• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor po e trajton vrasjen tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, si një çështje të lidhur ngushtësisht me sigurinë, si edhe bën thirrje për për shmangien e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqësorit në rrjete sociale, pa analizuar dhe sugjeruar zgjidhje për zvarritjen e tejskajlshme të seancave, e cila besohet se është shkaku real i revoltës së publikut ndaj sistemit të drejtësisë.

Të premten e kaluar (10 Tetor 2025), Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të diskutuar mbi Deklaratën e Mbledhjes së Gjyqtarëve, të zhvilluar në mesjavën e kaluar. Takimi i trupës së gjyqtarëve të Republikës kishte në fokus sigurinë e tyre dhe institucioneve, si edhe pranimin hapur dhe publikisht nga gjyqtarët të problemeve të theksuara të sistemit me mungesën e gjyqtarëve dhe kohëzgjatjen tej logjikës së proceseve gjyqësore.

KLGJ, sipas deklaratës së bërë publike, është fokusuar tërësisht në marrjen e masave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e integritetit fizik të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës.

Lexo edhe:

KLGJ publikon planin e masave emergjente për gjykatat, pas vrasjes së gjyqtarit

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

Në foto: Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi

Anëtarët e KLGJ-së nuk rezulton të kenë analizuar aspak situatën me vonesat në dhënien e vendimeve dhe as nuk ka aktivizuar një plan të tij, i cili ka mbetur në letër që prej vitit 2024.

Apatia e Këshillit të Lartë Gjyqësor pason injorimin e plotë të strukturave qeveritare për të ndërmarrë masat e nevojshme dhe urgjente për përmirësimin e cilësisë së vendimmarrjes.

Në fundjavë, Ministria e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtori i Policisë, Ilir Proda, pushtuan hapësirën mediatike me mesazhin për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit në rrugë të monopatinave, duke dhënë kështu sinjal se shqetësimi i trupës së gjyqtarëve është një çështje që nuk e kanë prioritet.

Sjellje “struci”

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe qeveria kanë vendosur që, të paktën për momentin, të mos trajtojnë zemërimin e qytetarëve ndaj efekteve shkatërruese të Reformës në Drejtësi.

Paketa kushtetuese e ligjore, e miratuar në vitin 2016, është trajtuar shpesh nga kryeministri Edi Rama si “guri i çmuar i kurorës” i mandateve të tij qeverisëse. Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përbërje të të cilit janë 5 nga 11 anëtarë të zgjedhur nga shumica parlamentare e socialistëve të Ramës, nuk ka dashur të prishë aureolën e krijuar nga kryeministri, megjithëse sistemi i drejtësisë është në pikën më të ulët.

Në Maj të vitit 2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në praninë e përfaqësueve të qeverisë, të Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe partnerëve ndërkombëtarë, prezantoi Strategjinë për Uljen e Stokut të dosjeve në gjykata.

Strategjia e hartuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për uljen e stokut gjigand në sistemin e drejtësisë përmblidhet në së paku tre elementë kryesorë; ndryshime ligjore për të bërë më fleksibël punën e organeve të drejtësisë; rritje e fondeve për gjyqësorin dhe rritje e fondeve për staf administrativ.

Në foto (montazh): Prezantimi i Strategjisë për Uljen e Stokut në gjykata (maj, 2024)

Rreth një dekadë nga miratimi i Reformës në Drejtësi, institucionet e shohin sërish zgjidhjen tek pika zero-te ndryshimet ligjore dhe shtimi i fondeve.

Por, edhe këto ndryshime të mundshme, siç sugjerohen në Strategjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sërish nuk arrijnë në një zgjidhje përfundimtare.

Sipas projeksioneve të KLGJ-së dhe vetëm nëse plotësohen kushtet për ndryshime ligjore dhe shumë fonde shtesë, stoku i dosjeve mund të ulet ndjeshëm deri në vitin 2030.

Ky është gjithësesi një projeksion, i cili jo domosdoshmërisht do të plotësohet. Dhe këtë e pranon edhe vetë Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili, në tekstin e Strategjisë, shprehet: “Skenari për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura është i arritshëm vetëm nëse plotësohen në mënyrë kumulative e graduale supozimet e mësipërme…”.

Pritshmëria e KLGJ-së, sipas asaj Strategjie, varet nga disa faktorëve, të shprehur me disa “nëqoftëse”.

“Nëse ecuria e numrit të çështjeve të ardhura dhe performanca e gjyqtarëve individualë mbeten të njëjta, atëherë pritet që gjykata të jetë në gjendje të ulë numrin e të gjitha çështjeve të prapambetura në vitin 2027. Në rast se zbatohen masat e tjera shtesë për uljen e numrit dhe parandalimin e çështjeve të prapambetura, si dhe në rast se miratohet në kohë paketa e ndryshimeve ligjore të për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, pritet që edhe më herët të ndodhë një pakësim i ndjeshëm i çështjeve të prapambetura në këtë gjykatë”, thuhet në Strategjinë e re të KLGJ-së.

“Harrohet” Strategjia

Strategjia, megjithëse me shumë defekte, sërish ka mbetur në letër. Një vit pas miratimit të saj, asgjë nuk ka lëvizur. Përkundrazi, situata është përkeqësuar akoma më shumë.

Procesi kaotik i rivlerësimit (Vetingut) ka vijuar të largojë gjyqtarë nga detyra dhe aktualisht sistemi i drejtësisë punon me rreth 50 përqind të organikës së miratuar.

Shkolla e Magjistraturës po nxjerr gjyqtarë me pikatore, edhe ata, shumica dërrmuese me prejardhje nga administrata publike e qeverisë “Rama”. Numri i ndihmësve ligjorë vijojnë të jetë tejet i ulët dhe nuk u përgjigjet aspak nevojave të gjyqësorit.

Infrastruktura, përfshirë godinat dhe ambjentet ndihmëse, janë në kushtet më të vështira të mundshme, gjë që, fatkeqësisht, u konfirmua me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

E gjithë kjo katrahurë ka ndikuar që proceset gjyqësore të zgjasin për shumë vite, aq sa duket e pamundur që vendimi të merret brenda afatit të një brezi njerëzor.

LEXO EDHE:

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

Etiketa: gjyqtareIlir RusiKLGJprocese gjyqësoreqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ publikon planin e masave emergjente për gjykatat, pas vrasjes së gjyqtarit

09:33 : 13/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025
AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

15:25 : 07/10/2025
AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
Para

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

TË GJITHA

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025

Shqiptari i dëbuar rikthehet ilegalisht në Itali, arrestohet nga autoritetet në Asti

16:14 : 13/10/2025

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

16:07 : 13/10/2025

Grabitën një 27-vjeçar në rrugë, arrestohen dy të rinj në Vlorë, i gjenden armë në banesë  

15:56 : 13/10/2025

Polici në Krujë kapet duke nuhatur boçen e drogës, shpallet në kërkim. Në pranga bie i vëllai

15:50 : 13/10/2025

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në kërkim tutori kolumbian

15:46 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com