• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padi për shpifje/ Gjykata dhe Prokuroria i “thyejnë hundët” mashtruesit të ilaçeve, Nadir Çausholli

13:11 : 13/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjykata dhe Prokuroria e Tiranës rrëzojnë padinë për shpifje që biznesmeni Nadir Çausholli kishte bërë kundër “Boldnews.al”, duke i thyer hundët njeriut që është dënuar për mashtrim me ilaçet.

Rreth një vit më parë, Çausholli iu drejtua Gjykatës së kryeqytetit me një padi penale për shpifje kundër redaksisë, në të cilën kërkonte fshirjen e disa raportimeve dhe dëmshpërblim në shumën 3 milionë lekë të reja për “prishje të imazhit”.

Gjyqtari Dritan Hallunaj vendosi paraditen e kësaj të Hëne (13 tetor 2025) që të shpallte pafajësi për redaksinë. Një kërkesë të tillë bëri më herët edhe prokurorja e seancës, Alketa Zifla.

Lexo edhe:

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

Në këtë mënyrë, gjykata dhe prokuroria konfirmuan vërtetësinë e materialeve të publikuara nga “Boldnews.al”, një vendim që provoi se kërkesa e Çaushollit ishte një rast tipik i tentativës për mbylljen e gojës së medias, nëpërmjet padive SLAP (Strategic Laësuit Against Public Participation- Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike).

“Boldnews.al” ka raportuar në mënyrë periodike mbi tregun e rrëmujshëm dhe të dyshimtë të shitjes dhe shpërndarjes së medikamenteve mjekësore. Nadir Çausholli është një ndër personazhet tipik të tregut të ç’rregullt.

Në Maj të vitit 2025, Çausholli u dënua me vendim të formës së prerë të Apelit me një vit burgim për veprën penale të “Manipulimit të tregut”. Megjithatë, ai shpëtoi nga burgosja, pasi trupa gjyqësore ia konvertoi dënimin në shërbim prove.

Më herët, në 31 tetor 2015, Nadir Çausholli u arrestua, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” (sot CFO Pharma) kishte përfituar me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme.

Në foto: Nadir Çausholli, i arrestuar në vitin 2015

Ai arriti të shpëtojë nga ky hetim, me një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila e shpalli të pafajshëm një vit më vonë.

Megjithatë, dyshimet për përfshirjen e Çaushollit në mashtrimin me ilaçet nuk u shuan. Vetëm pak ditë më parë, në 2 Tetor 2025, Prokuroria e Tiranës ushtroi një kontroll në ambjentet e “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit, në kuadër të një hetimi për një skemë mashtrimi me ilaçet.

Në Mars të vitit 2025, zyrat e “CFO Pharma” u bënë subjekt i një sulmi me armë. Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj, ende nuk janë zbuluar autorët, por edhe motivet e kësaj goditjeje, që ngjan më shumë si “paralajmërim” për pronarin Çausholli.

Ndërkohë që ka më shumë se dhjetë vite në treg, Nadiri dhe kompanitë e tij duket se nuk janë mësuar të respektojnë rregullat e tregut. Në dy vendime të ndryshme, gjatë verës së këtij viti, Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar nga pjesëmarrja në tendera dy kompanitë kryesore të Çaushollit, “CFO Pharma” dhe “Green Line”, kjo e fundit menaxhon linjën e autobusëve urbanë të Unazës, në Tiranë.

Pas manovrave abuzive në tregun e ilaçeve, Nadir Çausholli u përfshi në fund të vitit 2024 edhe në biznesin e ndërtimit. Hyrja e tij në këtë treg ishte e menjëhershme dhe shumë e dyshimtë.

Ai u bë ortak me Elvis Doçin (Visi i Pojës), një personazh problematik dhe në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Visi i Pojës dhe Nadiri i “CFO” bashkuan forcat për ndërtimin e një hoteli gjigant dhe luksoz në plazhin e Durrësit, të quajtur “Rock of Kavaja”.

Kompleksi i shtrenjtë në ndërtim nuk rezulton të jetë në listën e pasurive që Prokuroria e Posaçme i sekuestroi Visit të Pojës.

Të gjithë raportimet e “Boldnews.al” kanë qenë të shoqëruar me fakte dhe dokumenta. Megjithatë, Nadir Çausholli tentoi që të pastronte fytyrën e tij, duke mbajtur të heshtur zërin mediatik, nëpërmjet padisë penale për shpifje. Përgjigjen më të mirë e mori nga Gjykata dhe Prokuroria, të cilat konfirmuan saktësisht e artikujve të redaksisë dhe e shpallën “Boldnews.al” të pafajshëm.

LEXO EDHE:

Nadir Çausholli mashtron sërish/ Pas “CFO Pharma”, APP përjashton nga tenderat edhe “Green Line”

Vendimi/ CFO Pharma e Nadir Çaushollit përjashtohet nga tenderat, mashtroi autoritetet

Sulmohet me breshëri kallashnikovi “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit

SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video)

Etiketa: CFO PharmaGreen Linenadir causholliRock of KavajaVisi i Pojës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

09:57 : 13/06/2026
AKTUALITET

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për grupin e Visit të Pojës, dërgon për gjykim 24 persona. 12 mln euro pasuri të sekuestruara

16:41 : 12/05/2026
AKTUALITET

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

11:02 : 15/03/2026
AKTUALITET

U arrestua si pjesë e grupit të Visit të Pojës, lirohet nga qelia Rando Aliu

09:29 : 12/03/2026
Para

Berisha kundër mazhorancës për Avokatin e Popullit: Rama i pangopur, ta hedhin kandidaturën në votim!

TË GJITHA

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026

Protesta e 29-të e qytetarëve/ Policia procedon penalisht 31 persona

16:31 : 29/06/2026

PBB rritet me 3.7%, ekspertët: Shqipëria mbetet në model konsumues jo prodhues

16:21 : 29/06/2026

Marsi hyn në Binjak! Tre shenja do të përfitojnë, ndërsa dy duhet të jenë vigjilentë

16:16 : 29/06/2026

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026

Çudit ish-deputeti i PD, del kundër protestës: Drejtohet nga karrigethyer! Rama i domosdoshëm për integrimin

15:55 : 29/06/2026

Aktivisti : Rama e ka popullin kundër, protestat kanë hyrë në fazë vendimtare

15:49 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet