Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili caktonte datën 9 Nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë.
Vendimi erdhi pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj.
Në një deklaratë publike, Berisha e cilësoi vendimin si një akt me rëndësi të madhe për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe integritetit institucional në vend.
“U prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi nga qytetarët e Tiranës në të gjitha shtresat. Sot Kushtetuesja mori një vendim të cilin e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, kushtetutshmërisë së rendit,” u shpreh ai.