• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

Sipas një studimi të IW, një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga njerëz me prejardhje emigrantësh. Regjistrimet e patentave nga emigrantët me origjinë indiane në veçanti janë në rritje.

08:30 : 14/10/2025
në BOTA

Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me rrënjë të huaja. Në vitin 2022, afërsisht një në shtatë aplikime për patentë u paraqitën prej tyre (14%), raportuan studiuesit të hënën (13.10).

Në vitin 2000, ishte vetëm një në njëzet (4.9%). Prandaj, emigrantët janë “gjithnjë e më të rëndësishëm” për ekonominë gjermane, shpjegoi IW.

Evropa Lindore dhe Jugore kryesojnë

Për studimin, IW i grupoi emrat e të gjithë shpikësve që nga viti 2000 në njërën nga 24 zonat gjuhësore. Në këtë mënyrë, “rajoni i origjinës së individit në fjalë mund të përcaktohet me gjasa të mëdha”.

Lexo edhe:

Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

Sipas studimit, shpikësit nga Evropa Lindore dhe Juglindore kontribuojnë më shumë në regjistrimet e patentave në Gjermani, me një pjesëmarrje prej gati 3%. Në vendin e dytë janë zonat gjuhësore të Evropës Jugore dhe Amerikës Latine.

Në vendin e tretë është hapësira arabe, përfshirë Turqinë, me rreth 2%. Pjesëmarrja e saj është katërfishuar që nga viti 2000. Rritja është veçanërisht e fortë midis njerëzve me origjinë indiane: që nga fillimi i mijëvjeçarit, regjistrimet e patentave prej tyre janë rritur dymbëdhjetëfish, duke arritur aktualisht në 1.2%.

“Nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike”

“Sukseset në Indi tregojnë si duhet vepruar, edhe në vende të tjera me një nivel të lartë arsimimi dhe një shoqëri të re, që, në koordinim me vendin përkatës të origjinës, të tërhiqen gjithnjë e më shumë studiues dhe profesionistë të kualifikuar”, thuhet në studim. Megjithatë, vetëm përpjekjet për rekrutim dhe informim nuk janë të mjaftueshme.

Ashtu si vendet e tjera të industrializuara, Gjermania mbështetet në imigrimin e njerëzve të arsimuar mirë. “Për të qenë në gjendje të konkurrosh për trurin më të mirë, nevojiten procedura të shpejta dhe jo burokratike për hyrjen në Gjermani dhe njohjen e kualifikimeve”, deklaroi studiuesja e IW, Alexandra Köbler.

Një frymë e hapur është gjithashtu thelbësore për të tërhequr ekspertë me njohuritë e tyre dhe për të mbetur tërheqëse për talentet e huaja, theksoi ajo. Në përgjithësi, Gjermania është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të patentave të regjistruara, pas vetëm Shteteve të Bashkuara. Në total, studiuesit në Republikën Federale regjistruan rreth 25.000 patenta vitin e kaluar.

Ugur Sahin (nga e majta në të djathtë) dhe gruaja e tij Özlem Türeci, gjermanë me origjinë turke, themelues të kompanisë Biontech, zhvilluese e vaksinës kundër koronavirusit me seli në Mainz të Gjermanisë. Të dy shohin në kamera e buzëqeshin
Ugur Sahin (nga e majta në të djathtë) dhe gruaja e tij Özlem Türeci, gjermanë me origjinë turke, themelues të kompanisë Biontech, zhvilluese e vaksinës kundër koronavirusit me seli në Mainz të Gjermanisë.Fotografi: Christophe Gateau/dpa/picture alliance

Përqindje më e lartë e shpikëseve femra midis emigrantëve

Përqindja e shpikëseve femra midis emigrantëve, me pothuajse 9%, është pothuajse dyfishi i asaj të gjermanëve. Konkretisht, kjo përqindje është më e lartë në të gjitha zonat e tjera gjuhësore sesa në hapësirën gjermanishtfolëse, veçanërisht në zonat gjuhësore të Evropës Lindore, si çekishtja (13.6%), polonishtja (13.2%) dhe rumanishtja (12.7%), por edhe në koreanisht dhe spanjisht-portugalisht (11.1 secila), sipas IW.

“Këto rezultate mbështesin tezën e paradoksit të barazisë gjinore, domethënë vëzhgimin empirik se gratë në vendet me nivele të larta mirëqënieje dhe barazi të lartë të të drejtave u shmangen karrierave dhe profesioneve teknike dhe shkencore”, thuhet në studim.

Gratë në vendet me nivele më të ulëta mirëqënieje ose më pak barazi shfrytëzojnë studimet MINT për të “arritur një punë të paguar mirë, pavarësi dhe prosperitet”.

MINT do të thotë matematikë, shkencë kompjuterike, shkenca natyrore dhe teknologji. Kjo fushë në përgjithësi gjeneron një numër veçanërisht të lartë patentash.

Shkurt, sipas IW, përqindja e shpikëseve femra në numrin e përgjithshëm të patentave të regjistruara në Gjermani është rritur ndjeshëm, nga 3.7% në vitin 2000 në 6.0% sot, dhe migrimi po kontribuon në një sektor inovacioni gjithnjë e më të dominuar nga femrat në Gjermani./DW

Etiketa: emigranteGjermanishpikje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet 29-vjeçari nga Lushnja

14:25 : 02/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025
AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
Para

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

TË GJITHA

Abuzimet në zgjedhje, shpopullimi dhe krimi i organizuar, raporti i KE ‘nxin’ qeverinë shqiptare

14:04 : 04/11/2025

Të armatosur, me makinë të blinduar dhe targë ruse të falsifikuar, arrestohen 2 të rinj në Durrës

13:59 : 04/11/2025

Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Fillon historia e dimrit të fortë për Edi Ramën

13:49 : 04/11/2025

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com