• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me një skemë, të ngjashëm me modelin e vjetër japonez “harakiri”, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tërësisht kontravers, duke shkurtuar mandatet e të paktën pesë nga 9 anëtarët e saj.

Mandatet më të goditura janë atë të gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja dhe gjyqtares së dorëhequr në vitin 2024, Elsa Toska. Për këto dy mandate, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, ka deklaruar se përfundojnë në vitin 2025, ndërkohë që ato mbaronin në vitin 2028.

Po sipas atij vendimi, preken mandatet edhe të disa gjyqtarëve të tjerë. Fiona Papajorgjit dhe Marsida Xhaferllarit u shkurtohet qëndrimi në detyrë me nga një vit dhe ato do të largohen në vitin 2027. Ndërkohë, gjyqtari Ilir Toska duhet të largohet në vitin 2028, megjithëse mandati i tij përfundonte në vitin 2030.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në këtë konkluzion, pasi ka konsideruar se gjyqtarëve u ka filluar mandati në momentin që janë larguar gjyqtarët paraardhës, pavarësisht se secili prej 9 anëtarëve është zgjedhur në një kohë shumë më të vonë se sa ata që zëvendësuan në detyrë.

Lexo edhe:

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Për të qenë më konkret; Gjykata Kushtetuese ka llogaritur mandatet e gjyqtareve Bejtja dhe Toska si të nisura në vitin 2016, kur janë larguar anëtarët, të cilët zëvendësuan dy zonjat.

Ky vendim i rrëmujshëm, i cili pritet të ketë efekte negative afat-gjata në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, u mor këtë të Enjte (16 Tetor 2025), pas një kërkese të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për “interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues”.

Bejtja, pasojat më të rënda

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili shkon në të kundërt të parashikimeve kushtetuese dhe praktikës së konsoliduar të atij institucioni, godet më shumë gjyqtaren Sonila Bejtja, të cilës i shkurtohet mandati me plot 3 vjet.

Gjyqtarja Sonila Bejtja është emëruar në detyrë në vitin 2020, si pasuese e mandatit të plotë të gjyqtarit Besnik Muçi, i cili u largua nga detyra vetëm pas dy muajsh, për shkak të Vetingut. Gjyqtari Muçi ishte emëruar për një mandat të plotë 9-vjeçar dhe i përfundonte në shtator të vitit 2028.

Në foto: Gjyqtarët kushtetues (në rreth, gjyqtaret me mandat të ndërprerë; Elsa Toska, Holta Zaçaj, Sonila Bejtja)

Kushtetuta parashikon se gjyqtari që plotëson vakancën e parakohshme, e përfundon mandatin në ditën që duhet ta mbaronte paraardhësi i saj. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndryshe këtë të Enjte, kur ka vendosur se parimin e përtëritjes 3-vjeçare prevalon mbi mandatin e plotë të gjyqtarit kushtetues.

Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përfshirë në skemën e “përtëritjes 3-vjeçare” mandatin e gjyqtares Bejtja, pavarësisht se nenin 179/3 i Kushtetutës prekte dy gjyqtarë të tjërë, Holta Zaçaj dhe Sandër Beci.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi vetëm një ditë, pasi Presidenti Begaj “e lëshoi gojën” me Gjykatën Kushtetuese, duke iu drejtuar trupës së gjyqtarëve me terma “jo-logjikë”, “më ngritët kurth”, e të tjerë, pas pezullimit të dekretit për shpalljen e zgjedhjeve e parakohshme lokale në Tiranë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Në njoftimin publik, në fund të seancës, Gjykata Kushtetuese nuk ka folur për emra të përveçë gjyqtarësh, megjithëse gjithçka lidhet me anëtarë specifikë.

Nëpërmjet “gjuhës së drunjtë”, Gjykata Kushtetuese shprehet se: “Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson”.

Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese parashikon se skemë e “përtëritjes 3-vjeçare” duhet të zbatohej maksimalisht deri në vitin 2022. Por, Gjykata Kushtetuese, me vendimin më të fundit, i ka dhënë një interpretim tjetër atij neni.

“…ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031”.

Loja “Sadushi-Begaj” për mandatet

Në janar të këtij viti, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të saj, nën frymën e parashikimit kushtetues të “përtëritjes 3-vjeçare”. Në kërkesën e Begajt, në të cilën nuk lidhej objekti me përshkrimin, gjithësesi dukej qartë se ai kishte si synim ndërprerjen e parakohshme të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, e emëruar në detyrë nga paraardhësi i tij, Ilir Meta.

Në foto: Presidenti Bajram Begaj

Kërkesa e kreut të Shtetit vinte pas një “sulmi” të hapur dhe publik që kishte nisur kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kundër Gjykatës Kushtetuese.

Sadushi, në cilësinë e drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, ka luajtur shumë fije, me qëllim që ai të kishte në dorë tre mandate të Gjykatës Kushtetuese.

Ai arriti të ndërpresë mandatin e anëtares, njëkohësisht edhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e emëruar nga Gjykata e Lartë në vitin 2022. Ndërkohë, me duart e Presidentit Begaj, Sadushi arriti të zbatojë “skenarin” e tij për të marrë në kontroll edhe dy mandate të tjera kushtetuese.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese shpalli të përkohshëm mandatin e Sonila Bejtja, por edhe atë të gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska. Kjo e fundit ishte emëruar nga Parlamenti në vitin 2019 për një mandat të plotë. Toska dha dorëheqjen në shtator të vitit 2024 dhe Kuvendi nisi procedurat për plotësimin e vakancës.

Në foto: Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Sipas procedurës kushtetuese, pasardhësi i Elsa Toskës do të duhej të qëndronte në detyrë deri në fund të mandatit të saj, pra deri në vitin 2028. Por, me lëvizjen e fundit të Gjykatës Kushtetuese, mandati i Toskës u përfshi në “skemën e përtëritjes”, duke u konsideruar i përkohshëm. Në këtë mënyrë, pasardhësi i saj do të ketë mandat të plotë. Emri që do të marrë këtë mandat të plotë, do të jetë në duart e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të Sokol Sadushit.

Partia Demokratike në opozitë e konsideroi kërkesën e presidentit Begaj për interpretimin e mandave të Gjykatës Kushtetuese si një “ndërhyrje brutale në pavarësinë e Gjykatës”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, e renditi këtë çështje në një listë prej 7 shkeljesh të rënda kushtetuese. Mbi bazën e këtyre pikave, opozita kërkon nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

LEXO EDHE:

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

 

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

 

 

Etiketa: Bajram BegajGjykata e larteGjykata KushtetueseHolta ZaçajkapjaKushtetuesesmandatemandatiperteritjePresidentisokol sadushisonila bejtja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Gjykatën e Lartë/ Zbulohet audio, si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin!

14:39 : 16/10/2025
AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
AKTUALITET

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
Para

Rusët i dorëzojnë SHBA-së “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t

TË GJITHA

SPAK “mësyn” te Artan Dulaku/ Gazetarja: Koncesioni për Portin e Limionit, dyshime për aferë!

21:22 : 16/10/2025

Kremlini: Telefonata me Trump, iniciativë e Putinit

21:20 : 16/10/2025

“Aty ka gafa për në burg”/ Ndërtuesi dhe noterja shesin apartamentin dy herë

21:10 : 16/10/2025

Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

21:10 : 16/10/2025

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025

Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë, trafikon 50 mln euro në vit për drogë

20:43 : 16/10/2025

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com