• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

14:39 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Shqipëria është vendi ku, mijëra qytetarë presin me dekada për të marrë pronën, disave që u soset durimi gjyqeve, sorollatjeve nëpër institucione, zgjedhin hakmarrjen, shkrepin armën, ndaj të afërmve, fqinjëve, së fundi, edhe ndaj një gjyqtari brenda gjykatës, në mes të Tiranës.

Shqipëria është vendi ku, vrasësi i gjyqtarit pret me duar në xhepa Policinë e Shtetit brenda oborrit të gjykatës.

Shqipëria është vendi ku, qytetarëve u duhet të presin sa të kenë frymë, për të marrë një certifikatë pronësie, për ta pasur njësoj si certifikata e vdekjes.

Lexo edhe:

“Pse SPAK nuk e heton Ramën?”/ Dumani sqaron në Parlament

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

Shqipëria është vendi ku, Kryeministri dhe Qeveria flasin për shërbime të dixhitalizuara, për inteligjencë artificiale, për shërbime online pa pagesë, por mijëra qytetarë nuk marrin dot një përgjigje pa sekser për një dokument të thjeshtë në zyrat e Kadastrës.

Shqipëria është vendi ku, edhe pasi ke mbuluar me dhe një fëmijë 3-vjeçar që shkon te dentisti për pastrim dhëmbësh, mjekja, e bija e një mjeku me përvojë, ka guximin të mbaj qëndrime publike për të shprehur krenarinë mbi suksesin e punës së saj. Dy vite pas ngjarjes së rëndë, mjeku u la nga gjykata në masën “arrest shtëpie” për “vrasje nga pakujdesia”, vogëlushi Brian nuk jeton më.

Shqipëria është vendi ku, një fëmijë vritet me thikë në zemër nga bashkëmoshatarët në pragun e shkollës, e që shteti me policinë e rilindur nuk u përgjigjet dot institucioneve arsimore kur kërkojnë ndihmë për konfliktet e fëmijëve. Deri më sot, asnjë përgjegjësi institucionale. 14-vjeçari Martin Cani, prej gati 1 viti nuk jeton më.

Shqipëria është vendi ku, shkollat janë po aq të pasigurta sa janë institucionet që japin vendime në emër të Republikës.

Shqipëria është vendi ku, të gjitha ngjarjet janë kronikë e një vrasje të paralajmëruar, por institucionet mbyllin “sytë” deri në ditën kur ndodh gjëma.

Shqipëria është vendi ku, një gjyqtare, nënë e dy fëmijëve, vritet në mes të rrugës nga ish-bashkëshorti.

Shqipëria është vendi ku, ku mijëra grave dhe vajzave, viktima të dhunës në familje, nuk u sigurohet dot mbrojtje ligjore dhe sociale nga shteti, që në shumicën e rasteve i lë në një banesë me dhunuesin. Mbi 5 mijë raste të denoncuara në polici gjatë vitit 2024.

Shqipëria është vendi ku, një i ri, i dehur, i jep makinës me shpejtësi skëterrë dhe këput në lule të rinisë dy motra, që dilin shisnin misra për të kuruar të vëllanë me sëmundje të rëndë.

Shqipëria është vendi ku, çunat e “babit” me makina luksi, nuk i ndalon dot në rrugë, s’ua merr dot as patentën. Ata janë në fluturimin e jetës!

Shqipëria është vendi ku, qindra gra dhe vajza të prekura nga tumori, fëmijë me sëmundje të rënda, sistemi shëndetësor i le me muaj pa mjekim e trajtim, duke i shkurtuar jetën. 224 vdekje nga kanceri i gjirit në vitin 2024.

Shqipëria është vendi ku, qytetarët helmohen çdo ditë nga ushqimet e pakontrolluara.

Shqipëria është vendi ku, jeta dhe shëndeti i qytetarëve nuk kanë asnjë vlerë. Ata numërohen vetëm për votime.

Shqipëria është vendi ku, ligjin e bëjnë të fortët, ndërsa oligarkët vënë në lëvizje shtetin.

Shqipëria është vendi ku, qeveria thur ligje e plane për të përfituar një grusht njerëzish, ndërsa populli numëron qindarkat për të shtyrë muajin.

Shqipëria është vendi ku, qytetarët presin të shohin pak drejtësi, por drejtësia merr në këmbim plumbat e pushtetit.

Shqipëria është vendi ku, shteti, dhe shteti i së drejtës, nuk funksionojnë, por ëndërron të jetë europiane.

Shqipëria është vendi ku, shtetin dhe qytetarët i vret çdo ditë PUSHTETI!

Etiketa: babeziEdi Ramapspushtet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pse SPAK nuk e heton Ramën?”/ Dumani sqaron në Parlament

17:53 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shpërthen Shehaj: PS-PD pazare për ‘Zgjedhoren’. Duan të asgjësojnë partitë e reja

10:36 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
Para

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

TË GJITHA

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025

Sekuestrohen mbi 9 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak në Berat, arrestohet 27-vjeçari

09:15 : 28/10/2025

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

09:04 : 28/10/2025

17-vjeçari humbi jetën në aksident/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

08:50 : 28/10/2025

Uragani “Melissa”/ Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë! Çfarë paralajmërojnë meteorologët

08:46 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025

Vlorë – Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 17-vjeçari/ EMRI

08:27 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com