• Kontakt
Thursday, October 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

22:36 : 15/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Askush nuk mendonte se kjo godinë e vjetër që në kohë të monizimit ka qenë “Shkolla e Rezervës” sot pa frikë do quhej “Prona e Gjakut”, pasi në një vend ku drejtësia duhet të jetë mburojë, ajo u kthye vetë në viktimë. Ky truall prej 4 mijë metrash katrorë dhe kjo godinë e amortizuar u shndërrua në një fushëbetejë që zgjati më shumë se tri dekada.

Në fund të viteve ’80, godina që sot është në qendër të konfliktit ishte pronë shtetërore, ish “Shkolla e Rezervës” në Shkodër. Pas rënies së komunizmit, Bashkia strehoi aty 31 familje të pastreha “përkohësisht”, por ajo përkohshmëri u kthye në përhershmëri. Shtëpi që u ndërtuan me duar, u përshtatën, u legalizuan në mendjen e banorëve, por jo në letra.

Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave vendosi që trualli i takonte familjes Shkambi, sipas dokumenteve të para ’45-ës. Një vendim i drejtë në letër, por i verbër në realitet. Askush nuk mendoi për 31 familjet që jetonin aty. Shteti vulosi një vendim dhe u zhduk. Pra, në rastin konkret, bashkia e Shkodrës ndezi fitilin. Nuk i dha asnjë zgjidhje 31 familjeve që kishin zhvilluar pronën dhe nisën kalvarin e gjyqeve. ‘Nuk mund të tjetërsohet prona, në Shqipëri ka ndodhur çdo fenomen i mundshëm me pronën është bërë ca ka dashur qejfi dikush’ u shpreh gazetari, Roland Qafoku.

Në vitin 2002, ndodh absurdi shqiptar: për të njëjtën pronë, dalin dy vendime gjykatash të kundërta. Njëra i njeh banorët si posedues të ligjshëm, tjetra i shpall uzurpatorë. Një vendim thotë “e drejta është me ta”, tjetri “duhet të dalin jashtë”. Dhe kur ligji flet me dy zëra, fiton kaosi.

“Kam ardhur në 1996, ia kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit me lekë në dorë dhe me dokumenta. Në 2012 u kujtua se është pronar dhe e bleu. Tani nuk ka as faj, pasi ka dhënë lekët dhe nuk ka marrë rezultat, pasi duhet t’ia jepte Lorenc Luka pronën që bleu. Nëse ai nxjerr një vendim gjykate me emrat tanë që duhet të lirojmë banesën, ne e lirojmë”, thotë një prej banorëve të strehuar në godinën në konflikt’ u shpreh.

Lexo edhe:

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

“Kemi që në 1992 që jemi këtu. Ka qenë e pabanueshme, por kemi futur shumë lekë dhe tani jetohet. Nuk mund të tallen me ne. Kemi pasur përplasje siç e dini. Gjon Shkambi është kujtuar pas 20 vitesh që është pronar”, deklaron një tjetër banore.

“Ne na ka shitur shteti në 2012. Lorenc Luka, ka thënë dilni pa asnjë zgjidhje. Kur e kemi pyetur na ka thënë që të vrasim veten”, thotë banori i godinës që pretendohet nga familja Shkambi. Në 2010, Apeli i Shkodrës vendosi që prona t’i kthehej familjes Shkambi. Por vendimi mbeti në letër. Përmbarimi nuk veproi, policia heshti, bashkia shmangu përgjegjësinë.

Në 2012, Ministria e Financave ua shiti godinën familjes Shkambi përmes të drejtës së parablerjes, një akt që duhej të mbyllte gjithçka. Por asgjë nuk ndryshoi. Banorët nuk u larguan, duke thënë: “Shteti vetë na futi, shteti tani na përzë.” Pra, shteti krijoi një situatë ku të dyja palët kishin të drejtë duke i zhytur në konflikt.

Vitet kaluan, dhe çështja “Skënderbeg” u bë simbol i drejtësisë që nuk funksionon: vendime që bien ndesh me njëra-tjetrën, institucione që nuk flasin, përmbarues pa mbrojtje, qytetarë që s’besojnë më askënd. Në 2022, përmbarimi tentoi më në fund të zbatojë vendimin për kthimin e pronës te familja Shkambi. Banorët kundërshtuan, shteti heshti…

Të paktën, deri në tetor 2025, kur çështja mbërriti në Apelin e Tiranës, para trupës së gjyqtarit Astrit Kalaja. Aty ku Elvis Shkambi, 30-vjeçari i përfshirë në proces, hyri në sallë me armë dhe qëlloi mbi gjyqtarin. Një krim që tronditi vendin dhe zbërtheu dështimin e çdo hallke të sistemit.Një vrasje në gjykatë nuk është thjesht akt i çmendur…

Është pasojë e një zinxhiri dështimesh: e shtetit që nuk strehoi ata që futi vetë, e gjykatave që flasin me dy zëra, e sigurisë që ekziston vetëm në letra. Gjyqtari Kalaja pagoi me jetë fajin e të tjerëve, në një sistem që nuk mbrojti dot as vetveten. Rasti “Shkambi” është pasqyra më e qartë e drejtësisë shqiptare: Kur vendimet janë të kundërta, qytetarët nuk presin më drejtësi, presin hakmarrje. Dhe atë ditë, në sallën e Apelit, drejtësia u rrëzua me një plumb.

Ajo që bën përshtypje është fakti se emri i Gjon Shkambit del edhe në konfliktet për pronat në Gjirin e Lalzit. Sipas informacioneve, Gjon Shkambi ka një lidhje të tërthortë me kishën Franceskane në Kepin e Rodonit. Ai ka studiuar për tu bërë prift. Djali i Gjonit, Marku, po ashtu ka nisur shkollën, por e ka lënë pas një viti. Gjoni dhe Marku, kanë pasur një kompani sigurie. Ata kanë lidhur kontratën për mbrojtjen e territoreve të kishës në Kepin e Rodonit dhe Kishës së Lacit për një vit. Kontrata është lidhur në emrin e Markut, si person fizik. Mendohet se ata mund të kenë përfituar tokë në zonë por kjo është ende e pakonfirmuar./Top Channel

Etiketa: Astrit Kalajagjykata e apelitShkoderShkolla e Rezervësvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

22:24 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtari Kalaja u vra përpara syve të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin tronditës

17:19 : 15/10/2025
AKTUALITET

Vrau vëllain dhe kunatën në Tiranë, burg përjetë për Arsen Muskurtin

15:39 : 15/10/2025
AKTUALITET

Dhanë dëshmi të rreme për një vrasje të ’97-ës, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

14:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për tentativë grabitjeje dhe veprimtari kriminale, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

10:30 : 15/10/2025
AKTUALITET

Vrau Astrit Kalanë në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit: Ja ku e fsheha pistoletën

20:22 : 14/10/2025
Para

"Beu" i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

TË GJITHA

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

22:57 : 15/10/2025

Horoskopi, e enjte, 16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 15/10/2025

Incident ajror për Pete Hegseth, avion i shtetëror detyrohet të ulet urgjent në Britani

22:52 : 15/10/2025

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

22:43 : 15/10/2025

Historia e koklavitur nga shteti në pronën që i mori jetën gjyqtarit, deklaratat e banorëve

22:36 : 15/10/2025

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

22:24 : 15/10/2025

Pas betejës ligjore për trashëgiminë, vajza e Michael Jackson përfiton 55 milionë euro

22:09 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com