• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, është, për fat të keq, shembulli më tragjik se si Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka rritur acarimin e përgjithshëm publik mbi vonesat ekstreme të vendimeve gjyqësore.

Kalaja u vra në sallën e gjyqit nga një 30-vjeçar, i cili, së bashku me babain e tij kishte vite që endej gjyqeve për një pronë në Shkodër. Elvis Shkambi, i arrestuar për krimin e shëmtuar, nuk duhet të ketë pasur asgjë personale me gjyqtarin. Por, tek toga e tij, autori i dyshuar pa pafuqinë e tij për të marrë atë që pretendon nga sistemi i drejtësisë.

Nxori pistoletën nga brezi, të cilën e ka futur pa asnjë problem në sallën e gjyqit, ku korridoret dhe zyrat e mbingarkuara për shkak të mungesës së hapësirave ngjajnë me një stacion treni. Qëlloi tre herë mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, krisma të cilat goditën jo vetëm trupin e të ndjerit, por edhe vetë thelbin e Reformës në Drejtësi.

Lexo edhe:

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

Astrit Kalaja u transferua nga Apeli i Shkodrës, në vitin 2023, kur Qeveria dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor shkrinë të gjithë gjykatat e nivelit të dytë në rrethe, e duke krijuar vetëm një të tillë, në Tiranë.

“Boldnews.al” e ka raportuar shumë herët se Harta e Re Gjyqësore do të ishte një dështim spektakolar, me kosto shumë të larta për qytetarët. Dhoma e Avokatisë radikalizojë qëndrimin e saj kundër Hartës Gjyqësore, duke bojkotuar për javë me radhë seancat gjyqësore, në shenjë revolte për vendimin e pamatur të qeverisë dhe KLGJ-së.

Harta gjyqësore u konfirmua nga një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit 2023. Sistemi i drejtësisë nuk pyeti për qytetarët. U kap në disa teknikalitete ligjore, por aspak funksionale, dhe vendosi që qytetarët nga Shkodra e deri në Ksamil, duhet të dergjen në sallat e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Në atë gjykate, kur, në rastin më të mirë, një çështje gjyqësore do të paktën 8 vjet për të marrë një vendim.

Harta Gjyqësore me një Apel, u shit si “standard ndërkombëtar”, ndërkohë që synonte të mbulonte atë, të pambulueshmen, shkatërrimin e sistemit gjyqësor, nëpërmjet të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi.

Një Reformë, që sakatoi e përgjysmoi sistemin gjyqësor dhe shumëfishoi vitet e pritjes së qytetarëve për të marrë një vendim në gjykata.

Sot, autorët dhe ata që e mbështetën hapur Reformën në Drejtësi, janë të parët që derdhin lot në rrjete sociale për gjyqtarin e ndjerë, Astrit Kalaja.

Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij ngushëllues, flet për forcim të Kodit Penal, ndërkohë që problemi nuk është tek dënimi, pasi vrasjet e gjyqtarëve kanë burgim të përjetshëm. Rama flet për rritjen e sigurisë në gjykata, në një kohë që ai, në vetë të parë, ka refuzuar të dëgjojë thirrjet disa-vjeçare të Gjykatës së Apelit për përmirësimin e kushteve dhe për të ndryshuar situatën, e cila është pak të thuash se ngjan me një han pa porta.

Gjykata e Lartë, e Sokol Sadushit, gjithashtu shprehu keqardhjen për vrasjen e gjyqtarit Kalaja. Sadushi, njeriu në krye të hierarisë së sistemit të drejtësisë, nuk ka guxuar kurrë të ngrejë zërin për gjendjen skandaloze të gjykatave, për punën e gjyqtarëve dhe për zvarritjet in-extremis të qytetarëve në dyert e saj.

Presidenti Bajram Begaj është vetëm thjesht për të shprehur ngushëllime. I vendosur në pozicionin mbi çdo pushtet në Shqipëri, Begaj as nuk e ka përmendur ndonjëherë drejtësinë dhe shqetësimet e saj. Detyra e tij është të luajë rolin e puthadorit të kryeministrit Rama.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njeriu që i dha jetë Hartës së Re Gjyqësore thotë se dënon me forcë këtë akt barbar, që është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit dhe drejtësisë shqiptare. Njeriu që duhet t’i siguronte, më së paku një godinë dinjitoze gjyqtarëve të Apelit, sot ka vetëm ngushëllime dhe revoltë, por aspak pendesë dhe sens përgjegjësie.

Dhe ja ku jemi sot. Një gjyqtar do të mungojë në trupën e Apelit. Një autor krimi do të përfundojë në duart e drejtësisë dhe, me shumë mundësi, nuk do të shoh më dritën e diellit jashtë qelisë.

Por, sërish, asgjë nuk do të ndryshojë, të paktën së shpejti. Qytetarët do të vijojnë të shtyjnë vitet në dyert e gjykatave, se Shqipëria vendosi të bëjë Reformë në Drejtësi, nga ato që edhe ata vetë që e mbështetën, as nuk guxojnë ta sugjerojnë në vende të tjera.

Etiketa: Astrit Kalajagjyqtarharta e re gjyqesoreKLGJqeveria RamaUlsi Manjavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

15:52 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmia e Gjon Shkambit në Gjykatë: Nuk kisha dijeni për armën e nipit!

14:18 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i drejtësisë/ Berisha: Mazhoranca ka frikë nga pyetjet për Mario Çelën dhe kostumet e Altin Hajrit

11:07 : 27/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

10:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Tiranë

19:12 : 25/10/2025
Para

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

TË GJITHA

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

21:39 : 27/10/2025

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

21:26 : 27/10/2025

“Drejtësia e Ramës ka dështuar”, Ahmetaj: Armiqtë e tij tërhiqen zvarrë

21:16 : 27/10/2025

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

21:04 : 27/10/2025

Qytetari ankohet prej 3 vitesh/ Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

21:04 : 27/10/2025

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com