• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ngërçi total i Aeroportit të Vlorës si pasojë e konfliktit të ashpër mes dy aksionerëve të tij mund të shkojë drejt një zgjidhje ekstreme. Kapitali ka mësuar se qeveria po shqyrton opsionin e shtetëzimit të aeroportit nëse Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi nuk do të gjejnë dakortësinë për aksionet.

“Në rast se aksionerët nuk gjejnë zgjidhje për të zhbllokuar ndërtimin e Aeroportit, njëri nga opsionet është ai që shteti ta shtetëzojë koncesionin kundrejt një pagesë sa vlera kontabile (bok value) në bilancin e kompanisë duke shfrytëzuar mospërmbushjen e kontratës nga koncesionari,” i tha Kapitalit një burim nga brenda qeverisë.

Ndonëse duhet të ishte hapur që në prill të këtij viti, aeroporti i Vlorës nuk u përfundua asnjëherë. Për me tepër, prej muajsh punimet për ndërtimin e veprës janë ndërprerë plotësisht për shkak të sherrit mes dy aksionerëve të shoqërisë koncesionare, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademi.

Pikërisht vonesat e ndërtimit të aeroportit, që tashmë kanë përfunduar në bllokimin e plotë të tij, është arsyeja se pse qeveria shqiptare mund të hyjë vetë drejtëpërdrejt përmes shtetëzimit për të zhbllokuar situatën.

Konflikti dhe tentativat për shitje

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Në thelb të bllokimit të aeroportit të Vlorës, qëndron një konflikt mes dy aksionerëve të tij për pjesën e kuotave. Aktualisht Behgjet Pacolli zotëron 98 për qind të kuotave në në aeroportin e Vlorës, përmes shoqërisë Mabco. Ndërsa Valon Ademi me kompaninë 2A Group zotëron 2 për qind. Por zoti Ademi pretendon se atij i takon të ketë 47 për qind të aksioneve.

Mosmarrëveshjet shpërthyen publikisht pas një investigimi të Kapitalit rreth një muaj e gjysmë më parë, pas të cilit dy aksionerët akuzuan njëri tjetrin për mashtrim nga rrjetet e tyre sociale. Tashmë palët kanë filluar proceset gjyqësore me padi dhe kundërpadi, ndërkohë që Aeroporti qëndron i bllokuar.

Përgjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërhyrë për të gjetur një zgjidhje të konfliktit. Fillimisht Edi Rama e thirri Pacollin në kryeministri, ndërsa më vonë qeveria ka shtyrë për shitjen e koncesionit.

Kapitali ka mësuar se për aeroportin e Vlorës kanë shfaqur interes disa blerës potencial, përfshirë një grup nga Katari. Por tentativat nuk janë finalizuar për sa kohë aksionerët nuk bien dakord për pjesën e aksioneve dhe rrjedhimisht edhe ndarjen e parave nga shitja.

Transferimi i konfliktit mes aksionerëve në xhunglën e gjyqësorit rrezikon ta mbajë bllokuar aeroportin e Vlorës për shumë kohë, derisa vendimet e gjykatave të marrin formën e prerë. Në Shqipëri kjo zgjat me vite të tëra, çka do të ishte një kosto e madhe politike për qeverinë, por edhe ekonomike duke privuar qendrën e turizmit shqiptar nga aeroporti.

Për këto arsye, tashmë ka dalë në skenë varianti i shtetëzimit si zgjidhja e vetme e një ngërçi të plotë, i cili tashmë duhet të jetë edhe subjekt i hetimeve të SPAK për të verifikuar se kush qëndron realisht pas lojës me aksionet e aeroportit të Vlorës.

/Kapitali.al

Etiketa: aeroportibehgjet pacolliEdi RamakonfliktishtetezimiValon Ademivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

13:46 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
Para

"Miliarderët e rinj do jenë krijuesit"/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

TË GJITHA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025

Më e madhja dhe e ndritshmja, pse nuk duhet ta humbisni hënën e artë të nëntorit

21:55 : 31/10/2025

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com