Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha, ka kërkuar miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb në Kosovë, duke akuzuar mazhorancën për mohimin e këtij akti të rëndë historik.
Berisha deklaroi se mohimi i gjenocidit serb përbën një mohim të ndërgjegjes kombëtare dhe një fyerje për sakrificën e shqiptarëve që kanë rënë për Atdheun.
“Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh ndërgjegjen e kombit tënd, do të thotë të jesh pa ndërgjegje. Është jashtë çdo lloj koncepti,” – u shpreh Berisha, duke shtuar se “kreu i mazhorancës është argat i Vuçiç, shërbëtor i tij.”
Ai kujtoi se vitin e kaluar kishte ngritur çështjen e gjenocidit serb në Kukës, duke e cilësuar si të dokumentuar, ndërsa kritikoi përfaqësuesit e mazhorancës për etiketimin e kësaj nisme si “gafë”.
Berisha përfundoi duke paralajmëruar se mohimi i krimeve etnike është një akt bashkëautorësie në një krim monstruoz dhe kërkoi që Kuvendi të marrë një qëndrim të qartë dhe dinjitoz përballë historisë.
“Në Kosovë u bënë masakra, u vranë fëmijë. Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë do të thotë të jesh qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë çdo lloj koncepti. A mundet një shqiptar të shkelmojë mbi këtë gjak. Kreu juaj është argat i Vuçiçit, ai është shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit. Ndaj gjenocidit duhet të mbajmë qëndrim. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid…Ku e gjeni forcën ju të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serb po të ishin do të votoja po ta kishin bërë shqiptaret. Edhe maqedonas po të ishin do ta votoja po ta kishim bërë shqiptarë. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar. Ju bëheni bashkautorë në krim me Ramën.” tha ai.