• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

11:20 : 05/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryeministri “Diell”, Edi Rama, thotë se është konsultuar me organizatat e shoqërisë civile të financuara nga rrjeti “Soros” për hartimin e projekt-ligjit “Për barazinë gjinore”, një dokument i cili, në rast miratimi, shkatërron në mënyrë përfundimtare konceptin e familjes në Shqipëri.

Në projekt-ligjin e ri parashikohen terma “gjini gjithëpërfshirëse”, “orientim seksual” , “identitet gjinor” e të tjera të ngjashme, të cilat ndryshojnë traditën e ndërtimit bazë të familjes “burrë-grua”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur shpesh që axhenda e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e multimiliarderit Xhorxh Soros është pikërisht shkatërrimi i familjes. Që në ditët e para të presidencës së tij, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, në të cilën u kërkohej agjencive federale të “njohin se gratë janë biologjikisht femra dhe burrat janë biologjikisht meshkuj”, duke vënë theksin në eleminimin e “ideologjisë gjinore” nga kontratat qeveritare.

Lexo edhe:

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

Por në Shqipëri, në vendin e vogël ballkanik që drejtohet nga Edi Rama, një pinjoll i “Sorosit”, agjenda kundër konceptit tradicional burrë-grua, po zbatohet me shpejtësi.

Në foto: Aktiviteti i komunitetit LGBT nuk pengohet në Shqipëri

Për ligjërimin e “gjinisë gjithëpërfshirëse”, qeveria e majtë shqiptarë është konsultuar pikërisht me organizatat që mbështeten prej vitesh nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur”

“Konsultimi”

Në 10 Mars 2025, Ministria e Shëndetësisë publikoi për konsultim publik draftin e projekt-ligjir të ri “Për barazinë gjinore”. Në këtë tekst përfshiheshin për herë të parë terma si “identitet gjinor”, megjithëse në përgjithësi kishte mbajtur të pandryshuar termat bazë “burrë-grua”.

Por, pas “konsultimit publik”, Këshilli i Ministrave bëri disa ndërhyrje kirurgjikale, të cilat i ndryshuan tërësisht boshtin e projekt-ligjit, duke e orientuar gjithçka drejt shkallmimit të dyshes klasike “femër-mashkull”.

Në dokumentin përmbledhës, rezulton se organizata të ndryshme jo-qeveritare kanë dhënë opinionet e tyre për përmirësimin e draftit paraprak qeveritar. Disa prej këtyre OJQ-ve janë fokusuar tek aspektet administrative, tek forcimi i barazisë gjinore dhe forcimin i strukturave lokale për të rritur mbështetjen ndaj grave.

Në foto: Dokumenti i Konsultimit Publik për projekt-ligjin “Për Barazinë Gjinore”

Por, ndërhyrjet më delikate janë realizuar pas “sugjerimeve” të të paktën dy organizatave: “ALEANCA LGBTI”, Qendra “AWEN”.

Këto grupime sociale kanë sugjeruar një modifikim në nenin 4, pika 1, gërma “ë” i projekt-ligjit. Drafti fillestar parashikonte: “…ë. Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem”.

Në foto: Drafti fillestar parashikonte termat “burrë” dhe “grua”

Pas ndërhyrjes së dy organizatave të sipërcituara, neni përkatës ndryshoi në këtë mënyrë: “Gjini”, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”.

Në foto: Varianti final i projekt-ligjit, pas konsultimit

Ky duket se ka qenë roli i këtyre ojq-ve-ato janë përdorur si mbulesë për të “çertifikuar” me konsulencë vullnetin e kryeministrit Edi Rama.

“Konsulentët” e Soros

Dy organizatat “konsulente” të gjinisë gjithëpërfshirëse janë të lidhura ngushtë me agjendën e përhapur nga Fondacioni “Soros”.

“Aleanca LGBTQI” është tërësisht brenda objektit të saj, përhapja e farës së “gjinisë gjithëpërfshirëse”, një agjendë themelore e platformës soros-iste.

Ndërsa Qendra “AWEN”, formalisht, është një bashkim organizatash që kanë në qendër të tyre mbrojtjen ndaj grave. Por, ajo që po sjellin me këtë projekt-ligj, është shkatërrimi i termit “grua” si nënë dhe mbartëse e vijimësisë së shoqërisë, duke e shndërruar në “prindi 1”.

Pjesa thelbësore e organizatave që janë bashkuar në qendrën “AWEN” janë grupe të financuara prej vitesh nga Fondacioni “Soros”, sipas listës më poshtë:

– Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” është themeluar në vitin 1999. Ajo ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore në shoqëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara të grave. Prej vitesh, ajo është përfituese e projekteve “Soros”.

Në foto: Aktivitetet e shoqatës “Gender, Paqe dhe Siguri”

– Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) është një bashkim organizatash, të lidhura ngushtësisht me financimet e fondacionit “Soros”.

Në brendësi të GADC janë të tjera shoqata, të cilat janë të lidhura edhe personalisht me “Soros”.

a. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, e drejtuar prej shumë vitesh nga një përfaqësuese e linjës së “Sorosit” në Shqipëri, Iris Luarasi, e cila tashmë është deputete e Partisë Socialiste.

Në foto: Iris Luarasi, deputete e Partisë Socialiste

b. Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare, gjithashtu e mbështetur nga Fondacioni “Soros”.

c. Shoqata “Refleksione” është gjithashtu një përfitues i rëndësishëm nga fondet e “Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”-Soros.

Ndërsa, disa shoqata më të vogla, pjesë e grupit “AWEN”, nuk rezultojnë të kenë përfituar fonde drejtëpërdrejtë nga “Soros”. Megjithatë, këto OJQ lokale kanë përfituar ndihma financiare për projektet e tyre nga organizatat më të madhe të shoqërisë civile, të cilat kanë siguruar financime të shumta nga “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Soros.

Etiketa: Edi RamaIris LuarasiLGBTQ+prindi 1 dhe 2

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama! Si u shlyen 229 mijë € kredi në pak muaj

10:38 : 15/11/2025
Para

Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prost*tucion, Europol: Ja si u zbulua rrjeti

TË GJITHA

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025

Skandali i vjedhjes/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve

13:03 : 15/11/2025

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
Foto ilustruese

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com