Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani ka paraqitur raportin këtë të martë para deputetëve në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor të institucionit që ai drejton.
Kreu i SPAK bëri me dije se gjatë vitit 2024 janë sekuestruar 65.5 milionë euro nga hetimet pasurore dhe financiare, 60% më shumë se në 2023. Sipas tij, këto pasuri përfshijnë pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe kriptovaluta. Sa i përket krimit të organizuar, ai tha se mbetet aktiv jo vetëm brenda vendit, por deri në Amerikën Latine, kryesisht në trafik droge dhe krime kibernetike.
Altin Dumani: Gjatë vitit 2024, numri i prokurorëve u rrit nga 17 në 20, u shtua ekspertiza e BKT-së dhe u rriten trajnimet ndërkombëtare që sollën rrije të efektivitetet të hetimet për korrupsioni. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi i përgjithshëm për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar në SPAK, i cili standardizon hetimet financiare dhe i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Si rezultat u intensifikuar sekuestrimet dhe konfiskimet me aseteve kriminale, duke arritur në 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023. Këto përfshijnë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.
Krimi i organizuar shqipfolës mbetet një ndër më aktivët jo vetëm në vend, por deri në Amerikën Latine dhe rrezikshmëria e tij ka ardhur në rritje, për shkak të aktivitetit të narkotrafikut kryesisht dhe fitimeve të mëdha që ai sjell. Për vitin 2024, forca e këtyre grupeve ka rënë lehtësisht për shkak të goditjeve nga SPAK, por mbeten aktive si në trafik droge, por edhe në krimin kibernetik dhe qeniet njerëzore.
Kreu i SPAK foli dhe për tipologjinë e organizatave kriminale dhe përpjekjen e tyre në rritje për pastrimin e parave, deri edhe në kriptovaluta.
Altin Dumani: Krimi i drogës me nivel të lartë rreziku, kurse trafiku i qenieve njerëzore me rrezik mesatar. Grupet shqiptare janë me tendence sofistikimi dhe shtrirje gjeografike deri në Amerikën e Jugut dhe ato skandinave. Pastrimi para në progres rreziku të lartë nga veprimtaria e grupeve kriminale. Trafiku narkotikëve ka një ulje të lehtë si pasojë e goditjeve, por vijon aktiviteti kriminal. Tipologjia e gupeve kriminale janë aktive sidomos ato të narkotrafikut si në Itali, Belgjikë, Spanjë, Francë, por edhe në Norvegji e më tej. Veprojnë dhe blejnë drogë deri në Kolumbi, Ekuador dhe Paraguaj.
Gjatë vitit 2024, Dumani bëri me dije se janë 10 funksionarë të lartë për të cilët ka pasur vendim të formës të prerë nga gjykatat, teksa në total janë hetuar 854 procedime penale, ku në fushën e korrupsionit janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë.
Ai theksoin se këta perssona kane qenë zyrtarë me ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.
Altin Dumani: Sa i takon korrupsioni, gjatë vitit 2024 treguesit tregojnë një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9% janë kërkuar të pushohen dhe 12.3% janë transferuar në Prokurorit e Juridiksionit të Përgjithshëm, rreth 1% janë pezulluar ndërsa rreth 67.4% të çështje mbeten pjesë e hetimeve për vitin 2025.
Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë për të cilët ka pasur vendimi të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Për sa i takon matjes së nivelit të rriskut, tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, zgjerimi në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare. Gjatë vitit 2014, janë hetuar 854 procedime penale, nga të cilët 526 të mbartura nga 2023 dhe 328 të regjistruar në vitin 2024. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 9.7% të procedimeve të reja, dhe 13% të hetimeve të përfunduara.
Kreu i SPAK foli edhe për rezultatet konkrete, goditjen e këtyre grupeve, edhe në bashkëpunim me partnerët.
Altin Dumani: Janë 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë të goditura, 10 janë dërguar në gjykatë. Grupet bëjnë komunikim të koduar, përdorim i pastrimit të parave në mënyrë të sofistikuar dhe deri në kriptovaluta kryesisht. janë Aktiv në shumë qytete të vendit si Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan etj. Por edhe në mashtrim kompjuterik ka pasur aktivitet me një vlerë 6 mln euro të sekuestruara. Grupet shqiptare janë të përfshirë edhe në krimin kibernetik.
Në fushën e korrupsionit, gjatë 2024 janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, prej të cilëve 19 të dërguar në gjykim dhe 10 të dënuar me vendim të formës së prerë. Edhe lufta kundër krimi të organizuar ka shënuar rritje, me 19 % për çështje të regjistruara dhe 35 % për çështje të përfunduar. Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja nga të cilat një u dërgua në gjykatë, pjesa tjetër mbetet në hetim. Sa i takon vlerës së pasurisë së konfiskuar dhe sekuestruara, është në shumën 66.5 milionë euro. Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara. 45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Altin Dumani tha se një problematikë e dukshme mbetet hetimi dhe gjurmimi i kriptovalutave, si në aktivitetin kriminale të operimit ë tyre, por edhe të veprimtarisë së organizatave që kryejnë pastrimin e parave duke i konvertuar kryesisht në kripto fitimet e tyre.
Kreu i SPAK shpjegoi me një rast konkret se si u penguan gjatë një hetimi dhe iu desh ndihma e partnerëve ndërkombëtarë me teknologji të sofistikuar. Ndaj ai kërkoi nga Komisioni ndryshimin e ligjeve ose hartimin e disa të rejave që të ndihmojnë SPAK-u në hetimin dhe gjurmimin e këtij krimi.
Altin Dumani: Kemi bllokuar e sekuestruar 11 milionë euro kriptovaluta dhe kemi hasur vështirësi sepse nuk kemi portofolin për kriptomonedhat, jemi bazuar te ndihma e partnerëve ndërkombëtare, të një vendi të BE-së që na u vetëofrua, u krye në kuadrin ligjor sigurisht. Por jemi ndeshur me pengesa dhe ndaj duam ndryshime ligjore që të mos ndeshemi më tej me këto pengesa. Kemi të ngrira mbi 11 mln euro kriptovaluta, por duhen edhe ndryshime ligjore.
Kemi grupe të veçanta hetimi për ndjekjen e kriptove, por edhe bashkëpunim me vendet e BE-së, deri në Mbretërinë e Bashkuar për programet e ndjekjes së kriptove, por siç e theksova është i nevojshëm edhe aspekti ligjor me disa ndryshime.
Kreu i SPAK foli edhe për ndryshimet ligjore që kërkohen nga Ekzekutivi edhe për çështjen e ndarjes së aseteve të konfiskuara të grupeve kriminale mes Shqipërisë dhe shtetit ku është kryer ky aktivitet i paligjshëm.
Altin Dumani: Ka ardhur koha që edhe me ndihmën e ekzekutivit ka ardhur koha edhe në aspektin e sekuestrimit he konfiskimit të pasurive të hartohet kuadri ligjor edhe për ndarjen e tyre me shtetet përkatëse. Nuk po i përmend, por janë dy shtete deri tani që na kanë bërë kërkesa për këto pasuri të sekuestruara të grupeve kriminale me aktivitet të paligjshëm. Sepse këto pasuri të konfiskuara duhet të ndahen me shtetin ku është kryer ky aktivitet kriminal. Një pjesë e pasurive të këtyre personave vjen në rrugë të ndryshme në Shqipëri, madje edhe nga persona që janë nga Shqipëria, por nuk kanë asnjë aktivitet apo precedent në Shqipëri”, tha Dumani mes të tjerash në fjalën e tij.
PRESIONET
Gjatë fjalë, Altin Dumani ka ngritur shqetësimin për presionin e jashtëm që vjen nga faktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar. Ai kërkoi një reagim të koordinuar për mbrojtjen e institucionit dhe garantimin e pavarësisë së tij në kryerjen e hetimeve.
“Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, theksoi Dumani.
Një tjetër problem i theksuar në raport ishte mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, çka krijon pasiguri për vijimësinë e hetimeve të rëndësishme.
“Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha ai.
Ai më tej theksoi se numri i ulët i referimeve nga institucionet publike për çështje që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar mbetet një shqetësim serioz.
Gjithashtu, Dumani theksoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit. Ai vlerësoi se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ishte e mirë, por theksoi se ka shumë për të bërë, pasi numri i referimeve dhe kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat SPAK bashkëpunon është i ulët.
Në lidhje me denoncimet anonime, kreu i SPAK njoftoi se çdo ditë pranohen denoncime përmes faqes online, nga persona që ruajnë anonimitetin e tyre, pasi nuk u kërkohet dokument identifikimi.
Altin Dumani: Do ta vlerësoja mirë. Unë e përmenda pak numrin e referimeve, kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat bashkëpunojmë. Ka shumë për të bërë më mirë, sa i takon bashkëpunimit me Policinë e Shtetit apo institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit. Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK.
Sa i takon denoncimeve anonime, në faqen e SPAK marrim denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin. Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit. Ekziston kjo mundësi që të bësh denoncime anonime përmes faqes online, krahas asaj që vijnë më shkresa.
Ai u pyet për çështje të ndryshme dhe një prej tyre ishin kërcënimet apo presionet nga politika dhe emrat konkret të tyre. Dumani u shpreh se SPAK ka dhënë shenja se nuk i interesojnë emrat apo profili politik i personave, duke kryer hetime i pandikuar.
“Këto vite kemi dhënë shenja që nuk na interesojnë emrat. Për prokurorët e SPAK e rëndësishme është prova dhe ligjshmëria e veprimeve që ne kryejmë. Sa për emrat këto i thashë se kemi dhënë shenja dhe nuk ka interesojnë aspak emrat. Dhe prokurorët e SPAK janë të përgatitur për të hetuar çdo figurë, çdo subjekt, pavarësisht profilit politik, fuqisë financiare që mund të ketë apo interesave të tjera që fshihen pas. Këtë e kemi treguar pak e nga pak, thashë këto janë shenja për të arritur dhe për të qenë të suksesshëm”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK ngriti edhe shqetësimin e mbingarkesës së dosjeve dhe volumi i punës, ku duhet që 20 prokurorë të përballojnë të gjithë punën. Ai tha se SPAK nuk është as Policia dhe as Doganat, që kanë organikë të zgjeruar me burime njerëzore.
ZGJEDHJET E 11 MAJIT
Lidhur me shqetësimin e ngritur nga demokrati Oerd Bylykbashi për shit-blerjen e votës si fenomen dhe mosfunksionimin sipas tij të Task-Forcës së ngritur nga SPAK për 11 majin, kreu i SPAK pranon se ka vend për përmirësime, por sipas tij Task Forca nuk ka dështuar.
Dumani thekson se SPAK ka trajtuar me seriozitet çdo denoncim të ardhur. Gjithashtu edhe sa i përket Bylykbashit, Dumani thotë se gjatë fushatës prokurorët kanë patur komunikim me të lidhur me denoncime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Korçë, dhe çdo qark tjetër.
Oerd Bylykbashi: Pandëshkueshmëria e shitblerjes së votës që i ka dhënë krahë gjithnjë e më shumë. Për herë të parë ka dalë në raport të OSBE/ODIHR në vitin 2015, në 2017 pas kanabizimit ishte rekomandimi prioritar në raportin e OSBE. Pavarësisht se legjislatori ka forcuar kornizën ligjore, e kualifikoi si korrupsion, përsëri nuk ka ndodhur gjë. I ka dhënë krah shitblerjes së votës dhe tani është masive. Tani nuk ka më as llogari. 50 euro është histori qesharake. Po ju them anekdota, merr sa të marrësh. Duke qenë se nuk kishte ndryshim, me insistim të gjatë, në vështirësi për të patur komunikim me institucionin tuaj për këtë shqetësim tonë. E konsiderojmë si formën më të rrezikshme të korrupsionit.
Për këtë shqetësim insistuam në fillim 2024 një task forcë si model i Kosovës, u arrit që të ngrihej. Nuk është një operacion që nuk e gjejmë më aq sheshit, mbaruan zgjedhjet e 2025. Ishte një nga faktorët kryesorë të masakrës zgjedhore. Task forca në këtë pikë ishte një fiasco e madhe. nuk po flasim për shitblerje të votës nga zyrtarët të thjeshtë, por po flasim për krimin e organizuar. Spektakël i krimit të organizuar. Kemi informacion për persona, se nëse do kishim fotografi do ishin në rrezik njerëzit. Deri në këtë moment asgjë nuk ndodhi para zgjedhjeve. Fjalët ishin të mëdha nuk ndodhi gjë. Nëse dështon kjo nuk dimë çfarë të bëjmë tjetër. Nëse task forca nuk funksionoi, do doja të dija çfarë nuk funksionoi. Nuk kemi kohë të na vdesin zgjedhjet njëra pas tjetrës. Nuk do doja një përgjigje nuk kishte prova.
Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi. Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund. E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.
Altin Dumani: Në zbatim të rekomandimeve krijuam një task force për hetimin e krimit zgjedhor. U shtri në gjithë qarqet. Nuk mund të them se ka dështuar. Ka vend për tu përmirësuar. Në zgjedhjet e fundit janë kallëzuar dhjetëra kallëzime. Kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga të gjithë subjektet. Ka kryer verifikime në vend dhe kohë reale. Kur janë evidentuar elementë nga 194 materiale, subjektet kanë depozituar: 54 policia, 37 procedim, 10 raste SPAK. Janë transferuar nga prokurorët e rretheve 6 materiale.
Më tej, Bylykbashi iu referua operacionit “Ura” të zhvilluar nga SPAK në muajin maj në bashkëpunim me kolegët italianë. Sipas Bylykbashit, operacioni dështoi pasi personat e rëndësishëm nuk u arrestuan, pra patën mundësi të iknin dhe operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve. Dumani thekson se SPAK kërkoi caktimin e masave që në muajin mars dhe vendimi u dha 2 muaj më vonë.
Oerd Bylykbashi: Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi.
Altin Dumani: Operacioni “Ura” e kam deklaruar SPAK ka depozituar për caktim mase në muajin mars 2025. Dhe vendimi i caktimi të masës është dhënë nga data 5 maj. Dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët e Barit, është koordinuar takimi në Shqipëri më 7 maj, kishin punë përgatitore për të bërë dhe u fiksua data 21. Pse u arrestuan pse jo, e dini mirë nuk detyra jonë të arrestojë njerëz. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve.
MUNDËSIA E RIKANDIDIMIT PËR PROKURORËT
Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar te komisioni i Ligjeve, se kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandidojë sërish. Por Dumani ngriti shqetësimin e tij që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar.
Ai theksoi se shqetësimi që ngre nuk lidhet me interesin personal, por me funksionimin e institucionit, pasi 11 prokurorëve të SPAK u mbaron mandati brenda një viti, gjë e cila do krijonte boshllëk të madh.
Altin Dumani: Unë flas në emër të institucionit. A mund ta imagjinoni, në vitin 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë, në një vit është e pamundur.
Ai shtoi se një tjetër rrezik lidhet me faktin që këta prokurorë janë përfshirë në çështje të mëdha dhe komplekse, që kërkojnë ndjekje disa-vjeçare.
Sipas kreut të SPAK, vendi dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë investuar shumë në këtë trupë të posaçme prokurorësh, jo vetëm për përgatitjen e tyre profesionale, por edhe për të garantuar pavarësinë nga ndikimi politik, ekonomik apo kriminal.
Altin Dumani: Sa i takon mandatit të prokurorit të Posaçëm, unë kam qenë i zëshëm në këtë drejtim, s’ka të bëjë me interesin personal, në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidoj, është zgjedhje e imja, e kam bërë këtë marrëveshje që kur kam hyrë në këtë detyrë. Por, unë flas në emër të institucionit. A mund ta imagjinoni, në vitin 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti.
Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë, në një vit është e pamundur. E dyta është se këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment të bukur, ti i thua mandati jot mbaroi, s’ke më punë me çështjen, cenohen hetimet në këtë drejtim.
Tjetra, shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht, për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm për shkak të mandatit, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm… nuk kemi luksin që një prokuror të specializuar, të trajnuar për një kategori hetimet, ta çojmë një Prokurori të Juridiksioni të përgjithshëm dhe të fillojë të hetojë nga korrupsioni i nivelit të lartë ku ishte, të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor. Nuk kemi thënë rinovim mandati, por dhënieje të drejtë për të rikandiduar.
MASAT E SIGURISË
Altin Dumani u dha përgjigje pyetjeve të deputetëve të opozitës lidhur me masat e sigurisë që SPAK ka kërkuar në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha apo ish-Presidentin Ilir Meta.
I vendosur përballë faktit se ministra të qeverisë Rama, Prokuroria e Posaçme i heton duke mos vendosur asnjë masë sigurie, Dumani tha se të gjithë shtetasit trajtohen të barabartë para ligjit dhe është prokurori ai që sipas ligjit përcakton vetë natyrën e masës së sigurimit që kërkon.
Altin Dumani: Prokurori vendos strategjinë hetimore, ndërsa çdo kërkesë për caktim masave sigurimit sikurse edhe ju e dini kalon përmes filtrit të gjykatave. Edhe sa i takon kohëzgjatjes së hetimit, SPAK vepron sipas dispozitave të kodit të procedurës penale dhe standardeve ndërkombëtare duke u përpjekur të kryej çdo hetim brenda një kohe të arsyeshme, por duke ruajtur dhe cilësinë e veprimeve hetimore. Patjetër siç dihet çështjet që heton SPAK janë të një natyre të komplikuar dhe kërkojnë kohë pak më tepër për t’u hetuar sepse nuk është njësoj të hetosh një shkelje të rregull të qarkullimit Rrugor, apo një armëmbajtje pa leje, një kanosje një vjedhje njësoj si të hetosh një aferë korruptive apo një organizatë kriminale ose një grup të strukturuar kriminal.
Më tej, Dumani shtoi se SPAK trajton të gjithë personat e hetuar në mënyrë të barabartë pavarësisht funksionit apo pozicionit të tyre publik.
Altin Dumani: Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve sigurojnë që çdo individ të përballet me ligjin në të njëjtat kushte sipas nenit 18 të kushtetutës, duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Në rastet kur hetimi përfshin ish-kryeministra, figura me imunitet apo personazhe të njohur politikisht, SPAK nuk ka një protokoll të veçantë që ndryshon trajtimin e çështjes. Çdo veprim kryhet sipas dispozitave të kodit të procedurës penale, të cilat faktikisht në vlerësimin tim parashikimet e kodit të procedurës penale janë të qarta sa i takon llojit të masës së sigurimit që duhet caktuar dhe prokurorët në punën e tyre udhëhiqen pikërisht nga parashikimet e këtyre dispozitave procedurale penale. Nga pikëpamja e komunikimit institucional, një hetim me ndjeshmëri të lartë publike patjetër që kërkon kujdes shtesë dhe në mënyrën se si ofrohet informacioni apo transparenca e masave që mund të publikohet pa cenuar gjithmonë hetimin. Për të ardhur te çështja konkrete, sepse tashmë çështja është dërguar për gjykim edhe çështja është hetuar në një vit nga momenti i regjistrimit të emrit të autorit në regjistrin penal deri në dërgimin e çështjes në gjykim. Është hetuar brenda një viti dhe çështja ka kaluar për gjykim, ka kaluar fazën e gjyqtarit para seancës paraprake dhe ndodhet në gjykim të themelit.
DOSJA MCGONIGAL
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha te Komisioni i Ligjeve se dosja “McGonigal” është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja.
Altin Dumani: E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma juridike e autoriteteve gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim.
Dumani shpjegoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm me homologët në hetime dosjesh, goditje të grupeve kriminale dhe deri në operacionet e përbashkëta.
Altin Dumani: Sa për bashkëpunimin me organet ligjzbatuese të huaja, marrëdhëniet janë shumë të mira dhe këtë thonë edh vetë ato vende, që nga BE-ja dhe deri ën vendet e Amerikës Latine. Kemi nënshkruar edhe memorandume, kemi bërë dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. Kemi bashkëpunim edhe me Serbinë tani, që nuk e kishim më parë. Apo me Eurojust, që i merr edhe shembull hetimet nga SPAK, si dhe me EUROPOL, siç është çështja e kriptomonedhave. Bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha këto vende
PORTI I DURRËSIT DHE ECO PARK
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Altin Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe Eco Parkun në Durrës, për këtë të fundit, hetim i nisur kryesisht mbi bazën e raportimeve mediatike nga Boldnews. Kreu i SPAK tha se për Portin e Durrësit është regjistruar procedim penal, ndërsa për aferën Eco Park, hetimet paraprake janë drejt përfundimit
Oerd Bylykbashi: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund. E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.
Altin Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj. Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj.
ÇËSHTJA “ARUBA”
Lidhur me shqetësimet ngritura nga demokratja Elda Hoti, për fondet e OLAF dhe dosjen Aruba, Dumani u shpreh se për këtë të fundit nuk njeh ndonjë çështje “Aruba”, kurse hetimet për shpërdorimin e fondeve të OLAF po vijon dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme.
Elda Hoti: Aruba është e lidhur me pastrimin e parave, a mund të informojë SPAK publikun nëse është ngritur një grup ndër institucionale me Bankën e Shqipërisë, SHISH, për ndjekjen e flukseve financiare që mund të ketë dyshime në këtë aferë.
Altin Dumani: Drejtoreshën e OLAF e kisha në zyrën time. Është bërë publike si takim. Shprehu vlerësimin për takimin e që kemi patur mes zyrave tonë, kemi shkëmbyet informacione të shumta. Ka qenë dhe vazhdon dhe do vazhdojë për çështje të ndryshme nga të cilët, marrin në mbrojtje fondet e BE. Fonde që dyshohet se janë keqpërdorur nga administrata shqiptare. Çështja është në hetim që ju përmendni. Çështja është në fazën e hetimit dhe nuk mund të ndajë asgjë më tepër. SPAK ka hetimet aktive për përdorimin e fondeve të BE-së, bashkëpunim me zyrën europiane kundër mashtrimit është intensiv. Ju përmendët çështja Aruba. Nuk njoh ndonjë çështja Aruba. Nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik.
KËRCËNIMET NË ZGJEDHJE
Deputeti Klevis Balliu kërkoi të dinte përse Prokuroria e Posaçme nuk kishte hetuar bandën që kërcënoi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Vorë deputeten Albana Vokshi, se do i merrnin peng të bijën. Ai gjithashtu shtroi pyetjet për hetimin e dy denoncimeve të zyrave elektorale të PS-së në Tiranë po ditën e zgjedhjeve.
Në fillim prokurori Adnan Xholi dhe më pas vetë kreu i institucionit, Altin Dumani, shpjeguan se kallëzimi ishte regjistruar menjëherë pas telefonatës nga SPAK dhe pasi ishte verifikuar rezultoi se nuk përbënte kompetencë vepra penale e kanosjes, duke e përcjellë tek Policia e Tiranës. Sipas tij, e njëjta procedurë është ndjekur edhe për denoncimin e zyrave elektorale të PS-së për shit-blerjen e votës.
Adnand Xholi: Është e vërtetë që zonja Vokshi ka telefonuar disa herë me ne dhe te linja e gjelbërt, telefonata u konsiderua menjëherë dhe jemi vënë në lëvizje, kemi mbajtur kontakt me zonjën Vokshi dhe Policinë e Tiranës dhe është përqendruar te institucioni kompetent për këtë kallëzim, pasi siç e dini SPAK ka kompetencë të caktuar. Por ne kemi vepruar dhe kemi deleguar, ishte një vepër tjetër që s’kishte lidhje me kompetencën tonë, ishte kanosje, e s’mund të shkelim kompetencën tonë, korrupsion pasiv dhe aktiv zgjedhor kemi ne kompetencë, e pikërisht për kanosjen ishe kompetencë e një tjetër institucioni, ku dhe ne e referuam. Por brenda minutës që u dha informacioni, kanosja nga disa persona, është referuar dhe janë kryer veprimet e rastit”, shpjegoi prokurori Xholi.
Këmbënguljes së Balliut në një moment Altin Dumani iu përgjigj me argumentin se ata ishin institucion ligjzbatues dhe nuk bënin komente politike, por ndiqnin provat.
Altin Dumani: Ka qenë në cilësinë e kallëzueses deputetja Vokshi dhe jo të kallëzueses. Ju jeni deputet që bëni edhe komente politike sepse jeni i mandatuar nga populli dhe është e drejta juaj të bëni komente, por nuk mund të jap përgjigje jashtë detyrës. Ne nuk merremi me komente politike, ne merrmi me prova. Nëse na bën përshtypje prova, nuk na intereson emri apo pozita e tjetrit. Për zyrat elektorale.
Ndërsa për denoncimet e zyrave elektorale të 2 deputetëve të PS ën Tiranë më 11 maj, Dumani sqaroi se: “Aq kemi mundësi dhe aq kemi bërë, jemi të gatshëm për të informuar për këtë. Veprimet hetimore i ka bërë Policia Tiranës dhe i ka përcjellë te Prokuroria e Përgjithshme dhe e Tiranës, sepse nuk është kompetenca jonë”.
Dumani vuri në dukje para Komisionit të Ligjeve edhe kërcënimet serioze ndaj të cilave përballeshin prokurorët e SPAK.
“Prokurorët kanë rënë preh e kërcënimeve serioze dhe jo dosido, të grupeve kriminale. Por prokurorët e SPAK kanë vijuar punën e tyre duke i goditur ato, e thashë janë 16 grupe të goditura. A duhet bërë më shumë, po mund të bëhet më shumë”, tha Dumani.
“TIGRAT 1 dhe 3”
Pyetjeve të demokratit Gjin Gjoni për hetimet mbi pastrimin e parave, Dumani thotë se procedimet janë duke u rritur nga ana e SPAK.
“Për pastrimin e parave, e kemi përmendur është shqetësim, kemi ndërtuar rast pas rasti. Numri i hetimeve ka ardhur në rritje, vlera e pasurive të konfiskuara është rritur. Ka vend për të rritur numrin e hetimeve. Nuk është e lehtë, kemi treguar që vit pas viti kemi shtuar numrin e procedimeve.”
Lidhur me platformat Sky dhe Encro, Dumani thotë se ka bashkëpunim me partnerët në mënyrë të vijueshme dhe veprohet përmes informacioneve të ardhura nga letër porositë.
“Sky Ec Matrix Encro chat, sa i takon numrit nuk je shumë i informuar. Është shumë i madh numri i platformave të kriptuara. Kemi shkëmbime herëpashershme të të dhënave duke u bazuar dhe ne letërporositë dhe përmes Ministrisë së drejtësisë.”
Gjithashtu u përgjigj edhe nëse ka hetime për grupet kriminale dhe bankat në të cilat sipas Gjonit, ato pastrojnë paratë e krimit.
“A ka një hetim për pastrim parash në banka? Nuk mund të them gjë. Kemi patur një rast jo për bankat, por për elementë të krimit që tentuan të përdorin bankat për pastrim parash.”
Ai iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka hetim për TEC-et lundruese në Vlorë, Tigri 1 dhe Tigri 2, të konsideruar si aferë korruptive.
“Tigri 1 dhe Tigri 3 në rasat se evidentojmë prova do ushtrojmë ndjekje penale në çdo rast”, përfundoi Dumani.
NDIKIMI I DEKLARATAVE TË POLITIKËS
Altin Dumani ka ngritur shqetësimin për ndikimin që kanë deklaratat politike ndaj sigurisë së prokurorëve të posaçëm. Sipas tij, edhe pse SPAK mban qëndrim të distancuar nga debati politik, sulmet që vijnë nga aktorë politikë krijojnë shqetësime serioze, pasi frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar.
Dumani theksoi se në punë e përditshme prokurorët kanë evidentuar që sa herë sulmet politike shtohem, shtohen edhe rastet e kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.
Dumani: Sa i takon deklaratave politike, siç edhe be keni vënë re, SPAK përpiqet të rrijë larg këtyre deklaratave duke mos u përfshirë ne debate apo në replika. Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre. Ne këtë e kemi vënë re edhe në punë tonë të përditshme, sepse sa herë që sulmet politike shtohem vihen re edhe shtime të rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne, siç e thash edhe më pare, rrimë larg deklaratave politike, sepse nuk është pjesa jonë. Pjesa jona është të hetojmë çështje të bazuara në prova dhe në ligj.
PROTESTA PËR VELIAJN DHE KRITIKAT E RAMËS
Altin Dumani e ka konsideruar si një ngjarje të shëmtuar që nuk duket të përsëritur, protestën para godinës së SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt nga administrata e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS për telefonat, i ka konsideruar si një retorikë politike.
“Ishte një shfaqje e shëmtuar, isha atë ditë aty, ngjaje e shëmtuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, u përjetua nga prokurorët. Në mënyrë institucionale njoftuam institucionet përgjegjëse, që nuk i kishin marrë masat e nevojshme. Sjell përvojën time, kur me vështirësi kemi kaluar, me rrezikun në turmat e njerëzve për të kaluar aty dhe ju e patë edhe vetë atë ditë, kisha emergjencë familjare, isha i detyruar që të bëja atë lëvizje se edhe mund ta vonoja dy orë, por isha i shqetësuar se kisha edhe trupën e shoqëruesve dhe mund të rrezikohej, por ata vepruan me profesionalizëm. Kjo ngjarje nuk duhet të ndodhë asnjëherë më”, u shpreh Dumani.
Kurse për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Veliajt dhe a ka vija të kuqe për hetimin e kreut të qeverisë, të cilat SPAK nuk i shkel dot, ai u shpreh:
“E thashë edhe njëherë, sa i përket pyetjes së dytë, nuk ka rëndësi emri, por prova. Për sa kohë ka prova, nuk ka më rëndësi emri i personit. Deklaratën e kryeministrit e kam konsideruar si retorikë politike, nuk më interesojnë deklaratat por provat. Dhe nëpërmjet provave ndërtohen çështje të suksesshme”.
Dumani komentoi edhe për pyetjen e hetimit të kupolës së policisë të lidhur me krimin, duke shmangur interpretimet, duke u bazuar tek provat.
“Policia e Shtetit ka djem e vajza shumë të mirë për detyrën, e me të cilët në bashkëpunojmë. Për rastet që kemi pasur kemi vepruar dhe kemi goditur grupet kriminale”, u shpreh ai.
Në fund, Dumani u përgjigj edhe për ndryshimet në Kodin Penal, duke shpjeguar se ata po punojnë aktualisht për çështjet e posaçme që prekin edhe SPAK dhe nëse do kenë kundërshtime, do t’i bëjnë ato të ditura edhe publikisht.
“Kemi përgatitur një material përkatës se si ne i konsiderojmë këto ndryshime të Kodit Penal. Kemi përfunduar pjesën e përgjithshme, po punojmë për pjesën e posaçme, jemi ende në proces, për të vlerësuar çështjet me kompetencën tonë. Do japim mendimet tona më vonë, s’mund të themi gjë për momentin. Do paraqesim kundërshtimet tona nëse do kemi”, përfundoi ai.
IRENA GJOKA NËN HETIM NGA SPAK
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka konfirmuar se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Dumani e dha këtë deklaratë, pasi iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Gent Strazimiri, i cili kërkoi nga SPAK-u përse nuk hetohet Irena Gjoka për mosdeklarim të formularit të vetëdeklarimit dhe që ka gënjyer.
Kreu i SPAK theksoi se për gjyqtaren Gjoka është regjistruar procedim penal në qershor 2025 dhe hetimet janë në fazën paraprake.
“Është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japim informacione. Kemi procedim penal të regjistruar në qershor 2025 dhe po kryejmë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Altin Dumani.
Procedimi penal për Irena Gjokën, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata, është regjistruar më 5 qershor të këtij viti për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Rreth një viti më parë, mediat greke publikuan vendimin e gjykatës së Athinës për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka (Maneku – Shpata). Nga vendimi vërtetohej se ajo është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar dhe për këtë shkak iu ndalua hyrja për 12 vite në vendet e zonës Shengen.
Media greke raporton se Irena Gjoka ka tentuar të hyjë në Greqi më 24 dhjetor 2002, bashkë me bashkëshortin e saj nga pika kufitare e Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.
Në atë kohë, verio-epiriotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.” – thuhej në artikull.
Nëse kjo vërtetohet, rezulton se Irena Gjoka ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jshtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.