juridike, të cilat janë jashtë vullnetit të Këshillit të Ministrave. Në rastin e shkronjës “b” faktet juridike konfirmohen në mënyrë të pakundërshtueshme nga pushteti gjyqësor (dënim nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale). Në rastin e shkronjës “c” fakti juridik konfirmohet nga këshilli bashkiak në rrugë administrative dhe me vendimmarrje (mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë).

Diferenca me shkronjën “a” të nenit 62, qëndron në faktin, se kur ndodh shkarkimi për shkelje të rënda të Kushtetutës apo të ligjeve të tjera, mbrojtja bëhet me instrumenta kushtetuese (Gjykata Kushtetuese), kurse për rastet e tjera, palët e prekura mund të shfrytëzojnë vetëm instrumentat administrative të mbrojtjes dhe t’i ngrejnë pretendimet në gjykatën kompetente administrative dhe jo sipas procedurës së posaçme që përcakton neni 115 i Kushtetutës. Po kështu, nuk zbatohet procedura e posaçme e nenit 115, të Kushtetutës edhe në rastet e tjera të mbarimit para kohe të mandatit, që përcaktohen të listuara në nenin 61, të ligjit nr.139/2025.

Kjo analizë e shkaqeve dhe mjeteve juridike ka rëndësi në kuadër të këtij projektvendimi, sepse lidhet drejtpërdrejt me qëllimin e Këshillit Bashkiak Tiranë për hapjen e rrugës për zhvillimin sa më shpejt të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në këtë bashki.

Etiketa: Erion VeliajGjykata Kushtetuesekeshilli i ministraveps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

17:45 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi refuzon transparencën për abuzimet me fondet e IPARD, rrëzohet kërkesa e PD

12:15 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Po i mbyllni gojën e opozitës”/ Alizoti: Mungesa e debatit parlamentar, goditje për demokracinë

10:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

Do të ketë vetëm 2 gjini, PS tërhiqet nga pr.ligji për Barazinë Gjinore

10:14 : 16/10/2025
AKTUALITET

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025
Para

Peleshi i "mbyll gojën" opozitës, me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet

TË GJITHA

Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në autostradën Fier–Vlorë

18:18 : 16/10/2025

Alarmi i Eliona Pitarkës: Sistemi shëndetësor bën tregti me shëndetin e fëmijëve tanë

18:15 : 16/10/2025

“Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr bisedat: Balla urdhëroi deputetët e PS të vinin për votim

18:08 : 16/10/2025

Aksident tragjik në Shëngjin, punëtori bie nga lartësia dhe humb jetën

17:53 : 16/10/2025

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

17:45 : 16/10/2025

Bardhi: Peleshi, ‘kloun’ i Ballës, ta harrojë se do na mbyllë gojën!

17:23 : 16/10/2025

Peleshi i “mbyll gojën” opozitës, me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet

17:17 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com